Protesta te 'Rruga e Kombit', Avokati i Popullit: 14 shkelje nga policia e prokuroria

Protesta te 'Rruga e Kombit', Avokati i Popullit: 14 shkelje nga policia e prokuroria

Protesta në Rrugën e Kombit

Avokati i Popullit ka nxjerrë raportin përfundimtar për protestën te "Rruga e Kombit" ku turma e njerëzve u përlesh me policinë dhe vandalizoi sportelet e koncesionarit që do mbledhë tarifën për automjetet që do kalojnë aty. Sipas AP, arrestimet e 23 kuksianëve për protestën në Rrugën e Kombit janë komplet me shkelje, ndërsa ka parashtruar edhe rekomandimet për Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën.

Në dokumentin e publikuar këtë të enjte "urdhërat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie".

"Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe/ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit; Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policise për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe ose personin përgjegjës (veprimet janë kryer me urdhra verbale)". 

Raporti i publikuar nga Avokati i Popullit

Shkeljet e institucioneve shtetërore sipas Avokatit të Popullit: Raporti i Plotë i Avokatit të Popullit

Ky raport i Avokatit të Popullit tregon se institucioni nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon qëndrimit për protestën në Kalimash. Kjo pasi, titullarja e këtij institucioni, Erinda Ballanca, bëri një deklaratë të çuditshme vetëm pak orë pas protestës në Rrugën e Kombit, duke theksuar se policia duhet të ishte vetëpërmbajtur, ndërsa nuk ceku për asnjë moment dhunën nga protestuesit, që shkatërruan pasurinë publike dhe private në Kalimash.

Gjithashtu, Ballanca i bënte thirrje me nuanca politike qeverisë, që të mos merrte vendime, që sipas saj mund ta shtynin popullin drejt dhunës. Ndërsa lidhur me dhunën e ushtruar nga protestuesit, Ballanca është mjaftuar të thotë se protesta është e drejtë e kujtdo, por se ajo nuk duhet tejkaluar në dhunë në asnjë rast. 

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka qenë avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës në gjyqin në Gjykatën e Strasburgut për shembjen e pallatit famëkeq në Vlorë nga ana e qeverisë. Gjithashtu, në të kaluarën Ballanca ka qenë avokate e Sali Berishës në një gjyq për shpifje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hudhra: 30/10/2018 18:37

    Po per arrestimin e padrejte te mjekeve te repartit kardiologjik ne spitalin e Shkodres, sa shkelje ka? Po jeta e pacienteve qe u vendos ne rrezik nga arrestimi i pajustifikueshem i mjekeve te Shkodres, sa shkelje ka? Po buxheti qe iu ndalua Shkodres, vetem se nuk votoi deputetet e caktuar, sa shkelje ka? Ju kujtojme se arsye e arrestimit per shperdorim detyre ishte e bazuar ne porosine, jo vepren e blerjes, se materialeve spitalore. Heqja e padrejte e lirise eshte veper penale. Kush do pergjigjet per kete veper penale?

    Përgjigju
  • Sula: 19/04/2018 18:01

    Vetem ne menyren si flet , kjo nuk eshte avokate e popullit por e PD . Iku Presiedenti i PD dhe erdhi zonja avokate e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë