Ekskluzive-Intervista e plotë/ Flet Shota e Haklajve: Ju tregoj vrasjet e Sali Berishës në Tropojë

Nga Muhamed Veliu/ Elton Qyno

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com. Një rrëfim i dorës së parë nga një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve në 90 në Tropojë ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet prodhoi 200 viktima. Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjetë. Në këtë rrëfim të parë dhe të paprecedentë pas 16 vite heshtje, Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person.


(Zylfije Haklaj foto aktuale)

Ish presidentit dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv. Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.

Ish mësuesja e fizikës të vitin 2002 mori pseudonimin ”Shota e Haklajve”, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes të Bajram Currit për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllezërve.  Për këtë krim ajo vijon të jetë në listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar, madje i garantoi mbrojtje përmes dhënies së azilit. Zylfije Haklaj në këtë intervistë për “Shqiptarja.com” marrë pëmes një komunikimi me e-mail nuk dëshiron të ndalet në ngjarjen për të cilën ajo akuzohet. Por premton se edhe për të do të flasë shumë shpejt.


Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklaj

Ajo ka hedhur hapin e parë duke mposhtur frikën e treguar varjantin e saj të atyre ngjarjeve të kobshme që pllakosën veriun e Shqipërisë. Një intervistë shumë dimensionale nga ku politika e kohës edhe njëherë tjetër fajësohet për gjakun e derdhur në Tropojë ku nuk mundojnë edhe detajet për vrasjen e Azem Hajdarit.


Zylfie dhe Fatmir Haklaj

Intervista e plotë:

Zylfie, po bëhen 16 vite që jeni larguar nga vendlindja juaj dhe gjatë kësaj periudhe të gjatë keni qëndruar e heshtur, idiferente rreth asaj që është folur për familjen tuaj, megjithëse dhe ju keni patur shumë jetë të humbura. Cila është arësyeja që ju vendosët të shpreheni sot në media?

Në të vërtetë unë nuk e kisha ndër mend të shprehesha për Saliun, por një debat live i Saliut në TV me gazetarin Artan Hoxha, ku Saliu akuzon publikisht familjen tonë dhe gazetarin në fjalë se e kemi shpërblyer u bë shkak që të shprehem publikisht duke i thënë Saliut, se ne nuk kemi nevojë të paguajmë gazetarë të flasin për ne, sepse ne mund të flasim vetë pa qënë nevoja të paguajmë njeri. Saliu është larguar herët nga Tropoja, sepse ai ka qënë i favorizuari i Enver Hoxhës, që e dërgoi për specializim jashtë shtetit dhe ka patur poste të larta partiake në Komitetin Qendror dhe ky nuk e di që familja jonë ka guxuar të thotë fjalën e saj edhe në monizëm, pavarësisht konseguencave.

Po cila ka qënë indicia që Sali Berisha shpërtheu në atë debat televiziv, duke ju akuzuar ju si familje se keni shpërblyer gazetarët? Dyshoni se ai ka prova për këtë gjë që thotë apo janë vetëm artikulime të zakonshme politike që ai bën herë pas here?

Gjatë debatit televiziv, Artan Hoxha i thotë një të vërtetë Saliut, se ka vrarë dëshmitarin e Azem Hajdarit, ku bëhet fjalë per Fatmirin, kjo eshte indicia që Saliu shpërthen duke sulmuar, si mbrojtja më e mirë e tij. Ne ndihemi të fyer dhe të akuzuar pa patur asnjë lloje baze dhe prove. Ndaj unë mendoj se kjo përbën një vepër penale, ku abuzohet me dinjitetin tonë dhe akuzohemi rëndë në vazhdimesi si gjithmonë. Ndoshta Saliu beson në parimet e tij, i cili shpërblen kriminelët me poste dhe shpërblime të majme për veprimet e tyre kriminale. Një ndër vrasësit e vëllezërve tanë të denoncuar nga ana jonë në prokurorinë e Tropojës, i cili quhet Haki Hoxha, pas ardhjes së Salihut në pushtet më 2005, u emërua si shef i zjarrfikseve të Tiranës. Ndaj nuk është e habitshme që Salihu aludon për të tjerët se shpërblejnë njerëz për veprimet e tyre. Por buxheti i shtetit nuk është i llogaritur që të shpërblehen kriminelët me poste e rroga të majme. Buxheti i shtetit duhet të përdoret për uljen e krimit dhe për uljen e varfërisë dhe jo për të shpërblyer kriminelët për vrasjet e tyre mafioze. Por nuk është vetëm ky rast që ai shpërblen kriminelët, por ne dimë edhe raste të tjera, ku veprimet e tyre kriminale janë shpërblyer nga Salihu me poste dhe shuma të majme parash.

Cilat ishin rrethanat që ju si familje u detyruat të shpërnguleni jashë kufijve të Shqipërisë?

Me ardhjen e Saliut në pushtet më 2005, i cili erdhi si gjithmonë me manipulime dhe mashtrime, babai ynë duke parë rrezikun që i kanosej familjes tonë, u detyrua të largojë të mbijetuarit e fundit të familjes tonë nga Shqipëria. Plani i tij tashmë ishte i qartë, të zhdukte të mbijetuarit e mbetur gjallë dhe të zhdukte çdo llojë shënje dhe prove që ne kishim ekzistuar ndonjëherë, ku rrafshoi varret e të vdekurve dhe muret e banesës tone, të cilën e kishte ndërtuar babai i gjyshit tonë. Por masakrat e Saliut kundër nesh nuk kanë të sosur, ai përdori spiunët e monizmit për informata kundër nesh, por nga ana tjetër flet gjithë ditën kundër monizmit. Pas këtyre veprimeve makabre dhe antinjerëzore, ai fillon menjëherë shpërblimet me para të shërbëtorëve të tij, për krimet e bëra ndaj nesh dhe njëkohësisht shpërblime edhe me vende pune, dhe emërime kriminelësh në poste të larta për shërbimin dhe devotshmërinë ndaj Saliut.

Në hasmëritë e shkaktuara mes njerëzve të politikës, ju keni humbur katër vëllezër. A keni kërkuar ndonjëherë në institucionet shtetërore që këto vrasje të zbardhen dhe pse këto çështje nuk guxohen të rihapen ende dhe sot nga drejtësia?

Pas vrasjeve të vëllezërve tanë ne kemi bërë denoncimet tona në prokurorinë e Tropojës, por çështjet tona janë mbyllur pa u hapur fare, sepse prokuroret e autorizuar të Saliut nuk ishin të interesuar dhe nuk mund të zbardhnin vrasjet tona, sepse shteti ishte i implikuar vetë në këto vrasje, ndaj shteti nuk mund të hetonte krimet e veta. Saliu organizonte vrasjet tona duke bërë një kombinim të mirë shtetëror, prokurori, polici dhe vrasës ku të gjithë shpërbleheshin me poste të larta dhe shuma të majme parash. Kriminelët ndiheshin shumë të sigurt për veprimet e tyre kriminale, me të cilat realizonin edhe dëshirat e tyre private. Kjo do të thotë se ai vuri në dispozicionine tij privat gjithë makinerinë shtetërore për të shfarosur gjithçka që kishte të bënte me ne.

Ju keni jetuar dy periudha shumë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, atë të Komunizmit ku keni studiuar në shkollën e lartë të Partisë, dhe atë të pluralizmit, ku keni shërbyer si mësuese e fizikës, por njëhersh keni përjetuar dhe ndryshime mjaft të mëdha politike e ngjarje kriminale. A ndjeni nostalgji për kohën e “Enver Hoxhës” apo jeni kritikuese e atij rregjimi?

Unë mendoj se populli ishte i etur për ndryshim, sepse drejtuesit e shtetit nuk duhet të jenë të përjetshëm, por ndryshimi filloi me qetësi nga Ramiz Alia, por shumë shpejtë situata degjeneroi dhe filluan shkatërrimet dhe anarshia i zuri vendin ligjit. Kjo tregon se Sali Berisha, ishte i interesuar për të shfrytëzuar situatën në shërbim të intresave dhe pushtetit të tij. Ardhja në krye të vendit të njerëzve të etur për pushtet dhe para, por ndoshta edhe të shitur, ishte një fatkeqësi kombëtare dhe tragjike për popullin shqiptar, i cili është i shumëvuajtur dhe ka qënë i përçarë në shekuj. Lufta e klasave në Shqipëri ka qënë e ashpër por mendoje që e tillë vazhdon të jetë dhe sot. Dallimi është që në kohën e monizmit njerëzit vriteshin sipas një gjygjësie të organizuar shtetërore, ku hakmarrja dhe vëllavrasja nuk ekzistonin, kurse sot dënimi me vdekje nuk ”ekziston” por njerëz të etur per pushtet dhe para nën sloganin “përça dhe sundo” kanë krijuar rrjetet e tyre mafioze, të cilat në këmbim të pagesës vrasin kundërshtarët politik. Dhe ky veprim mesjetar nxitet nga vetë ata që flasin për demokraci. Me ardhjen e demokracisë në familjen tonë kishte pluralizëm, ku ka patur raste që ne kemi patur replika për pikpamje të ndryshme politike, e cila nuk përbënte asnjë problem. Unë mendoj që populli kurrë nuk ka qënë më i përçarë se sa tani, duke patuar parasysh vitet 1990 dhe deri me sot. Eshtë e vërtetë që kemi qënë të varfër, por ne nuk vriteshim me njëri-tjetrin dhe nuk e dinim se çfarë është prostitucioni. Ne nuk e njihnim drogën dhe nuk ndodhte që të humbisnin vajza dhe fëmijët në mes të ditës. Hapja me botën ishte domosdoshmëri, por mos mendoni se përtej kufijëve të Shqipërisë është parajsa, sepse në tokën e huaj duhet edhe më shumë punë dhe sakrifica për të arritur diçka.

Çfarë ka ndodhur në Tropojë pas vitit 1992, kohë kur dhe u prish sistemi komunist, përse kaq shumë të vrarë, përse kaq intriga dhe gjak i derdhur, ku mendoshet se ka një bilanc me 200 persona të vrarë?

Kjo që ka ndodhur në Tropojë, është sa e dhimbshme po aq edhe tragjike. Është mëse e vertete që shumë tropojanë janë vrarë ku thuhet se numri i tyre është rreth 200 persona. Por vallë pse aq shumë tropojanë ku numri i banorëve atje është i vogël. Kush është shkaku i këtyre vrasjeve në një qytet kaq të vogël?. Kush e hodhi gurin dhe e fshehu dorën? Kush përfitoi nga këto vrasje? Kush përçau dhe sundoi? Të zbardhen të gjitha vrasjet në Tropojë dhe të gjendet arsyeja e vrasjes së bijëve tanë. Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private. Por edhe Drejtësia shqiptare nuk duhet të drejtohet nga politika, por të zbatojë ligjin dhe njerëzit të jenë të barabartë para ligjit. Për të dashurit tanë të vrarë nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të dyshuar apo të dënuar. Kurse ne të mbijetuarit e familjes tonë jemi të akuzuar dhe të dënuar në mungesë dhe të kërkuar edhe nga Interpoli.

Zonja Zylfie megjithëse kanë kaluar shumë vjet, por mund të na rikujtoni si filloi konflikti mes dy familjeve Haklaj dhe Berisha?

Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxori edhe nga varret. Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes tonë, në një kohë që pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin, kurse tani ai na akuzon publikisht pa patur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë, se shpërblejmë njerëz për t’ju kundërvënë Saliut. Në vitin 1997 kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë, organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armatimit. Në këto rrethana Saliu duke parë se pushteti po i rrezikohej kërkon mbeshtetje njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja. Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta. Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Tropojë ishte vëllai ynë Fatmir Haklaj, i cili nuk iu përgjigj thirrjes së Saliut, që në atë periudhë ishte ende president i vendit. Fatmiri shprehej se: ”… në qoftëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj ne do të jemi të gatshëm në çdo kohë…”. Dhe këtu mendojmë ne është momenti ku Saliu ka arritur në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut, ku lufta e tij vazhdon ndaj familjes tonë edhe në ditët e sotme.

Çfarë ndodhi më pas, pasi vëllai juaj Fatmir Haklaj refuzoi ti bindej ish-presidentit Sali Berisha. A pati më incidente mes anëtarëve të familjes tuaj dhe rrethit të ngushtë të Berishës?

Më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotit vriten nga bandat e Saliut, Sokol Haklaj jurist i cili punonte në Skrapar, dhe Ibrahim Rrustemaj, të cilët udhëtonin bashkë me Fatmirin në drejtim të Tropojës. Fatmiri merr dy djemtë e vdekur dhe niset në drejtim të Tropojës per tek Trageti, ku udhëtonte edhe Sali Berisha dhe forcat e tij të sigurisë për një miting në Tropojë datën e nesërme. Fatmiri së bashku me të vdekurit në makinë nuk lejohen të udhëtojnë me traget. Lajmi në Tropojë kishte mbërritur për djemtë e vrarë, dhe familjarët shkojnë tek trageti që të marrin të vdekurit, dhe atje marrin lajmin që nuk janë lejuar të udhëtonin me traget. Ky qëndrim i ka irrituar familjarët tanë, ku pesha kryesore ka rënë mbi Sali Berishën.

Po atë ditë a ka zhvilluar miting në Tropojë Sali Berisha?

Po është zhvilluar dhe hapja e mitingut nga Saliu fillon me fjalë fyese dhe përçarëse, në vend që të ngushëllonte familjarët e të vdekurve, për fatkeqësinë e ndodhur, natën gjatë rrugës për në shtëpitë e tyre. Nga Saliu në këtë miting ne quhemi horra dhe të lidhur me serbin. Por unë do t’i thoja Saliut se kush jemi ne ti e di, por kush je ti a e di? Saliu i njeh të gjithë dhe familjarët e tyre, por unë mendoj se duhet të njohë më mirë veten e tij dhe të afërmit e tij.

Pas kryerjes së ceremonisë mortore, a ka pasur më pas ndonjë incident që është regjistruar në mitingun e Berishës në Tropojë?

Ngjarja e Milotit ku vriten Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rrustemi natën e udhëtimit të eskortës së Saliut la shumë për të dëshiruar për këto vrasje. Kështu që familjarët të irrituar për vrasjet dhe për shtyrjen e varrimit të vdekurve, ku njerëzit ishin lajmëruar, udhëtojnë për tek mitingu për të dëgjuar dhe pse jo edhe për të thënë fjalën e tyre. Kur Saliu i quan horra dhe të lidhur me serbin ata që përkrahnin kandidatin socialist, ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi, i irrituar për gjithçka që po ndodhte në sytë e tyre. Në këtë moment Salihi urdhëron uniformat e tij, që ta marrin me vete Shkëlqimin. Këtu lind pyetja, a janë të gjithë njerëzit të barabartë para ligjit? Përse për Saliun lejohet të shajë dhe të shpifë e mashtrojë, kurse të tjerët nuk mund as të varrosen në kohën e caktuar dhe as të reagojnë për fjalët fyese e poshtëruese përpara publikut të dala nga goja e Presidentit të Republikës? Salihu ka kohë që ka dalur nga vendlindja, por ai e di shumë mirë që dinjiteti dhe nderi është i rëndësishëm për njerëzit patriot të cilët munden edhe të mendojnë ndryshe sodomos në demokraci.

Si lindi konflikti dhe cilat ishin motivet e hasmërisë që lindi mes familjes tuaj dhe familjen Hoxha në Tropojë dhe kush ishte personi që përfitoi nga kjo hasmëri?

Në shtator të vitit 1997 plagoset Azem Hajdari në Parlament ku Saliu organizon protesta në Tropojë dhe pastaj ato do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë, ku qëllimi i tij ishte të shfrytëzonte situatën për marrjen e pushtetit. Fatmir Haklaj nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, ju kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës në mbështetje të Azem Hajdarit. Drejtuesit e protestuesve nuk i binden kërkesës së Fatmirit, por Fatmiri në këtë moment ju premton se do të lidhej me Ministrinë e Brendshme dhe do t’ju kthente përgjigje. Drejtuesit e mitingut ku ndër ta ishte edhe Haki Hoxha, nuk presin përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, por vazhdojnë protestën. Fatmiri ju kërkon edhe një herë në mënyrë paqësore që të ndalin protestën, e cila po zhvillohej në mes të qytetit dhe në kundështim me ligjin ku po prishej qetësia publike. Fatmiri i del turmës përpara dhe ju kërkon zbatimin e ligjit, por ata përsëri refuzojnë. Këtu Fatmiri e humbet kontrollin dhe qëllon një ndër drejtuesit e mitingut i cili quhet Haki Hoxha. Kështu shpërndahet protesta dhe hakmarrja do të vazhdonte mes nesh, pavarësisht se “frutat” do të haheshin nga Sali Berisha. Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengesa kryesore ishin Haklajt ai nuk humbet kohë, por planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur edhe Fatmirin.

Çfarë ndodhi më pas, a pati ndonjë nga anëtarët e familjes tuaj takim më përfaqësues të familjes Hoxha, apo sherri vijoi?

Në të vërtetë nuk ka patur asnjë takim mes përfaqësuesve të dy familjeve dhe si pasojë ky rast u shfrytëzua nga Saliu për të vazhduar vrasjet seriale në Tropojë duke vrarë Shkëlqimin si kundërshtarin e hapur ndaj tij në mitingun e datës 22 qershor 1997. Sikur të ishte hakmarrje private duhej të vritej Fatmiri, por duke e pranuar krimin dhe arsyen e krimit. Më datën 5 janar në orën 16:05 vriten në qafën e Luzhës, Artur Demiri dhe Shkëlqim Haklaj, të cilët po ktheheshin nga dogana e Qafë-Prushit. Shkëlqimi e ka njohur Haki Hoxhën pavarësisht maskimit të tij. Kështuqë vrasjet planifikoheshin atje lartë se kush do të vritej dhe si do të vazhdohej më tutje.

Intervista me Zylfije Haklajn vijon nesër në gazetën Shqiptarja.com

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi sipas nenit 80 ligji 35/2016


(Zylfije Haklaj në kohën kur shkoi në Suedi)

 

d.ba./
Komento

Komente

  • Eri: 19/07/2018 16:32

    Ik moj shta e leshit ty nuk te takon te flasesh fare ju jeni dhe keni qen familja me kriminele e shqiperis vellezeit e tu kan vrar djem te pa fajshem e djem te mir kan vrar polica ne mes te komisariatit e nuk ben asnje dit brg kan vrar njerez ne miting e zben kurr burg kan vrar djem tropoje , kam qen njerzit me te keqeinj qe ka pas shqiperia e mir ja u ka ber ai qe i ka vrar se fara tuaj nuk duhet te mbi me

    Përgjigju
    • Klodi: 19/07/2018 22:49

      Po ti plako je malok e senke iden se je klyshi sali gomarit mir ja kan bo se kshu duhet

  • Lezha: 19/07/2018 14:06

    Intervista sot eshte ne kohen dhe momentin e gabuar zonje . Dhe pse . Ju problemin e keni me hasmin. dhe ai eliminohet me vetgjygjesi . ne munges te shteti. Ky vend ka njemij e 100 probleme nga kjo politik berje e kjo tymnaj qe ju kerkoni te ngreni ska vend tani . Kujt i sherbeni ju dhe qfar zgjillni ju tani............ Moter e dashur me dhimjen qe keni deli zot vete dhe mos kerko me dor te tjetrit te zgjillessh ate detyrim qe ty ta kerkon gjaku e shpirti . ne respekt te tyre ta kerkoj kete.

    Përgjigju
  • Naseri: 19/07/2018 13:40

    @Fredi, keto qe shkruan i ke me te degjuar, apo me te jetuar??? Haklajt skane bere trafik as nga Tropoja, as nga Vlora. Te vësh cdo gje ne dispozicion te luftes nuk eshte trafik por kontribut. Berisha me shefat e vet te policise bente bllokimin e armatimeve te UCK-se ndersa Fatmiri u hapte rruget clirimtareve. Ky eshte ndryshimi mes Haklajve dhe Berisheve.kjo nuk eshte me te degjuar, por e provuar. Te shohim si do perfundoje Berisha shume shpejt. Ka raste kur fshihet e nuk del.

    Përgjigju
    • Fredi: 19/07/2018 14:14

      I kam te jetuara Naser prandaj nuk dua replike. Saliu per mua te shkoj ne Ferr sepse e meriton megjithe sojin e tij, por nuk mund te thuhen te paverteta. Jane vrare mes njeri tjetrit. Vellai i Fatmirit sebashku me nje tjeter se nuk ben te permendim me emra eshte arestuar dhe mbajtur ne burg disa muaj nga qeveria e majte ne qarkun e elbasanit sebashku me kamionin me arme. Ne trafik ishin perfshire te gjitha palet. Kjo solli reagimin e Fatmirit ne tropoje dhe pengmarrjen e disa liderve qe thuhet se jane te majte, por qe nje llum jane majtas dhe djathtas. Kjo interviste nuk thote asgje te re dhe nuk duhej dhene nga Zylfija. Mori hakun e vellezerve dhe kaq. Nese ka ende per te marre hak le te vazhdojne si e nisen. Me intervista i sherbejne tjeter gjeje.

  • Bajraktari: 19/07/2018 13:29

    Me neru fisin haklaj e tetan malsin sali faqja e zez nuk duhet me i ardh vdekje natyrale sotin e Paci ne krah gjithmon

    Përgjigju
  • Naseri: 19/07/2018 00:22

    Eh sa trima nxjerr interneti. Kam pershtypjen shumica e komentuesve ne kohen e sotme jane nga ata qe ishin ende ne pelena ne kohen kur u zhvilluan ngjarjet ne Tropoje. Qe ta dini, ne kete pjesen e pare te kesaj "interviste" ato qe thote Zylfija jane pothuajse krejtesisht te verteta, i pelqejne dikujt apo jo. Sa per Kosoven dhe UCK-ne shkoni pyesni Zani Caushin dhe Nehat Kullen sa here kane dhene furnizime per UCK-ne pa diskutuar nje qindarke por vetem me nje fjale te Fatmirit. Hani ndonje pjate makarona, shikoni si te mashtroni njeri-tjetrin dhe bejini ellozhe klases politike shqiptare sepse ate meritoni e mos u merrni me vleresimin e nje periudhe te erret te Shqiperise. Berisha bashke me politiqenet e tjere meritojne litarin ne menyre familjare por Isa Boletinet nuk jetojne me.

    Përgjigju
    • Fredi: 19/07/2018 11:49

      Naser nuk kam qef te replikoj tek kjo pjese, por mos thuaj te paverteta. Cfare ti pyesim Zani Caushit? Pervec lidhjeve qe krijoi ne burg me Filip Gjeloshin nga Lekbibaj e Tropojes te tjerat jane perralla. E vetmja e perbashket qe i lidh Zanin me Haklajt jane tragjedite familjare, me nje perjashtim, Haklajt ishin familje e mire shkolluar. Ndoshta vrasjet, grabitjet, rrembimet ne secilin qytet i lidhin. Linje trafiku armesh nga Vlora ne Kosove nuk ka patur. Po, ka patur linje tjeter trafiku te Fatmir Limajt, por jo armesh. Ti thua " trima " interneti. Po me mire trima interneti qe thone te verteta sesa vrases, perdhunues, gjobevenes dhe trafikante. Po na nxjerr dhe Nehatin patriot? Mos na bej te flasim per nje vend qe politika i dha krah horrit dhe shkaterroi SHTETIN! Ne nje pike jam dakort me ty; Perpara se te vriteshin mes njeri tjetrit, keta trima jo interneti duhej qe revolta popullore ti vinte litarin ne fyt te gjithe politikaneve kriminele shqiptare, pa perjashtim. Intervista e Zylfijes eshte e gabuar. Hallet e tyre i kane dhe hasmin kane 20 vjet qe e permendin dhe ai 20 vjet qe mbreteron.

  • Malsori: 18/07/2018 23:23

    Duhet kuaptur nje gje qe eshte teper domethenese ne hasmeri, pra kush e fillon i pari vrasjen dhe per çfare aresyeje ??? Po qe se ju qe diskutoni e mbani kete parasyshe e percaktoni kush e ka fajin kryesor ne kete makaber me vrasje te afro 200 djemve tropojane.Se po filloi hasmeria me vrasje nuk ndalet ajo ka shuar fise te tera dikur ne malsi.U ndal dhe me e keqja nuk mund ta themi kush e ndali se ai e shkolloi e mesoi e mbajti ne bllok dhe po ky e filloi qe diten qe beri gjemen me te madhe te Shqiperise e shqipetarve ker urdheroi hapjen e depove te armatimit e shkatrrimin e ushtrise e armatosjen e gjithe shqiptareve qe vrane jo qrmikun per te cilat kishin derdhur vete djerse per ti patur , por vrane e do vrasin perdite veten. Sot per nje llaf goje ose nje zeneke tjetri kap armen dhe i merr jeten tjetrit. Po e gjeni kush e ka pergjegjesine??? Per kete hajde diskutojme ose futjani kot. Kjo eshte e gjitha dhe historia nje dite do te flase e shkruaj pa dorashka per kriminelet e vertete qe kane bere hesapin e tyre dhe mbushen vendin plot me kriminele dhe qe keto kriminele qe do vazhdojne te vrasin nuk kane filluar dhe as kane mbaruar me fisin Haklaj dhe qe fatkeqsisht te mbijetuarit e luftes vllavrasese te ketij fisi jetojne ne azil ne Suedi, pasi ketu do ishin shuar. Dite per dite po degjojme te vriten njerez ne Shqiperi madje me shume se atje ku ka lufte. Kush e futi kete lute per tu vrare me njeri tjetrin e shofte zoti me rrenje e me dege.

    Përgjigju
  • Gjarpri: 18/07/2018 21:06

    Te besh nje denancim per nje person qe mka vjedh bicikleten do shkojn ta arrestojn dhe do ta mbajn 6 muaj mren pa asi lloj fakti tjeter thjesht vetem se mendon qe ma ka vjedh filani,kurse istorin e haklajve e din gjith shqiperia si kan rrjedhur ngjarjet,nuk ke fjal si me e pershkru.

    Përgjigju
  • Fredi: 18/07/2018 20:20

    Sali Ram Berisha eshte pergjegjes per shume vrasje dhe i ka duart me gjakun e shume shqiptareve, por kjo interviste te neverit. Jeni vra mes vedi moj Zylfije. Nga e njejta zone vini, ta kishit gjet fjalen pa u vra, por nuk ju lane pazaret e kontrabandes se naftes dhe te armeve ta gjenit fjalet. Ketu ka dhe budallenj qe thone faji i Edi Rames se nuk i do verioret. Ose permendin emra qe e kane patur hak plumbin tuaj, por mos thuaj qe i keni kallzuar ne prokurori se eshte genjeshter. Ai qe dokumentoi vrasjet e djemve te tropojes ishte komisari i hekurt Gani Malushi. Sot prehet ne varrezat e deshmoreve i vrare po nga dora nje veriori qe gjoja gaboi se do i vriste shoferin qe ishte ne gjak. Kasaforta e tij u gjet e zbrazur mbas vrasjes!!!! Saliu dhe njerezit e tij ju dhunuan varret, ju hodhen ne ere kullen dhe ju degdisen ne mergim. Kujt po i ankohesh tani? Rrugeve te Tiranes dhe te europes i ke, super te pasur me gjakun e shqiptareve, perse dilni e na flisni tani? Banken e tropojes me vinc kush e vodhi? Ato ishin edhe parate e taksave tona, apo ska gje? Hesapet i keni me njeri tjetrin, shqiptaret e tjere kane hesapet e tyre me Saliun dhe banden e tij por qe deri me sot vetem lehin. Gabim i madh kjo interviste, asgje e re nga ato qe dinim. Jane 200 djem tropoje te vrare, sa keni vrare ju dhe sa Saliu? 99% e vrasjeve kane ndodhur kur ka qene ne pushtet e majta ose me mire te thuhet kur ju qeversinit tropojen. Ti kujton se do harronte Gjinushi qe e mbajti peng Fatmiri tek turizmi? Ka patur shume pushtet atehere ai, e plot te tjera. Te gjithe pushtetaret si majtas dhe djathtas kishin frike nga Haklajt prandaj dhe ju se kuptuat kurre se nga po ju vinin plumbat.

    Përgjigju
    • Sani: 20/07/2018 09:31

      Fjale te verteta,interviste e vonuar ne kohe te gabuar dhe jo krejt e vertet,znj,Zylfie Haklaj je femer inteligjente e shkolluar dhe diplomuar ne kohen e xhaxhit qe do te thote çdo gje me aftesit e tua jo si ne ditet e sodit qe diplomat blihen,nejse pak rendesi kjo,por ajo qe dua te them eshte se gjith kjo vllavrasje qe ndodhi ne Malsin e Gjakoves vertet zanafilla ishte indicia Politike,gjith urrejtja dhe hakmarrja tani hidhet vetem tek nji njeri i vetem Sali Berisha,dhe sikur si ka mundesi qe nje familje me intelekt dhe te gjith te edukuar me diplloma universitare me karriere poste si ne kohen e "munizmit"dhe pas 90tes rate pre e intrigave te Sali Berishes & Co.. siç pohoni ju vet??!! Pse nuk permendni dhe lidhjet e juaja familjarisht me Fatos Nanon e kabinetin e tij a mos ishte kjo nji lufte per Bajraktarizem,terrorizem,po po se ashtu vepruan vellezrit e tu te ndjere,terrorizuan,masakruan,moren dhe shkaterruan çdo gje qe dilte para tyre ose nuk bindej,grabiten vajzat ne shkolla,sa prinderit e tyre detyroheshin ti dergonin vajzat ne shkolle te shoqeruara nga vellai babai ose dikush i besuar me arme zjarri ne brez,aty kishte vajtur situata ne Tropoje,po femrat qe u egzekutuan ne Tropoje vertet Saliu i vrau apo ishte vellau yt i ndjere Fatmiri,çfare ju beri, Meremja e ndjere,Lumja,Zoja,etj etj Dizdaret,Lushajt,mos te hy me emra e mbiemra vajzat e perdhunuara,qe dhe sot nuk mund te ken nje jete te qet se disa i lan dhe me femije,dhe ishin femij per veten e tyre,oh oh sa gjynahe u bene dhe tani flisni me gjuhen e Politikes ,flisni per hakmarrje mos pashe zoten,lerni te prehen te qete gjith ato djem e vajza ato zemra nane qe u thyen u vrane lotet e tyre akoma jane te fresket,lerni politiken e Shqiperis ata jane gjakpirs dhe te korruptuar nga te dyja anet historikisht,nuk ka me deshmitare te vertet as te ndergjegjshm,e verteta eshte varrosur,tani ka nje histori qe do te tregohet ne interesa personale,politike,...Keqardhje

    • sonila: 18/07/2018 22:52

      shume e vertete cdo fjale

  • Highlanderi: 18/07/2018 18:30

    Ja fut kot Beno. Berisha eshte hale e gjithe Shqiperise jo vetem e Tiranes.

    Përgjigju
  • Blero: 18/07/2018 18:17

    Ju na hapni barkun me komentet e juaja qe jan rezultat i nje mendjeje te zbrazet, te prapambetur , plot manipulime,mashtrime se jeni te gjithe profile te hapura nga vet familja e kriminelave te Haklajve. Nje njeri qe i perket nje familje ne hasmeri, mbyll gojen dhe hesht e nuk del haptas duke folur per ngjarje ktu e para 20 vitesh. Po si nuk ju vjen turp nga vetja qe i lavderoni e i çmoni keta njerez? A e dini more njerez qe keta jane ne hasem me gjith rrethin e Tropojes? Kan vrare ajken e rinise tropojane,ne cdo fshat te tropojes jan vrare djem nga vete duart e Haklajve. Si mund ti lavderoni keta kriminela te cilet vrisnin per nje llaf goje? Si mund ta lavderoni nje njeri si Fatmir Haklaj, i cili thot “Do marr hakun e vrasjes se vellait, do vras 50 veta per te marre hak”? A jeni ne terezi? Sa per Kosoven, si mund ti thoni perkrahes te UCK-se kur ata vec i kane mashtruar, kane cuar arme, i kane furnizuar kosovaret me arme e merrnin lek e vidhshin ne kufi,e ke nuk kane vrare. Mos harroni vrasjen e bab e bir ne kufi ne vitin 1998 per ngaterrese armesh. Gjithashtu ne 1998, kane vrare oficer policie duke ia kane len femijet jetima ne moshe shum te vogel. Cfare lloj trimash i cilesoni ju kur keta perdhunonin femra midis Bajram Curri, i merrnin gjimnazistest e shkreta e i kthenin si lecka te nesermen te shtepite e tyre? Zoti ja u boft kancer, se ne vitin 1992 kane vrare dy djem ne vend te shenjte ne Shkelzen e ju vini ketu si njerez pa pik projekti e flisni mire per keta kriminela. Ska nevoje per fjale se i gjithe fare fisi ju esht shuare nga i madhi Zot. Ska ktu as Sali Berishe as kurrgjo. Te gjitha keto jan veprime te fshehta te Edi Rames, pasi ai do t’i zhduke te gjithe verioret, sidomos tropojanet, duke sjell Izet Haxhine nga Turqia dhe ket tranvestiten e Suedise me dhen intervista sesht aspak normale dhe e sigurt per rinine shqiptare ne rradhe te pare. Jazig ju qoft ishalla, e juve tju vij turp po Zoti eshte i madh, shikonin vonon ama nuk harron . Se te ishin keta trima e ca thone keta te ishin te verteta ,do ishin gjalle sot e kesaj dite.

    Përgjigju
    • Ramiz haklaj: 19/07/2018 12:23

      I panjohur se kur gjith ket mllef dh inf duhet te prezantohesh me emer burri e jo emer mace . 1 fisi esht aty dhe do te jet per mira vjet sepse jemi nder fiset me te vjetra ne tropoj dhe shqiperi kemi miq shok kumar dashamir te aferm qe shum mir mund te jesh edhe ti njeri prej tyre por dagelldia e madhe mos njohja e rrethanave dhe injoranc per te adhuruar nje njeri te ka shtyr ty shruash me bindje dhe jo me fakt .natyrisht qe shum ngjarje te trishtueshme kan ndodhur ne rrethin ton te dashur nqs ti I perket kesaj zone poooor mendoj se ka ardhur koha mos te flasim duke besuar personat si idhuj dhe te tjeret si djaj .me fal se zgjata pak por me siguri nqs ti ke deshiren per te me dhen nje pergjigje dinjitoze dhe te sakt un te pres.pershendetje nga nje nder fiset me te medha me besnike dhe qe po shtohet cdo dit si njerez ashtu edhe ne miqesi trimeri dhe zgjuarsi gje qe te gjitha I kemi pasur .ju uroj gjith te mirat te gjith komentuesve .

    • Kot: 19/07/2018 02:36

      I njeh keta ti apo je nga tropoja ?

    • Kreshnik: 19/07/2018 02:06

      E para e punes nqs Familja ma Trime ne Shqiperi ka vrar ka ndodh sepse Haklajt kan lare gjithmon borxhet. E dyta e punes Po flet per zhdukje te fisit Haklaj. Ti dukesh qe je Tropojan e per inat te mijve si ty, fisi i Haklajve esht plot me Burra. E treta e punes nqs jan aq kriminela si thua ti, pse Suedia ju ka dhan mbeshtetje duke shkuar kynder krejt qeveris shqiptare duke I mbeshtetur. Kush eshte krimineli ktu, kta apo ai qe fshehet mbas jelekut?

    • Eri: 18/07/2018 21:51

      Bravo ! Komenti me i drejte. Saliu mund te kete gjithe te zezat por keto kane vrare e prere po aq sa Saliu. Realiteti ku jetojme ne nuk ka vend per heronj sepse ato qe zihen e luftojne me njeri tjetrin jane vetem rrugacet e kriminelet per pushtet e para. Edhe ne rastin e Hakljave e njejta gje ka ndodh. Kane sa e sa krime mbi shpine e kane edhe nje pergjegjesi tjeter ate te vjedhjes se bankes ( ku flitet per djersen e punen e mijera qytetareve te Tropojes) pa asnje keqardhje ! Per sa i perket Znj. Zylfije e kuptoj qe gjaku eshte gjak e per motren vllai eshte shpirti vete por ne respekt te shume padrejtesive e jeteve te marre nga vete Haklajt nuk duhej te prononcohej. Atehere ishte kohe tjeter tani besoj njeriu ka nevoj per reflektim ku gaboi !

  • Ben Tironci: 18/07/2018 17:55

    O Moter Haklaj. Nje amanet ke nga Tirona. Te pastreosh nje hale si Berisha.

    Përgjigju
  • shoku: 18/07/2018 17:48

    Po pse tani mbas ekstradimit te Izet Haxhise ti zonje vrasese po tregon cfare te intereson, mos valle Edi te ka premtuar dicka qe ne nuk e dime.Ti je e denuar me burgim te perjetshem per dy vrasje qe nuk kane lidhje me Sali Berishen dhe as vellezerit e tu, ti vete tregove qe vellai yt qelloi nje person kot ne mes te qytetit qe do te thote filluat sherrin te paret me familjen Hoxha dhe nuk kerkuat falje po vrate dhe te tjere.Je me fat qe merr fryme akoma

    Përgjigju
    • Tirona: 18/07/2018 19:40

      Dhe me gjithe se ka vrare(i lumte dora) Suedia i ka dhene azil. Mendo se cfare kafshe eshte Saliu.

    • Babalja: 18/07/2018 18:34

      O loku Edi po te kishte interes qe saliu te futej ne burg, e kish fut me kohe. Mjaftojn vrasjet e 21 janarit!!!!

  • Highlanderi: 18/07/2018 17:38

    O Shota e Hakljajve.Gjej nonje bombe atomike dhe drejtoje tek BERISHA familja kriminale dhe me bastsrde e Shqiperise. Shuaje kete rrace mu***i

    Përgjigju
  • Turi: 18/07/2018 17:07

    Nderim per SHOTE HAKLAJN deri ne perjetesi. SHQIPTARE do vi 1 dite qe do thuhen te vertetat dhe do gjykojn me me ftohtesi njerzit qe jan eksteemiaht te politizuar dhe te pozicionuar ne llogoren e Sali Berishes. Drejtesi ka shume munci qe nuk behet po qe hiatoria do e vere ne vendin qe i takon SHOTES dhe familjes HAKLAJ. Se e beri serbi se saliu kjo pak renci ka tani. RENCISHME ESH QE 1 DOTE HISTORIA DO E NXJERRE QE KETE FAMIJE E KAN SULMUAR KLANE ANTI SHQIPTARE. NDERIME DHE RESPET TRIMAVE TE FISIT HAKLAJ. U PREFSHIN NE PAQE SE SKAN VDEKE SI TRALLETARE PO SI TRIMA DHE SOJE TRIMASH.

    Përgjigju
    • miri kola: 18/07/2018 18:04

      Me c po lexoj une , vrasjet paskan ndodhe kur S. Berisha , nuk ishte as president, as kryeminister dhe pushtetin e kishte totalisht PS.

  • Jani: 18/07/2018 16:52

    Respekt per kete familje

    Përgjigju
  • London: 18/07/2018 16:36

    bravo uroj qe saliu nje ore e me para te zhytet brenda kte meriton ai se vdekja eshte dhurate per te. Habitem si ka akoma njerez qe besojn edhe mbeshtesin kriminelim e Shqipris. Hapni syt o popull boll na ka perdor ai bollll

    Përgjigju
  • Bledi: 18/07/2018 16:23

    Eshte shume e thjeshte te hidhen akuza dhe kunderakuza. Por fakti qe vellezerit tuaj dhe ju personalisht keni vrare me doren tuaj njerez (ti ke vrare Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin) nuk ju jep te drejte morale. Nderkohe, ata qe ju lavderojne per vrasjet e kryera thjesht tregojne prapambetjen e tyre kulturore dhe origjinen e eger. Ti ke marre gjak njerezish ashtu si dhe vellai yt Hamdiu, prandaj eshte me e moralshme dhe burrerore per ju qe te pakten te mos prononcoheni, ne respekt te familjeve te viktimave qe keni shkaktuar. Sali Ram Berisha mund te kete te njejtin mentalitet me ju pasi nga e njejta zone e ka prejardhjen, por faktet jane qe ai nuk eshte akuzuar deri me sot per asnje vrasje te kryer me doren e tij dhe ashtu sic thoni edhe ju, ai ka qene student i shkelqyer i nje periudhe tjeter. Ka perfunduar universitetin me medalje ari, ka kryer studime ne France, ka qene nder kardiologet me te mire shqiptare. Pra, pavaresisht kultures se prapambetur te zones nga vjen, e cila i vlereson vrasjet si 'per nder', ai ka formim intelektual per tu admiruar dhe nuk eshte akuzuar apo faktuar personalisht si vrases. Per kete arsye ai vazhdon te jete i lire, aktiv ne politike, dhe ndryshe nga deshira e shume personave do ta mbylle jeten ne rehati, sepse nuk ka per cfare ti provohen akuzat. Nderkohe ju jeni te detyruar te jetoni pjesen e mbetur te jetes ne arrati. Sidoqofte ju pergezoj qe keni arritur te fitoni bashke me vellain statusin e azilantit ne Suedi duke pasur mbi supe vrasje te kryera. Ja keni hedhur per bukuri atij shteti. Shume persona mund te me shajne por fatkeqsisht kjo eshte e verteta e embel apo e hidhur. France, Korrik 2018

    Përgjigju
    • Ivan i madh: 20/07/2018 09:01

      Nuk do komentojne po me detyrove ti me komentin tend idiot se krimineli Berisha ska vrare me doren e tij po krimet jane bere me urdher te tij. Dhe kokat e mafjes nuk bejne vete vrasje se rine ne hotele luksoze e vila po vrasjet behen me urdher te tyre pse arestohen e denohen nga drejtesia e tyre si rasti i te pa fajshem te tend dhe varmirsit te Shqiperise e kombit shqipetar kriminel Berisha. Gerdecin, 21janarin, vrasjen dhe zhdukjen e R. Hoxhes sulmin me mercenaret e tij mos ke qëne edhe ti ndermjet tyre drejt jugut e shume krime te tjera. Që si lane jo plumbi po rjeta per se gjalli i tij. Prandaj para se te komentosh qartesohu ne disa gjera pasaj komento.

  • Loku: 18/07/2018 15:44

    Po mire o zylfije, Saliu i ka ber te gjitha keto, ju nuk keni vrare farr keshtu, ti ke vrar per vete e nderuar, vellezerit e tu kan vrare, keshtu qe nuk ke moral te flasesh, , te jesh mire

    Përgjigju
  • Vesa: 18/07/2018 15:42

    Jete te gjate dhe te lumtur e dashur!

    Përgjigju
  • Ardi: 18/07/2018 15:13

    Mullah Saliu! Po te vjen fundi? Ha qen a qen, futja vetes tani.

    Përgjigju
  • Tata: 18/07/2018 15:03

    O komentus me emrin TRIM mos je nje nga ata qe ke lyr duart me gjak ne emer te Sali hales Turp per nje njeri normol te marri ne mbrojtje nje kriminel me te tilla permasa .Mos te raft e keqa se pastaj shikoj kysh je .Ki rrespekt per 4 vllazer te vrare nga perbindeshi yt o QIRJOS TRIMI .

    Përgjigju
  • Ilir. Iliriñ: 18/07/2018 13:48

    Je motra e gjithe shqiperise Haklajt jane vellezrit tane bastari sali mit bdrish me te piellet etij do ti cfarose gjyqi i popullit se sic kadashur te ngrere tropojen perjugun ngrkti dhe avjonet ngriti dhe korcen por ushtaret ekorces jalane armet ne mes te qarit dhe iken avjonet i iken ne itali se populli shqipetar eshte nje qe nga kosova deri konispol dhe nuk degjon ca bastare me gjak serd m*ti ju qofte dheu i lehte haklajve

    Përgjigju
  • shqiptari: 18/07/2018 13:08

    kjo familje shqiptare u zhduke vetem se ndimoi UCK DHE LUFTEN PER SHQIPERINE REALE DHE LUFTEN E NUK E PATI ME TERORISTATE SERB SE ATE E FITOI BASHKE ME UCK PO VETME ME ANTISHQIPTARERT E REKRUTUARE DHE PAGUARE NGA UDB APO ME E PAMESHIRSHMJA BIA SERBE TE GJITHE ISHIN E ATO KOMANDO QE MOREN URDHER QE TE SHFAROSNINE KETE FAMILJE QE NUK U BINDEJE SERBEVE DHE TE PAGUARITE NGA SERBIA ZBATUANE URDHRIN SERB SE NDRYSHE ZHDUKESHUN VETE DHE JA SHIFE SI MBRETERONE SERBIA SOTE ME BIJETE E SAJE QE FITUANE LUFTENE NDAJE FAMILJESE SE FUNDITE SHQIPTARE QE JU KUNDERVU ARMIQEVE TE BETUARE TE SHQIPERISE TONE TE MADHE JANE ZOTER NEPERMJETE SERBISE KU PA PUNE VETEM VJEDHINE E SHKATROJNE E VRASINE KETDO QE KUNDERSHTONE FORCATE ANTI SHQIPTARE PRANDAJE I UROI KESAJE FAMILJE JETE E SHENDETE DHE TE RINE ATY KU JANE SE KETA MINJE KETU SI ARINE DOTE PO SERBIA I GODETE ME KEQE SE I KA GODITURE URRIME TE NDERUARE HAKLAJE

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/07/2018 12:17

    Berish te ha mu..n berish eshte një frikacak që rri me antiplum ku shkon edhe në hale .Është rac sllave dhe jo arjane . per të vrar ka paguar të tjeret me parat e popullit. Dukemi që jemi popull injorat përplasim duar akoma për berishën.

    Përgjigju
  • shqiptari: 18/07/2018 11:32

    Te lumte moj fisnike qe mban mbi supe barren e dhimbjes te vellezerve te vrare tinezisht nga ai qe nuk dua tja degjoj emrin,por ke ne balle krenarine e nderin e fisit te madh e te nderuar HAKLAJ.

    Përgjigju
  • Arditi: 18/07/2018 02:36

    Moter do te kisha deshire te te njhja sepse per guximin qe ke marre ti meriton te krahasohesh me shume trimeresha si Nora e Kelmendit Shote Galica etj. Ta dish mire se krimet qe ka bere Sali Krimineli nuk kane te krahasuar. Edhe ne arkivol te jete ky kriminel prape eshte i rrezikshem.

    Përgjigju
  • Shqipetari: 18/07/2018 00:02

    Moter Zylfije U qofte i lehte dheu mbi Eshtrat e vellezerve te tu nga krimineli me i madh i te gjitha koherave duke ja kaliar dhe Enverit Sahli Ram Berishovic Haku i vellezerve te tu qe u vrane barbarisht ne moshe te re nga dora e Sahliut ju mort haka ndaj tij Serbes Liri djalit Shkelzen vajzes Pullkuqe niper dhe mbesa te zhduken kjo fare e keqe e njerezimit jo me drejtesi se ska drejtesi moter por me Kanun

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 17/07/2018 23:25

    Berisha ka me vra prap. Ka me shujt tan Tropojen e Shqipnin. A asht rrace paster gjakovare si Arjanet ne Gjermani.

    Përgjigju
  • Babalja: 17/07/2018 23:19

    Po i doli ne shteg salehu kesaj burrneshe, kjo ja pret bileten per tek te shumtit!!! As antiplumbi nuk i ben derman, se kjo ja jep plumbin ne lule te ballit. Dhe jo si pöehra e vicidolit qe te gjithe viktimat i ka vrare mbas shpine.

    Përgjigju
  • Iliri: 17/07/2018 23:06

    Respekt per kete Familie dhe djemte trima te saj

    Përgjigju
  • Tata: 17/07/2018 21:44

    Ju ndihmofte zoti ne lehtesimin e dhimbjes me humbjen e 4 vellezrave nga KUCEDRA E MALIT TE GJAKOVES SALI RAM MUTI .ISHALLA JU A BEN ZOTI MARE TA RREMBENI KETE KUCEDER DHE TI LESHONI QEN E TERBUAR NGA 10 MINUTA NE DITE .

    Përgjigju
    • Trimi: 18/07/2018 14:21

      Sala eshte nje hero i shqiptarve eshte baba i kombit shqiptar nje demokrat i vertete qe lidhi shqiprin me boten

    • Fshatari: 18/07/2018 13:35

      Bashke me familjart e berishes