SHBA, Trump rrit me 25% tarifat e mallrave kineze

SHBA, Trump rrit me 25% tarifat e mallrave kineze

Mallra kineze

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj importeve kineze me një vlerë prej dhjetëra miliardë dollarë. Vendimi shkaktoi një hakmarrje të menjëhershme të Pekinit, duke i sjellë dy ekonomitë më të mëdha në botë, në prag të një lufte të përgjithshme tregtare.

Trump, duke përmbushur premtimin që kishte bërë për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane nga vjedhja, paralajmëroi se do të vendoste tarifa shtesë nëse Kina kundërpërgjigjej me masa hakmarrëse ndaj mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Të paktën fillimisht, tarifat e reja nuk do të arrijnë totalin prej 50 miliardë dollarësh, shumë me të cilën kishte kërcënuar në muajin mars Shtëpia e Bardhë.

Përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lighthizer tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë mbledhjen e detyrimeve për 818 mallra kineze me vlerë 34 miliardë dollarë duke nisur nga 6 korriku.

Raundi i dytë, me një vlerë prej 16 miliardë dollarësh për 284 mallra që importohen nga Kina, që do ta çonin totalin në 50 miliardë dollarë, pritet t'i nënshtrohet një procesi shtesë shqyrtimi dhe diskutimi publik, sipas zyrës së përfaqësuesit tregtar amerikan.

"Shtetet e Bashkuara nuk mund të tolerojnë humbjen e teknologjisë dhe pronës intelektuale përmes praktikave të padrejta ekonomike" tha Trump në deklaratë.

Sipas tij "tarifat janë thelbësore për të parandaluar transferimet e mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, gjë që do të garantojë mbrojtje për vendet e punës në Amerikë".

Kina u përgjigj menjëherë, duke njoftuar vendosjen e tarifa "të barabarta" për produktet amerikane.

"Do të fillojmë menjëherë masat e vendosjes së tarifave, në shkallë dhe forcë të barabartë" thuhej në një deklaratë të Ministrisë kineze e Tregtisë publikuar në faqen zyrtare të saj. Në deklaratë u bëhej gjithashtu thirrje vendeve të tjera të "ndërmarrin veprime kolektive" kundër asaj që cilësohej si "sjellje e vjetëruar dhe e prapambetur".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)