Qeveria merr vendimin, aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, drejt vënies në funksion

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dhënien me koncesion të rehabilitimit dhe operimit të aeroportit të Kukësit. Qeveria ka miratuar edhe bonusin 8% në procedurën e përzgjedhjes për konsorciumin e krijuar nga shoqëritë “Kastrati sh.a” dhe “T.M.D Systems LTD” për dhënien me koncesion/PPP të aeroportit të Kukësit.

Referuar vendimit, në këtë rast kemi të bëjmë me një propozim të pakërkuar. Aeroporti i Kukësit nuk shfrytëzohet që prej ndërtimit të tij me financim arab vite më parë. Bonusi prej 8% krijon mundësinë që konsorciumi të fitojë garën për shfrytëzimin e aeroportit, ndërsa pritet të vihet në dispozicion të fluturimeve, aq më tepër kur koncesionari i aeroportit të Rinasit ka hequr dorë nga ekskluziviteti.  

Ministria e Infrastrukturës: Koncesionari i Rinasit, 'Ok' vënies në punë të aeroportit të Kukësit
Ministria e Infrastrukturës sqaron se për shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, është hapur rruga pas marrëveshjes së qeverisë me koncesionarin e aeroportit të Rinasit, i cili pranoi të hiqte dorë gradualisht nga ekskluziviteti, që kishte fituar me kontratën e vitit 2005.

Pas kësaj, u njoftua edhe projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, si dhe vënia në shfrytëzim e aeroportit të Kukësit. Kushti i vetëm që kërkuan koncesionarët e Rinasit ishte që aeroportet duhej të ishin më larg se 100 km në vijë ajrore nga Rinasi, çka Vlora dhe Kukësi e plotësojnë.

VKM

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet Meshi: 12/07/2018 08:34

    Vendosja ne pune e Areportit te Kuksit, eshte nje sukses si per banoret e zones dhe per vete investitorin i cili ka fituar tenderin per venjen ne pune te areportit te Kuksit i cili ishte ndertuar ne kohen e PD, me dontar nga huaj, dhe po rrezikonte te demtohej, nga mose mirmbajtja. Me shpresen se do ti kete cmimet e biletave si Areporti i Prishtines, ku udhetojne me mijra shqitare cdo dite, do te konkuroje Rinasin, dhe do sjell fitime per ekonomine e vendit. "Urime Kastarti Goop", i cili eshte biznesmeni me i mire sot ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Ilyricum: 12/07/2018 03:27

    Tani per te ardhe ne Tirane, do te paguajme ne aeroport Kastratin, ne rrugen e kombit Kastratin dhe rruges do furnizohemi me benzine tek Kastrati. Hajde demokraci hajde, hajde ekonomi tregu hajde, hajde qeveri hajde. Edhe populli qe rri e shikon, hajde popull hajde! Jam dakort per hapjen e Aeroportit te Kulesit, por habitem si na dilkerka vetem Kastrati fitues kudo ne Shqiperi (Si TACI me Berishen dikur). Bravo i qofte se eshte sipermarres i afte, por qeveria duhet te shohe interesin e publikut. Hap gare te barabarte e mos shto pike pa lidhje se kuptohet qe ke marre para o Rame Atletja.

    Përgjigju
  • Farruku: 12/07/2018 00:11

    Aeroportet jane vetem per emigrantet DHE JO PER POPULLIN POPULLI ESHTE FUKARA DHE NUK MUND TE FLUTUROJE ME AEROPLANE ME CMIME TE PA PERBALLUESHME KASTRATI QE E MORI ME KONCESION MUND TA PERDORE AEROPORTIN PER QELLIME TE TJERA DHE ASNJEHERE PER POPULLIN E ZONES PERJASHTO KETU EMIGRANTET

    Përgjigju
  • Lexues: 11/07/2018 20:02

    Sikur u hoq nje here ekskluziviteti apo jo?

    Përgjigju
  • redi: 11/07/2018 19:26

    Jeni qeveria me korruptuar e 27 viteve demokrature bashke me Saliun . Fituat vitat duke rrembyer singlen e PS , dhe vute ne shfrytezimi programin me kriminal te zhvillimit ekonomik te vendit , duke dhene me koncension jo vetem veprat publike qe jane ngritur me taksat e shqiptareve , por dhe sherbimet ne shendetsi dhe kudo . Ju jeni nje qeveri super e djathte liberale qe kerkoni nepermjet dhenies me koncension te pasurive kombetare tek peivati te keni ne dore dhe pushtetin politik . Pse nuk dole ne fushate Ed Rama ne siglen e Rilindjes ku te deklaroje dhe programin tend te PPP ? Te ishe i sigurte se nuk do merrje asnje vote . I preve ne bese socialistet dhe i le rrugeve . Te jesh i sigurte qe ekonomia me kete forme qe ndjek do ta fusesh keq ne borxhe dhe do ta cosh ne recension te sigurte . Aeroporti u Kukesit do ishte me fitime te medha dhe do konkuronte ate te Kukesit dhe ti ja dhe parate e popullit oligarkeve . Socialustet ta dish se do ta krhejne reston sic e meriton , si qeveria e PPP . Harram vota qe i more fukarait per ta varferuar me teper . Jepe dhe qeverine me koncension dhe largohu nga pushteti qe se meriton me. Ju lutem moderator jepe kentin se jemi te drejte kushtetuese si taksapagues te kritikojme qeverine qe rallet me popullin

    Përgjigju
    • Justice: 11/07/2018 22:59

      Bravo!

  • Kafsha: 11/07/2018 18:46

    Ore këmbës ti bini, po nuk ulët biletat , pushimet do ti bëjmë në vende ku vajtje-ardhje bileta kushton 50-80 euro! Në atdhe me 350-450 euro nuk vimë, pik!

    Përgjigju
    • Toma: 12/07/2018 07:14

      Keta qe flasin keshtu do jene ata qe bejne tatuazhe skenderbeun,shqipwria u duhet vetem kur u leverdis

    • Tomi: 11/07/2018 23:54

      Po mos eja se pushon si rob ne Kroaci e gjetke me 400 euro qe i kurse nga bileta.

    • Altin: 11/07/2018 20:14

      Mos eja. Nuk na duhen negarive si ti!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet