Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër Serbisë, Bardhi: Ta harmonizohet me Parlamentin tonë, propozoj mocion me debat për këtë çështje

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër Serbisë, Bardhi: Ta harmonizohet me Parlamentin tonë, propozoj mocion me debat për këtë çështje

Gazment Bardhi

Opozita ka reaguar gjithashtu e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Nisur nga miratimi i rezolutës kundër Serbisë në Kuvendin e Kosovës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka propozuar që edhe Kuvendi i Shqipërisë të harmonizohet me atë të Kosovës, lidhur me këtë çështje.

Bardhi propozoi edhe një mocion me debat në seancën e ardhshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kuvendi i Shqipërisë të harmonizojë qëndrimin me Kuvendin e Kosovës”/ Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi propozon miratimin e një Rezolute

Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë, lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

Reagime pati edhe nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila bëri thirrje që të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës të vendosura si sanksione nga BE.

Ndërsa çifti Berisha-Meta e kanë cilësuar si të papranueshme, gjuhën e kryeministrit Rama ditën e sotme në konferencën me gazetarët.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku duket qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës.

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Vrasja e policit në Kosovë, Tabaku: BE të heqë penalizimet e padrejta për Prishtinën zyrtare

1695291702_tabaku.jpg

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës.

Tabaku bën thirrje që BE-ja të heqë penalizimet për Prishtinën zyrtare

“Mësimet nga akti terrorist në Kosovë!

Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë me votë unanime për një hetim ndërkombëtar të krimeve të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Një veprim realisht për t’u përshëndetur pasi hedh dritë mbi gjendjen dhe situatën e nderë në Kosovë.

Akti terrorist që i morri jetën një polici ishte iluminues për shumëkënd që nuk e ka të qartë rrezikun e përditshëm që kalon Kosova. Por, mbi të gjitha ndriçoi edhe mendjet e mbyllura të qeveritarëve në Shqipëri që të dehur nga suksesi nuk e kanë kuptuar ende që nuk mund të jenë si agresori dhe ai që goditet,  bashkëfajtorë.

Aq më tepër kur provat tregojnë për një arsenal të madh armësh dhe forca të mirëstërvitura që kanë shkuar në territorin e një repulike të pavarur për të destabilizuar dhe krijuar trazira. Sidomos në kushtet e sotme që ndodhet Europa, e cila po përballet me një agresion të pajustifikuar dhe kriminal në Ukrainë.

Një konflikt që duhet të na orientojë nga dialogu por që fatkeqësisht disa syresh i orienton nga sjellje tërësisht të papërgjegjshme e të pakonceptueshme për një vend në proces anëtarësimi.

Kjo mendësi agresore dhe këmbëngulja se dhuna është mjeti i vetëm duhet të na japë të kuptojë se dialogu duhet të rikthehet por me kushte realisht të tjera dhe me një prioritet tjetër.

Që kjo të ndodhë duhet patjetër që BE të heqë të gjitha penalizimet e padrejta per Kosovën e cila megjithëse ka pranuar përherë të jetë në kushte të apdëshiruara për të në tavolinë nuk ka kërkuar kurrë që të zëvendësojë dialogun me dhunë apo destabilizim të rajonit.

Koha është e veprimit dhe jo fjalëve!”- shkruan Tabaku.

Ora 16:20
Deklaratat e Ramës për veriun e Kosovës, Meta: Dënoj paralelizmin që i bën me situatën në Donbas! Të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

1695729713_ilirmeta.JPG

Ish presidenti, Ilir Meta ka kundërshtuar fjalën e kryeministrit Rama në konferencën e sotme në komunikimin me gazetarët. Meta e akuzon kryeministrin se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Dënoj me forcë deklaratat e kryeministrit Rama dhe paralelizmat që ai bën për Veriun e Kosovës me situatën në Donbas.

Gjendja shumë e rënduar në Veriun e Kosovës është  administruar me profesionalizmin më të lartë nga policia dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Ne mbështesim plotësisht autoritetet kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilat po ushtrojnë të drejtat e tyre në ruajtje të rendit publik, territorit dhe sovranitetit të vendit.

Kërkesa e Ramës për vendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it është thjesht përsëritje e mesazheve dhe tezave të Vuçiçit, për ta konsideruar Veriun e Kosovës një konflikt të ngrirë, duke i bërë shërbim projektit Serb të ndarjes së Kosovës, ndërkohë që Republika e Kosovës është sot një shtet i pavarur, demokratik, multietnik, i njohur në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

Detyra e tij kushtetuese dhe përgjegjësia e tij është që të dënonte rreptë agresorët dhe provokuesit serbë dhe t'i kërkonte Serbisë njohjen e Kosovës, si dhe nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.”- thotë Meta.

Ora 14:48
Berisha: Kërkesa e Ramës që në komunat e veriut të Kosovës të vendosur KFOR-i, djallëzore, kërkon të ndajë Kosovën

1695905460_534b9e9831364096be2f254918c9a385.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar deklaratat e Ramës për veriun e Kosovës. Sipas tij, Rama po kërkon të ndajë Kosovën.

“Tezat e padronit dhe shtoj në këtë mënyrë, akuzat ndaj Kosovës, udhëheqjes së saj në problematikën e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Edi Rama kërkoi sot fjalë për fjalë siç kërkoi Beogradi dhe mashtroi shqiptarët dhe publikun se gjoja ka kërkuar Prishtina që komunat e veriut të Kosovës të vendoset KFOR-i. Njësitë ushtarake të KFOR-it si njësi të NATO-s, kanë përgjegjësi ndërkombëtare për garantimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së saj.

Qeveria e Kosovës në radhë të parë dhe partnerët ndërkombëtar nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç dhe argatin e tij në Tiranë. Ata mendojnë dhe besojnë se, përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia. Ajo është linja e parë në garantimin e rendit dhe luftën ndaj kriminalitetit, në të gjithë territorin pa përjashtuar asnjë zonë.

Natyrisht në çdo rast ajo bashkëpunon dhe duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, sa herë që ti paraqitet nevoja.

Por kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Këtë projekt Edi Rama për Komunat e Veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë.

Ndaj dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës që shkon fund e krye në përputhje me kërkesat e Beodradit.”- thotë Rama.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja