Punë e re në horizont? Ja si të përshtateni sa më shpejt

Punë e re në horizont? Ja si të përshtateni sa më shpejt

Foto ilustruese

Ambientimi në punën e re kërkon kohën dhe taktikën e vet. Duhet të keni parasysh që askush nuk do t’ju presë me krahë hapur, me çokollata apo me përkëdhelje. Më poshtë ju sjellim një listë me gjëra që do t’ju duhet të bëni.

Si fillim duhet të njihni me të gjithë kolegët e punës dhe aq më tepër nëse jeni një lider i ri. Jini gjithmonë të hapur dhe të ndershëm. Përshtypja e parë është shumë e rëndëisshme kështu që tregoni që jeni i lumtur që punoni aty.

Nuk mund të ndryshoni gjithçka sapo të hyni por merrni përsipër të bëni gjëra të vogla. Mos e lejoni menaxherin dhe bashkëpunëtorët të harrojnë për gjërat që ju dini t’i bëni.  Edhe nëse keni mbi 30 vjet përvojë pune, kur të shkoni në një punë të re duhet të gjeni një shok që të kuptoni gjërat se si shkojnë në vendin e punës dhe të keni dikë që mund ta pyesni rreth punës.

Kur jeni në dyshim për ndonjë gjë është më mirë që të pyesni dhe të kërkoni ndihmë se sa të vazhdoni vetë dhe të dilni i pa aftë. Dhe mos harroni asnjëherë të pyesni dhe të mësoni se si i bëjnë aty gjërat që të jeni sa më ‘brenda’ kompanisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)