TIRANË- Ndrea Prendi ish-kreu i gardës dhe vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjen për dëmshpërblimin ekonomik të tre nga katër viktimave të 21 janarit 2011. Padia civile është depozituar nga juristët e gardës në gjykatën e Tiranës pak ditë më parë ndërsa seanca është planifikuar të mbahet më 6 nëntor 2018.

Garda e Republikës rikthen sërish procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish kreut të saj Ndrea Prendit dhe Gardistit Agum Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milion euro që Garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.

Burime për Report Tv bënë me dije se padija civile është depozituar në gjykatën e Tiranës me objekt shkaktim dëmi dhe të paditur janë dy ish gardistët mes tyre dhe Prendi, ish-drejtues i grupit të zjarrit më 21 janar.

Paditët sipas burimeve për Report Tv janë bërë të veçuara dhe ndër 4 viktimat dëmshpërblimi kërkohet vetëm për 3 prej tyre që sipas Gardës janë faktuar se u ka ardhur vdekja nga arma e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Ndërsa për Aleks Nikën sqaruan burimet ende nuk është identifikuar me një vendim gjykate autori i vrasjes e për këtë shkak paratë e paguara ndaj tij mbeten ende pa kompensim.

Më 5 nëntor 2018 zhvillohet seanca e parë në gjykatën civile tiranë ku garda e republikës do të përfaqësohet me juristët e saj ndërsa nuk dihet nëse pala e paditur Ndrea Prendi do të jetë apo jo prezent në këtë proces civil.

Për viktimat e 21 Janarit Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burgim nga drejtësia shqiptare ndërsa vartësi i tij Agim Llupo me 3 vite burgim, pasi u gjetën fajtor për jetët e humbura të Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës.