Romë, shemben 8 vila luksoze të klanit mafioz 'Casamonica', kryeministri Conte: Në këtë vend do ndërtojmë park publik

Shkatërrohen 8 vila luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz “Casamonica”. Me origjinë rome por që prej dekadash jetojnë në Romë, familja Casamonica zotëron disa territore kryesisht në zonën lindore të qytetit ku dhe kanë ngritur "perandorinë e tyre" me vila super lluksoze.

Familja mafioze prej vitesh kryente aktivitetin e saj kriminal në Romë, ndërkohë që në aksionin për shembjen e godinave ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja e kryeqytetit Virginia Raggi. “Nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë përpara deri sa t’ua kthejmë këtë territor qytetarëve. Mes të tjerash keni parë që shtëpitë ishin ndërtuar në mënyrë abuzive. Shumëkush pyet nëse ato mund të ishin ruajtur për t’u përdorur për një qëllim tjetër, por jo. Ato duhen shembur”, tha Virginia Raggi.

Punimet e shembjes së vilave i ka mbikqyrur dhe kryeministri Giuseppe Conte. "Çfarë luksi, çfarë madhështie"- është shprehur ai, duke vizituar ambientet e brendshme të vilave. "Sot shteti është këtu e në këtë vend do të ndërtojmë një park publik." Ndërsa në njoftimin e policisë italiane thuhet: "Synojmë të përfundojmë shembjen e vilave brenda 30 ditëve. Në 8 vila jetojnë 34-40 banorë e disa prej tyre janë minorenë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe doza kokaine." Policia italiane konfiskoi një ditë më parë 8 vila luksoze të anëtarëve të klanit në zonën e Romës, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision.

Në një prej pikturave nëpër mure ishte shkruar: “Ke pushtuar Romën. Tani pushto qiellin”. Ky operacion i korrikut të 2018 i Antimafias italiane çoi në zbardhjen e aktivitetit kriminal të trafikut të drogës, zhvatjes, gjobave me dhunë të klanit mafioz të familjes Casamonica në Romë. Dy muaj më parë në përgjimet e antimafias italiane u zbardh lufta për zotërim territori mes klanit të Casamonicas me grupet kriminale shqiptare. Vëllezër, kushërinj e mijëra bashkëpunëtorë të Casamonica, si një ushtri e vogël ishin kthyer në "padronë" të Romës duke terrorizuar sipërmarrësit me gjoba të kripura e kërcënime për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës