Rasti në Report Tv, Leli në familjen e varfër në Vlorë: Do ju ndërtojmë shtëpi të re

Dy javë pasi Report Tv solli në vëmendje gjendjen e mjerueshme në të cilën jeton familja Stefo në fshatin Dëllenjë të Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli ka vizituar këtë banesë dhe anëtarët e familjes.

Përveç se për t’i parë ku jetojnë dhe cilat janë kushtet reale të përditshmërisë së tyre, Leli u dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna për një shtëpi të re, e cila do të jetë streha e sigurt për familjarët, të cilët janë edhe me probleme shëndetësore. Deri sa kjo të realizohet, familja do të zhvendose në një banesë tjetër, qiranë e së cilës do e paguajë bashkia.

Pronarët e kësaj banese janë persona me probleme, bashkia është përpjekur për t’u gjendur pranë, jemi duke bashkuar forcat, ajo që do të doja është që pavarësisht thirrjes që ka bërë disa herë bashkia e Vlorës për t’u dhënë një shtëpi me qira deri në momentin që do të ndërtojmë godinën tjetër. Bashkia është gati që të paguajë qiranë, jemi këtu të gjithë bashkë për të bërë më të mirën

Dritan Leli

Familja e Lefter dhe Adelina Stefos kanë kërkuar edhe më parë ndihmë duke trokitur edhe nëpër institucione, por gjithçka mbeti vetëm ankesë. Problemet mendore të së bijës e kanë bërë më të vështirë gjendjen e tyre, ndërsa duket se më në fund ka ardhur një dritë shprese edhe për ta. Report Tv do ta ndjekë rastin e tyre, derisa të akomodohen në shtëpinë e re.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kujdes: 02/10/2018 05:06

    se do mbaroj buxheti duke bo shpaja per te pastrehet

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 01/10/2018 23:25

    Deri më sot kam patur dhe kam antipati për ju Z. Leli, pavarësisht se nuk jetoj aty prej disa vitesh. Gjithësesi me këtë gjest human dhe uroj të mos jetë i fundit prej jush, sikur po i jepni kredite të mira personalitetit tuaj. Duhet të bëni shumë për familje të kësaj kategorie të cilat janë jo të pakta. Kur vjen puna para zgjedhjeve nuk lini vrimë pa shkuar e premtuar, të majtë e të djathtë. Këta njerëz kanë nevojë të mbushin barkun me bukë e jo shpirtin me premtime të kota! Nqs je një Vlonjat i vërtetë ashtu siç pretendon apo u Zgjodhe kryetar i atij qyteti atëherë është koha të tregosh vlerat e vërteta të një Vlonjati, pavarësisht mundësive që të lejon kupola!

    Përgjigju
  • Profka: 01/10/2018 20:50

    Gjest human.Vlora te pret per mandatin e radhes Tani...

    Përgjigju
    • O pragu: 01/10/2018 22:07

      Po i le familjen Vlorës ti ok janë e presin për mandatin e rradhës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD