Pse leverdis për tregtarët që kalojnë pikërisht Rruga e Kombit?

Pse leverdis për tregtarët që kalojnë pikërisht Rruga e Kombit?

Rruga e Kombit

Që të krahasosh koston e transportit të mallrave, të cilat transportohen nëpërmjet Portit të Durrësit në Itali ose vende të tjera përtej Adriatikut dhe Mesdhe, ato si alternativë tjetër më të afërme kanë Portin e Igumenicës. Një skemë transporti alternative e tillë do të sillte rritje disproporcionale të transportit detar, me rezultat rritjen e kostos së transportit. Një zgjedhje e tillë, qoftë duke përdorur si pikënisje Prishtinën, qoftë Shkupin, ose Nishin, rezulton si një zgjidhje shumë herë më e shtrenjtë për ata që nuk do të zgjedhin Durrësin për transportet e tyre.

Përsa u përket rrugëve alternative duhet marrë parasysh psh që nga Nishi, alternativat për në portin e Durrësit janë: nëpërmjet Rrugës së Kombit - 511 km, 7 orë udhëtim, kosto 22.5 euro; nëpërmjet Shkupit duke ndjekur rrugën E-65 dhe E-852 Qafë Thanë - Durrës brenda Shqipërisë, 550 km, 9 orë udhëtim, kosto vetëm vajtje 10.5 Euro, në rrugë nacionale, jo autostradë.

Duhet marrë parasysh se alternativa e parë është rrugë më së shumti autostradë dhe rrugë që mundëson konsumin më të vogël dhe të vetë mjetit të transportit, por edhe të karburantit. Në rastin tjetër, këto shpenzime shumëfishohen, ngaqë rruga është më së shumti malore, si dhe mund të krijohen vonesa për arsye të trafikut.
Përsa i përket alternativës të portit të Igumenicës, në vend të atij të Durrësit, atëherë rrugët e mundshme janë:

-   nëpërmjet autostradës E-75 dhe nga Selaniku (Egnatia) 705 km, 8 orë udhëtim me kosto 10.5 euro në Serbi dhe 3 + 6.5 + 5 euro në Maqedoni dhe 6.3 (Evzoni) + 4.2 (Malgara) + 8.4 (Polymylos) + 7.4 (Malakasi) + 4.2 (Pamvotida) + 7.4 (Tyria) në Greqi (për kategorinë e mjeteve më të rënda). Kostoja totale për një rrugë vetëm vajtje është 62.9 euro në autostradë

-   Nëpërmjet autostradës E-75, rrugës A-3 në Maqedoni, E-65 dhe nga Egnatia në Greqi 665 km, 8 orë udhëtim me kosto 10.5 euro në Serbi dhe 3 + 6.5 + 5 euro në Maqedoni dhe 7.4 (Malakasi) + 4.2 (Pamvotida) + 7.4 (Tyria) në Greqi (për kategorinë e mjeteve më të rënda). Kostoja totale për një rrugë vetëm vajtje është 44 Euro, me udhëtime edhe në rrugë nacionale, jo në autostradë.

Nga sa më sipër, është e qartë se zgjedhja e portit të Durrësit është dhe mbetet zgjedhja më e favorshme në krahasim më të gjithë portet e tjerë konkurrues në rajon edhe mbas vendosjes së taksës të Autostradës Milot – Morinë.  Rrugët alternative për në këtë port nuk janë të të njëtës kategori, dhe në ato raste duhet të konsiderohen gjithashtu dhe shpenzimet për shkak të amortizimit të makinës në rrugë të tilla, konsumi shtesë i karburantit si dhe koha shtesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • H bcbcn: 28/03/2018 09:21

    Sa te pacipe jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)