U zhduk te 'Shpella e Pëllumbasit', vijojnë kërkimet për të riun, devijohet lumi, shoku: U hodh për t'u larë/VD

TIRANE-Prej mëngjesit të ditës së sotme vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që u zhduk dje në ‘Shpellën e Pëllumbasit'. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë vijuar kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.     

Gjithashtu, sipas policisë është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor e shumë i thepisur. Krahas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s, një grup punonjësish police të Stacionit të Policisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t'u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më

Dëshmia e Fabio Dukagjinit

Dy të rinjtë ranë dje nga lartësia në ‘Shpellën e Pëllumbasit', Fabio Dukagjini shpëtoi, por shoku i tij është zhdukur. Dukagjini tha se Xhorxho Seferi u hodh për t'u larë.
Kërkimet për gjetjen  e të riut


Majtas i zhdukuri Xhorxho Seferi dhe djathtas Fabio Dukagjini, që u shpëtua

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Çfarë i tha mamasë në mëngjes? Flet vëllai i 20-vjeçarit të zhdukur te 'Shpella e Pëllumbasit'

Vëllai i 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili është zhdukur prej ditës së djeshme te ‘Shpella e Pëllumbasit’, ka folur për ngjarjen e rëndë.

Vëllai i tij tregoi detaje nga ngjarja, duke u shprehur se i riu kishte shkuar për piknik me shokët e tij dhe në mëngjes i kishte thënë vetëm mamasë.

Me dhimbje, ai thotë se Xhorxho mund të jetë fundosur, pasi është thellësi dhe policia nuk ka shanse të futet aty.

Xhorxho kishte ardhur me ata shokët e vet, rreth 10-15 vetë ishin. Ata thonin se ka rënë në ujë, shoku i tij vajti për ta shpëtuar, vetë shpëtoi se u mbajt pas gurit, por ai nuk shpëtoi, mbase është fundosur. Duke ndenjur me shokët, tha se do të hidhej, shoku i tij e pa se po mbytej dhe u hodh ta shpëtonte. Policia e kërkoi, por nuk ka shans të futen aty, është 20 metra poshtë, ka dhe shpella poshtë. Të shohim nëse e gjejnë më poshtë. Ka ikur herët në mëngjes, vetëm mamit i ka thënë se do ikte për piknik.

Vëllai i Xhorxho Seferit

                  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët