Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në aktivitetin “Forca e Ligjit në veprim”, është ndalur tek puna e Policisë së Shtetit gjatë viteve të qeverisjes socialiste. Rama ka thënë se Policia e Shtetit do të jetë sipas parametrave të kërkuara nga Bashkimi Europian.
Rama tha se nuk ka më njerëz të paprekshëm për Policinë e Shtetit. Kryeministri solli në vëmendje kohën kur sipas tij, kriminelët informoheshin për operacionet për kapjen e tyre, shumë më shpejt sesa operacionet të zhvilloheshin.
Konsolidim i procesit të shtet-bërjes. Është me rëndësi të mos harrohet se sa herë që diskutojmë për krimin e organizuar dhe paprekshmërinë e individëve. Policia do jetë në parametrat që kërkon BE.
Policia e Shtetit është përgjegjëse për të garantuar paprekshmërinë e kujtdoqoftë, dhe ndëshkimin e kujtdoqoftë. E nëse flasim për prekshmërinë, nuk ka qenë shumë vite më parë por 4 vite më parë, kur shqiptarët ndaheshin në të prekshëm dhe të paprekshëm. Kanë qenë vetëm 4 vite më parë koha kur deputetët dhe ministrant mund të zbarkonin mbi çdo trotuar të Republikës së Shqipërisë, të paprekur. Ka qenë vetëm 4 vite më parë koha kur nevoja për të zbatuar ligjin ishte utopi. 4 vite më parë kur raporti me ligjin kalonte përmes përkatësisë së tyre politike dhe nivelit të influencës së tyre në shoqëri. 4 vite më parë, kur policia e Shtetit tradhtohej tek policia. Kur kriminelët merrnin vesh se kishte një operacion për ta para se të zhvillohej. Nuk është pak, por ne e kemi shpallur si objektiv. Në Policinë e parametrave, çështja e parametrave ligjor, nuk është parametër. Ka kriminelë që janë liruar në sallë për vrasje dhe përdhunime. Ka probleme, për efikasitetin s’kemi çfarë t’ju mësojmë partnerëve tanë evropianë. Vetëm të mësojmë prej tyre.
Edi Rama, kryeministër
Më tej, Kryeministri i ka kthyer përgjigje deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me kapjen e të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili.
Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi nuk e di për të satën herë, miku ynë, ambasadori, për një nga profilet më të larta të krimit të organizuar. Normalisht që padiskutim arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh. Mos të harrojmë se nuk ishte 40 vite më parë, vetëm pak vite më parë, ky ishte drejtor, ishte drejtor i lidhur politikisht. Dhe politikisht i provuar drejtor. Dhe çuditërish jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët, herët ose vonë do të kapet. Siç tregojnë dhe shembujt nga vendet e tjera, herët ose vonë do të kapet.
Edi Rama, kryeministër
Ka ikur koha e Saliut por ka ardhur koha qe ish ministri Saje Qorri kercenon hapur ne Tv si mafioz; Nuk ka bir k***....Tani del neper rrjete sociale duke kaloruar si Latif Bora, del duke u marr me bletet dhe te thote " Nje thumb larg " , banda e tij ekzekuton shoferin e ministrit te brendshem brenda ambjeteve te punes. Keta jane ata qe policia godet? E sulmuat nga te gjitha krahet ministrin e brendshem Xhafaj, cfare prisni te bej nje polic i thjeshte tani? Mos arrestimi dhe denimi i Sajmir Tahirit ka kthyer ne Nul cdo premtim qe keni bere per luften kundra krimit. Nese do arestohej Tahiri, Balili dhe gjithe te tjeret do te quheshin peshq te vegjel.
Përgjigju