Zyrtare, Mogherini: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Europian zyrtarisht rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Europian. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini u shpreh se Tirana dhe Shkupi me vendimin për rekomandimin për hapjen e negociatave e morën mesazhin inkurajues që prisnin, ndërsa shtoi se tani duhet të vijojnë thellimin e reformave që kanë ndërmarrë.

Duke u ndalur te Shqipëria, Mogherini dhe Hahn u shprehën se duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe korrupsionin në kuadër të reformave që kanë nisur. Përsa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për zgjerimin, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin. Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë.

Federica Mogherini

Ndërsa komisioneri Johannes Hahn u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar pas progres ne zbatimin e Reformes ne Drejtesi.

Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar. Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Vendimi është marrë në bazë të analizës faktike. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë shumë në dy muajt e fundit. Tashmë i takon këshillit për të vendosur. Përgëzoj partnerët për këtë punë të suksesshme, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Raporti është i rëndësishëm, faktit dhe pozitiv për Ballkanin, por nuk ka rrugë të shkurtra për në BE,  gjithkush që punon duhet që të shpërblehet. Zgjerimi nuk është një nder që bëjmë, por në interesin e unionit për të krijuar stabilitet, përmes mundësive për qytetarët e Europës dhe kompanitë. Do të shohim që të kemi arritje konkrete në samitin e Sofjes. Papunësia te të rinjtë është një burim shqetësimi. Turqisë i kemi bërë thirrje për të kthyer trendin, pasi mbetet një partner strategjik dhe në këtë kontekst lavdëroj përpjekjet për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Johannes Hahn

Pyetje: Si do të bindni shtetet anëtare skeptike si Gjermania, Franca dhe të tjerët?

Nuk ka shtete të mëdha dhe të vogla. Unë besoj që nuk i takon Komisionit që të bindë Këshillin, pasi jemi dy organizma të ndryshme. Unë nuk do të hyj në hollësi me një vend apo një tjetër, pasi do të udhëtoj në katër prej tyre dhe do i ruaj komunikimet për takimet me shtypin në nivel lokal, por hapat e ndërmarrë janë drejtimin e duhur, rezultatet janë të prekshme. Vendimi që morëm për t’i rekomanduar këshillit për të hapur negociatat bazohen në vlerësime rigoroze. Kemi vendosur re në masat që janë marrë në Tiranë dhe Shkup, negociatat janë inkurajim për të vijuar në rrugën e reformave. Ruajtja dhe thellimi i reformave do të jenë thelbësore. Mesazhi inkurajues që priste Tirana dhe Shkupi ka ardhur.

Federica Mogherini

Jemi këtu për të ndihmuar dhe për t’u dhënë informacione shtesë. Mendoj që është po kështu me rëndësi që të punojmë bashkë me shtetet anëtare për t’u shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet me zgjerimin e BE, pasi ka hezitim. Pashë në një vend në një sondazh, që kishte një rritje përsa i përket sondazhit, por analiza është për shkak të faktit se edhe me presidencën austriake ka një ndërgjegjësim më të madh për këtë cështje.

Johannes Hahn

Deklarata e Presidentit Macron për zgjerimin
Johannes Hahn komentoi edhe deklaratën e Presidentit të Francës, Macron kundër zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit.

Jam e gëzuar që cështja e shteteve të reja është pjesë e debatit të së ardhmes, kjo është ajo që ka bërë edhe Presidenti i Francës. Do të jetë një proces i gjatë dhe ata e dinë mirë, ne si shtete anëtare po reflektojmë për ta bërë Unionin më efektiv, kjo është dicka e mirë se na çon të e ardhmja. Mund të gjejmë mënyrë për të ecur përpara. Kur bëhet fjalë për dialogun, jam pozitive për mundësinë për Beogradit dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje ligjore të detyrueshme.

Johannes Hahn

 Vlahutin: Jam e lumtur që Shqipëria ka arsye të gëzohet

Nga Tirana, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se Shqipëria e meriton lajmin pozitiv.

Për ne është me rëndësi njohja e një progresi konstant. Ky është një proces historik ndryshimi dhe modernizimi dhe kërkon mjaft përkushtim, investim dhe durim. Jam e lumtur që Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qenë e gëzuar, shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet. Në vijim do të hyjmë edhe në hollësi në elementët e raportit për Shqipërinë. Unë nuk do të zhvilloj konferencë shtypi, pasi Mogerini për pak orë mbërrin në Shqipëri dhe do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë në konferencën për shtyp nesër në orën 11:00.

Romana Vlahutin

Çfarë ndodh tani dhe kush vendos...
Marrja e këtij rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë është gjysma e rrugës drejt ëndrrës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përpara se të mbërrijnë në këtë datë, rekomandimi i kësaj të marte nga komisioni ju përcillet në parlamentet e vendeve anëtare të cilat marrin vendim nëse do ta mbështesin apo jo Shqipërinë. Më pas do të shprehen në Këshillin e Ministrave, ku mjafton qoftë edhe vota e një prej vendeve anëtare kundër dhe vendi ynë mund ta humbasë trenin për më shumë se një vit, sepse vetë Bashkimi Evropian do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Po kush janë vendet që mund të rrezikojnë Shqipërisë. Deri më tani, 4 vende janë të lëkundur: Franca, e cila ka shqetësim kryesor nivelin e azilkërkuesve, Gjermania që është e shqetësuar për kriminalitetin në tërësi, Holanda që konsideron problem trafikun e narkotikëve, dhe Britania e Madhe që në tërësi është mosbesuese ndaj projektit evropian, teksa vetë është një këmbë jashtë saj.

Të gjitha këto vende i bashkon shqetësimi i sundimit të shtetit të së drejtës në vendin tonë, por provat e para të procesit të Vettingut, si dhe vetë dëshira e vendeve kryesore të BE-së për ta mbajtur gjallë projektin e unionin, mund ta favorizojnë Shqipërinë.

Vendet kryesore të Bashkimit Evropian mund të mbyllin sytë ndaj gjendjes së Shqipërisë, për të mbajtur në këmbë frymën e BE-së dhe për të frenuar ambiciet Ruse në Ballkanin Perëndimor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • komentuesi: 18/04/2018 05:03

    cfare jane keto budallalliqe me disa komentues, si psh bravo rama , poshte luli edhe pd, o njerez por europa ka hallin e rusise o njerez, se qfare te keqje ju bejne 3 milion shqiptare gjithe asaj europe,por ata na e fusin kur te duan ata me qene edhe une ose nji nga ju kryeminister i shqiperise, por rdhi momenti se vetem ne edhe maqedonia kena ngelur.

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/04/2018 21:05

    Eshte kenaqsi e madhe te degjosh lajme te mira per atdheun tend Gezuar gjithe bashkatdhetareve kudo ku jane per kete dite te madhe e te shumepritur Qe nje trup te funksionoje ka nevoje te kete gjithe pjesetqe e tij edhe Europes deri tani I kane munguat disa organe qe shumekush I ka quajtur deri tani si jo te rendesishme por qe funksioni I tyre ben qe trupi te funksionojne me unanimitet duke u bere me I shendetshem e I forte Forca z Rama se bashku me ndihmen e madhe e te pakursyer te ShBA e BE te behet sa me e afert drita e pranimit

    Përgjigju
  • Γιαννης: 17/04/2018 19:14

    BRAVO ED.RAMA EC PËRPARA. POSHTË KRIMINELT E PD.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 17/04/2018 18:43

    Falemnderit ne radhe te pare popullit tim qe per kaq vite qe subjekt i kaq e kaq sakrificave dhe arriti kete dite, pastaj per qeverine te drejtuar drejt kesaj rruge me aq guxim nga Edi Rama, dhe ne fund gjithe miqeve tane Europiane dhe Amerikane qe nuk e mbajtën kete here veshin e shurdher, sic edhe ka ndodhur ne historine e kaluar tonen, por qene me zemer dhe mendje me sakrificat dhjetra dhe qindra vjecare te popullit tone

    Përgjigju
  • Tiku: 17/04/2018 17:57

    Per ca gezoni o njerez nuk hyn shqiperia ne Be harojeni lexojeni mir ca thot lajmi ne qershor votojen te gjitha shtetet dhe po votoi nje kundra ne nuk hym prap , keni kundra hollanden greqin francen gjermanin italin te gjitha koto shtete kan ber nje raport kundra kriminalitetit shqiptar ne shtetet e tyre dhe e kan derguar ne parlament mos mendoni se do hym jemi shume larg mos u ngopni me lig te zbrazur se ka ne dor as edi rama e as luli por evropa shtetet qe e perbejen ate

    Përgjigju
  • Taku: 17/04/2018 17:45

    Negociatat qe mburret Rama nuk jane gje tjeter per vec se disa aplikime qe ti jep europa dhe thote mbushi njehere keto 2 mije faqe dhe pastaj shohim, vetem sot Macron i Frances e tha qarte qe ballkani nuk eshte gati te hyje dhe europa nuk duhet te zgjerohet pa zgjidhur problemet e saj.Ky nuk po ja thote shqiptareve qe kur te futen ne europe cmimet do shkojne ne qiell, qe do paguash taks njesoj si ai qe jeton ne Bruksel po me rrogen e Shqiperise e te tjera.

    Përgjigju
  • Tirona: 17/04/2018 17:34

    Ngushellime Lulush ja hengre mune Shqipris.far e keqe.

    Përgjigju
  • Cubi: 17/04/2018 17:31

    Hallall cub Edvini avash avash po e con ShQIPERIN atje ku e ka vendin,prane vendeve te zhvilluara.Kjo fal mbeshtetjes mjaft domethenese BE dhe SHBA.Nje falenderim i pa pershkruar per znj.Vllahutin dhe strategun Lu qe dhan nje mbeshtetje mjaft te madhe,pavarsisht se kishte kundra hijenat e shqupit dhe leshit te ijes ,qe e kan rjepur shqiperin nga 27 vjet. Zoti e bekofte Shqiperin.

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 17/04/2018 17:17

    Hapja e negociatave,ka nje zero te madhe garanti per hyrje ne unionin eurpen,kure turqia qe 20 vite eshte ne negociata,dhe merre pergjigjeje poshtruse,jamais la turquie en union europen.

    Përgjigju
    • Erdoleshi: 17/04/2018 18:10

      Turqia nuk po hyn se nuk do te hyje dhe se ka prej me shume se nje dekade nje satrap ne krye. Nuk eshte faji i BE-se. Nese Shqiperia merr te njejten rruge, sigurisht qe s'do hyje kurre, po kjo s'eshte arsye per te mos iu gezuar ketij momenti.

  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 17/04/2018 17:17

    Hapja e negociatave,ka nje zero te madhe garanti per hyrje ne unionin eurpen,kure turqia qe 20 vite eshte ne negociata,dhe merre pergjigjeje poshtruse,jamais la turquie en union europen.

    Përgjigju
    • bledi: 17/04/2018 17:50

      tradhtar

  • bledi: 17/04/2018 17:12

    fuck russia, fuck serbia, fuck greece, fuck PD, fuck LSI.... rrofte edi rama rofte shqiptaret erdhi dita shqiptareve me ne fund.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 17/04/2018 16:59

    Ta marre vesh car Putini se kush jane Mogherini dhe Vlahutini

    Përgjigju
  • Faik: 17/04/2018 16:40

    Faleminderit BEsë , por në radhë të parë një FALENDERIM AMBASADORIT AMERIKAN DONALD LU , sepse pa Prezencën e këtij Kollosi , Shqipëria do ishte si gjithmonë atje ku ka qenë! Ishte Presioni i Donald LUsë , që ju shpalli LUFTË FRONTALE gjithë HAJDUTËVE Politikanë pa përjashtim! I pari dhe i vetmi Ambassador AMERIKAN në këto 28 Vjet që po LUFTON Dhëmbë për Dhëmbë me MAFJEN POLITIKE dhe me KRIMINELËT dhe Sistemin e kalbur të Drejtësisë Shqiptare ! DONALD LU e tregoi plotësisht që mbështet Shqipërinë dhe Popullin Shqiptar , dhe se i URREN dhe NEVERIT HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e Politikës 28 Vjeçare , që e shndërruan Shqipërinë në "HAN pa PORTA" !!!!! GOD BLESS DONALD LU ! RROFTË DONALD LU ! VDEKJE HAJDUTËVE dhe KRIMINELËVE të POLITIKËS , që GRABISIN Shqiptarët !

    Përgjigju
  • Qoqja: 17/04/2018 16:36

    Rroft e qoft populli Shqiptar Gezuar. Popull Poshte hajdutet vrasesesit. Percaresit e popllit Zoti i madh i ndeshkofte

    Përgjigju
  • iStaku: 17/04/2018 16:31

    Me siguri lajmi për rekomandimin e negociatave është shumë pozitiv, por kam frikë se hapja e negociatave do të refuzohet nga Këshilli i Europës. Në rast se pranohet rekomandimi athere ka arsye për tu gëzuar.

    Përgjigju
    • Mentor Leka - Dillingen: 17/04/2018 18:10

      Bahçevani i Merkelit, e kam patur shok ushtrie edhe ka konfidenca me te, me ka thene pardje qe do na ndihmojne shume se kane interesa

  • Ilirjan: 17/04/2018 16:22

    Faleminderit BE & USA, znj. Mogherini, znj.Vlahutin, Z.Lu. Shpresojme ta bejme Shqiperine te mire si Europa dhe USA dhe pse jo me te mire. Fitorja jone eshte te shporrim te korruptuarit dhe kriminelet dhe te vendoset drejtesia dhe rruga ligjore. Se pastaj sipermarresi sdo kete frike te beje biznes sepse i vjen shullazi apo nehat kulla dhe i vendos bombe ke shpia apo e merr peng, punetori sdo jete skllav dhe gjysmen e rroges e merr te deklaruar e gjysmen e merr me zarf, kafenete do reduktohen shpresojme, por dhe ato qe te mbesin te sjellin faturen e rregullt, investimet te kryhen sipas standerteve dhe jo sa per te thene qe u be dhe te vidhet 85% e fondit, fermeret dhe blektoret te marrin subvencionet qe ju takojne, femijet te edukohen dhe te futen ne pune sipas meritave dhe jo sipas mikut e parase, biznesi te marri pergjegjesite e tij e te behet konkurues me cilesi dhe sherbime, te ndiqen praktikat me te mira europiane dhe perendimore ne teresi etj etj... se hallet dhe boshleqet e shqiperise skane te sosur e ndaj jemi vendi me i prapambetur i europes por edhe ne rank global jemi nder me te prapambeturit, rrofte shqiperia dhe rrofte europa e bashkuar.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 17/04/2018 15:46

    O kryekrimineli salhe ta futi edi rama o malok është normale Edi çun Tirone ti kok pa lar o fundërin . Bravo Edi Rama hallall të qoft gjiri nënës .Rroft Shqipria posht kriminelët

    Përgjigju
  • Erik: 17/04/2018 15:40

    Faleminderit znj. Vlahutin per gjithcka keni bere per Reformen ne Drejtesi dhe keto hapa te mepasshem per hapjen e negociatave me BE-ne. Ju jemi mirenjohes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij