Rusia dhe Beogradi kanë mobilizuar spiunë dhe pseudohistorianë, thonë se shqiptarët janë serbë!

Rusia dhe Beogradi kanë mobilizuar spiunë dhe pseudohistorianë, thonë se shqiptarët janë serbë!

Avokati Spartak Ngjela

Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës. Nëse do t'i qajë Putini këta të korruptuar, le të fillojë të qajë që tani.

Nëse mallëngjehet Beogradi ekstrem që ëndërron Kosovën, le ta vijojë mallëngjimin, Kosova është e shqiptarëve dhe ajo e ka fituar lirinë me gjakun e bijve të saj dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikane; me brilancën e presidentit Amerikën Bill Klinton dhe me të gjitha ushtritë e NATO-s

Kaq pa mend janë këta pushtuesë që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër?

Nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut; thonë që kosovarët nuk janë shqiptarë por kosovarë, domethënë që janë serbë që dinë dhe shqip; dhe lloj lloj turpesh të tjera, por që nuk ua var më askush as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Po lodhen kot...

Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me genocid antishqiptar që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptate të pushtuara; tani janë drejt fundit.

Është e pamundur që një histori e nisur keq kundër një populli të mbarojë keq, kur ai popull me heroizëm i ka mbijetuar një historie me tmerr genocidial në dy shekuj rresht kundër tij.

Ja këtë nuk dinë as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime.
Të gjithë të humbur janë. 
Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t'i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Koha nuk i pranon më. Shinë një shekull në shpinë të shqiptarëve me paratë e Beogradit, Athinës dhe Moskës. Tani nuk kanë më asnjë forcë, se janë pa fare peshë në opinionin publik të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 09/04/2018 18:03

    RESPEKTE për Avokatin e famshëm NGJELA , që po ju Çjerr maskën HAJDUTÊVE dhe AntiShqiptarëve të Politikës Lavire 27 Vjeçare ! MALLKUAR qofshi qê të gjithê ju HAJDUTË Malukatë që keni Qeverisur Shqipërinë këto 28 Vjet. Vafshi në FERR dhe DJALL që të gjithë! Paratë e VJEDHURA i bëfshi ILAÇE KANCERI dhe TUMORI për Familjet dhe Fëmijët tuaj ishalla O ZOT i madh . Falenderime pamasë për SPARTAK NGJELËN që po lufton me HAJDUTÊT DOBIÇA të Politikës 27 Vjeçare ( si të djathtë dhe të majtë ) ! Nê GOP të Sëmës vafshin këta HAJDUTË Fundërrina .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës