Shifrat/ Deputetët kosovarë shpenzime marramendëse në udhëtime zyrtare
Udhëtimet zyrtare të deputetëve të Kosovës, buxhetit shtetëror po i kushtojnë shumë. Për vetëm tre muajt e fundit të vitit të kaluar, 38 deputetë të Kuvendit kanë shpenzuar 39 mijë e 447 euro në 53 udhëtime që kanë realizuar jashtë Kosovës.
Kuvendi i Kosovës
Udhëtimet zyrtare të deputetëve të Kosovës, buxhetit shtetëror po i kushtojnë shumë. Për vetëm tre muajt e fundit të vitit të kaluar, 38 deputetë të Kuvendit kanë shpenzuar 39 mijë e 447 euro në 53 udhëtime që kanë realizuar jashtë Kosovës.
Këto shifra janë bërë të ditura përmes platformës “Vota. Ime” të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron Kuvendin dhe pasqyrat financiare të tij.
“Në bazë të raportit vjetor financiar për vitin 2017 të cilën Kuvendi e ka miratuar në maj të këtij viti, për tre muajt e fundit të vitit 2017 (tetor – dhjetor) nga 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, 38 prej tyre kanë realizuar udhëtime zyrtare jashtë vendit. Në total, deputetët për këtë periudhë kohore kanë realizuar 53 udhëtime jashtë vendit të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 39,447 euro, bëhet e ditur në publikimin e këtij institucioni, raporton “Zëri.Info”.
Por, pjesa më e madhe e buxhetit janë shpenzuar për bileta të udhëtimit e mëditje. 39 mijë e 447 euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimit ndërsa për mëditje 14 mijë e 834, respektivisht 13 mijë e 777. Për akomodim në vendet që kanë frekuentuar janë shpenzuar 9 mijë e 174 euro, ndërsa 1 mijë e 662 euro për shpenzime tjera të cilat thuhet se nuk janë specifikuar për çka janë realizuar.
Kemi parasysh se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoj vendime për shkak të mos prezencës së deputetëve në sallë. Madje, kishte prej tyre që nënshkruheshin në listën e evidencave vetëm sa për të marrë mëditje.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 766
Lajme të tjera
-
Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve
30 Tetor 2023, 16:31
-
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër Serbisë, Bardhi: Ta harmonizohet me Parlamentin tonë, propozoj mocion me debat për këtë çështje
28 Shtator 2023, 15:33
-
Kuvendi Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca, një të rregullt e një të jashtëzakonshme
14 Shtator 2023, 10:00
-
Mblidhet kuvendi i Kosovës, deputetët e PDK-së ikin nga seanca
27 Korrik 2023, 15:07
-
Zëvendës-kryefrikacaku i Kosovës
14 Korrik 2023, 22:21
-
Rastet e përleshjeve të mëdha në Kuvendin e Kosovës
14 Korrik 2023, 17:36
-
Përleshja në Kuvendin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së: Një ministër i Albinit ka thënë se veç nëse vriten nja 20 shqiptarë, më kthehet humori
14 Korrik 2023, 11:04
-
Si çoi emri i Milan Radoiçiçit, nënkryetarit të Listës Serbe, në përleshje fizike në Kuvend?
13 Korrik 2023, 17:35
-
Opozita në Kosovë akuza Albin Kurtit: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
6 Prill 2023, 15:10
-
Rritet paga e kryeministrit dhe zyrtarëve publikë të Kosovës, BE e pakënaqur me miratimin e projektligjeve
23 Dhjetor 2022, 14:31
-
‘Kuvendi i shqiptarisë’, për dy vende që mund të bëhen një
27 Nëntor 2022, 22:21
-
Mero Baze: Si Kuvendi i Përbashkët ‘zboi’ Sali Berishën nga salla
27 Nëntor 2022, 20:10