Repolitix emision i ri në Report
TV drejtuar nga Denis Minga

Repolitix emision i ri në Report<br />TV drejtuar nga Denis Minga
Sezoni televiz që sapo ka startuar, në Report TV vjen me një emision të ri drejtuar nga gazetari Denis Minga.

Repolitix quhet emisioni i cili nën moderimin e gazetarit Minga nuk do të sjellë vetëm politikë.

Moderatori dhe drejtuesi i emisioni “Repolitix” jep detaje në lidhje me programin e ri në Report TV:

“Në fakt është një emision i ri, që ka startuar ditën e mërkurë dhe aktualiteti është në qendër të këtij emisioni, rikthehet mbrëmja në Report TV me zhvillimet e kryesore të politikës ekonomisë, sociales, apo dhe krizat ndërkombëtare. Dje përshembull kemi folur për  krizën e Koresë së Veriut, kemi patur mundësinë që të analizojmë se çfarë është kjo krizë, a rrezikohet lufta e tretë botërore apo është thjeshtë një provokim i regjimit të Koresë së Veriut. Këto do të jenë tema, të cilat ne do të synojmë t’i kapim në kohë sa më të shpejtë dhe që lidhem pikërisht me aktualitetitn”.
 


Gjithashtu drejtuesi Minga, tregon detaje për kohën dhe ditën kur transmetohet ky emision për teleshikuesit e Report TV:
“Emisioni është çdo të mërkurë dhe të premte në orën 20:55 minuta.Do mundoheni gjatë këtij cikli emisionesh të përzgjedhim personazhe të veçanta, apo ngjarja të pazakonta, që mund të mos kenë lidhje me aktualitetin, por që padyshim tërheqin vëmendjen e publikut”
 

Por a do jetë një emision që do të ketë tematika vetëm nga politika apo edhe nga fusha të tjera, moderatori Denis Minga sqaron gjithçka për emisionin e tij “Repolitix”:

“Politika është padyshin në qendër të emisionit, jo sepse është më e rëndësishmja , por padyshim ka dhe interesin e publikut, por ne jemi një popull  që konsumojmë shumë politikë, do mundohemi t;i përgjigjegjemi interesit të publikut, por pa harruar padyshim dhe temat e tjera”.

Emisioni Repolitix do të ritransmetohet të mërkurën dhe të premten në 23:30 dhe të enjten dhe të shtunën në 14:30.
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë