POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shifrat që rrëzojnë opozitën/ Si u ‘përgjak’ Shkodra kur Basha ishte Ministër i Punëve të Brendshme (Tabelat)

Lulzim Basha

“Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çojme prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë”

Kështu e përshkruan PD situatën në Shkodër, pas vrasjeve të ndodhura të ditëve të fundit.

Por sentenca e kësaj deklarate bie poshtë nga shifrat e bëra publike ne Policia e Shtetit.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha.

Puna e Bashës në krye të punëve të brendshme rezultoi me humbje të madhe të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit, ndërsa lufta ndaj krimit e bandave ishte ne nivele të ulëta.

Në grafikun e bërë publik vihet re se në vitet 2008-2010-2012, kohë kur kreu i opozitës drejtonte Ministrinë e Brendshme, shifrat e vrasjeve ishin në nivele alarmante dhe strukturat e shtetit ishin krejtësisht inkompetente për të garantuar jetën e qytetarëve.

Konkretisht: Qarku Shkodër, të cilin Basha e ka bërë pjesë të propagandës së tij, ka përjetuar gjatë qeverisjes së demokratëve vitet më të përgjakura në historinë e saj.

Në vitet 2008, 2010 e 2012, Shkodra regjistroi numrin më të madh të vrasjeve të ndodhura./ LEXO.al


d.ba./ma.nd.
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 04/09/2018 08:13

    Kete vend e rregullon vetem te ngrihet nga varri shoku Enver.

    Përgjigju