Shitet gazeta MAPO, e blen kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini

Shitet gazeta MAPO, e blen kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini

Beqir Nuredini

Themeluesi i gazetës “Mapo”, Henri Çili, ka njoftuar shitjen e kësaj gazete dhe të gjitha botimeve që mbajnë logon MAPO. “Nga sot gazeta MAPO dhe botimet e tjera MAPO shkojnë drejt një projekti të ri menaxherial, drejt një forme të re të organizimit juridik dhe sigurisht drejt një pronësie të re” shkruan Cili përmes një editoriali botuar sot.

Shqiptarja.com ka mësuar se blerësi i gazetës MAPO në print, online dhe të gjitha botimeve të tjera MAPO pritet të bëhet, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, pronar i kompanisë së reklamave Univers. Nuredini është i zgjedhur nën siglën e PDIU. Vitin e shkuar atij iu bllokua pasaporta për efekt të hetimeve të nisura për tjetërsimit të pronave në zonën e Spillesë në kuadër të aksionit policor të koduar ““Ranishjta 2“.

Një burim pranë negociatave të kësaj shitje i tha Shqiptarja.com se interesimi i Beqir Nuredinit për të blerë botimet MAPO ka lindur disa muaj më parë. Për këtë ai pajtoi një kompani auditi ndërkombëtare, e cila bëri një vlerësim paraprak të situatës financiare gazetës dhe botimeve të tjera MAPO. Vetë Beqir Nuredini i kontaktuar, nga Shqiptarja.com nuk i mohoi tratativat për të blerë gazetën MAPO por tha se transaksioni final i blerjes nuk ka përfunduar ende.

Të dhënat e para për blerjen e MAPO sugjerojnë se shuma që Nuredini është i gatshëm të paguajë është mbi 400.000 euro. Është e paqartë përse Beqir Nuredini, ka zgjedhur të investojë, në median e shkruar në një kohë kur shitjet e gazetave në Shqipëri sikurse edhe në shumë vende të Europës, përballë zhvillimeve të mediave dixhitale vitet e fudit ka pësuar një rënie drastike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 08/01/2019 05:07

    Nga i gjeti ky mbi 400 000 mije euro,apo dhe ketij ja la mami...

    Përgjigju
    • Mehmet Said Muhedini, Çam: 28/02/2020 08:55

      E ka blere Shpetim Idrizi dhe nxjerr kete Hajdutin e Rrogozhines, sikur e blen Ai. Shuma finale 500.000 EURO dhe Kjo Gazete (MAPO) e sajuar nga nje prej monstra Mediatike, Henri [Naim] Çili, katundari me "Doktorature" (O ZOT, KU PERFUNDOI DOKTORATURA SHQIPTARE EDHE NE DORE TE KATUNDAREVE E MALOKEVE...), nje filo-Berishist (Fashist gjoja Liberal). Gazeta MAPO eshte blere per te goditur ekstremisht e totalisht Edi Ramen dhe Mazhorancen PS, pasi Shpetim Idrizi nuk doli Deputet ngaqe edhe kur u rinumruan Votat ne nje prej Zonave filo-Çame te Tiranes, rezultoi humbes dhe vjedhes Votash ne disa kuti.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS