Udhërrëfyesja jonë e vogël, 11 vjeçarja Estana tregon për Report Tv sa kujdes duhet treguar ndaj gjelave të detit.
"Duhet t'i shëtisësh, nuk duhet t'i lësh të dalin në rrugë që t'i shtypin makinat. Ne i dallojmë gjelat duke vendosur rripa në këmbe ose duke i prerë gishtat kur janë të vegjël", tha Estana.
Ndërsa Dërvish Hallmuça, banor i fshatit Baldushk tregon procesin e rritjes së gjelave, teksa thekson se i sheh dhe i trajton ata si fëmijë.
"8 muaj duhet të hanë gjelat, e ke dëgjuar atë fjalën që thonë plakat: Të ka rrit nëna si zog deti. Ashtu rritet edhe kjo si puna e fëmijës" shpjegoj zoti Hallmuça.
Por a ka shumë shpenzime rritja e gjelave? "Ka, si ska se ka vajtur kilja e misrit 40, llogarit sa do bariu, po vaksinat ilaçet..", tregon Nebihane Ahmetaj.
Pengesë për fermerët mbeten shpendët e importuar.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com