Rregullat e arta për të pasur këmbë të bukura dhe perfekte

Rregullat e arta për të pasur këmbë të bukura dhe perfekte

Foto ilustruese

Gjatë rritjes pësojmë edhe ndryshime, si në fizik ashtu edhe në shëndet. Por duhet gjithmonë të kemi kujdes për veten dhe sidomos për këmbët.

Në këtë artikull do të rendisim disa mënyra për të pasur këmbë të çlodhura dhe perfekte.

Kur nyjet e këmbëve rriten mund të shfaqen edhe disa kapilarë gjaku, dhe pikë së pari duhet të kosultohemi me mjekun përkatës.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të përdorur produktet natyrore dhe kozmetike të përshtatshme, mëngjes dhe mbrëmje, pas dushit. Një kujdes i mirë është edhe një banjo me kripë në vaskë.

Kur jemi me pushime është një zakon i mirë të bëjmë shëtitje në fshat ose në det duke marrë frymë thellë në mënyrë që të oksigjenojmë indet.

Duhet të kemi pushime nga puna për të çliruar toksinat të cilat prodhohen nga stresi dhe predispozon mosbalancime hormonale.

Nuk duhet tepruar me kafe dhe çokollatën apo me pije të gazuara dhe me sheqer. Merrni të paktën 1.5 litra ujë në ditë.

Duhet të ushqehemi me dietë frutash dhe perimesh të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat është mirë që të gatuhen në mënyrë të shpejtë, në skarë ose me avull.

Ata që ndjekin një dietë të rreptë për të humbur peshë duhet të përdorin ushqime që të zevendësojnë  proteinat e humbura, pra duhet të përdorin ushqime që përmbajnë kalium, magnez etj.

Një këshillë të fundit por jo më pak të rëndësishmë është edhe veshja të cilën duhet ta përdorim. Këshillohet të mos vishen pantallona të ngushta që bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe nuk lejojnë depërtimin e ajrit në lëkurë dhe duhen të përdoren këpucë të rehatshme e të përshtatshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)