‘Dyshohet se ishte dënuar në Itali si tutor prostitutash’, shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit, emërohet zëvendësuesi

‘Dyshohet se ishte dënuar në Itali si tutor prostitutash’, shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit, emërohet zëvendësuesi

Besnik Kaptelli

PEQIN- Shefi i policisë së burgut të Peqinit, Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra me motivacionin se është i papërshtatshëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryekomisari është shkarkuar para tre ditësh, pasi dyshohet se ka qënë i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Torinos për shfrytëzim prositucioni.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe nga ana e të burgosurve ka pasur ankesa të shumta lidhur me Kaptellin, të cilin e kanë akuzuar edhe per marrje ryshfeti.

Kaptelli ka qënë pjesë e burgjeve që në kohën kur në burgun e Peqinit u fut pajsia përgjuese IMSI catcher.

Në vendin e tij është emëruar Faik Basha, i cili ka mbaruar studimet e larta në akademinë 'Skënderbej' mbajtur disa detyra të larta. Ai ka qënë pjesë në disa misione paqeruajtëse jashtë Shqipërisë dhe ka qënë anëtar i forcave RENEA. 

Basha është gjithashtu i afërm i Ibrahim Bashës, efektivit të forcave RENEA që humbi jetën në Lazarat gjatë operacionit për goditjen e gupeve kriminale.

Faik Basha

Faik Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 23/12/2018 23:03

    Hahaha ky ngatëroi të burgosurit me kurvat e rrugës, me që atyre ju kërkonte lekët cdo natë që punonin në rrugë, ky harroi dhe ju kërkonte lek dhe të burgosurve, por këtyre në sensin e kundërt pët ti nxjer në rrugë me leje

    Përgjigju
  • Robi: 23/12/2018 17:24

    Po drejtori i ishte Durrës i dënuar me 2 vjet burg dhe bëri 8 muaj burg në Durrës pastaj bleu drejtësinë dhe doli i pafajshëm si bëhet që është akoma drejtor një hajdut ordiner që e njeh gjithë kolektivi ishte se kush eshte

    Përgjigju
    • Raul: 23/12/2018 21:05

      Ky duhet të jetë drejtori i oshe me sa shihet se ai ka bërë burg per vjedhje dhe është prej 8 vitesh akoma drejtor

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë? Përgjigjet Bes Kallaku

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë? Përgjigjet Bes Kallaku