POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

3 ditë i zhdukur, 44-vjeçari nga Vau i Dejës telefonon familjen pas lajmit në media: Jam në Greqi!

Foto ilustruese

SHKODER - 44-vjeçari Petrit Zajeti, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej datës 31 gusht nga familjarët në polici, ka telefonuar ditën e sotme të afërmit duke bërë të ditur se ndodhet në Greqi. Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tij edhe në media.

Ndërkohë edhe vetë familjarët e 44-vjeçarit nga zona Fshat i Ri, ishin alarmuar për largimin e tij nga banesa pa asnjë njoftim para 3 ditësh dhe për këtë arsye kishin bërë denoncim në policinë e Vaut të Dejës. Zhdukja e 44-vjeçarit kishte alarmuar familjen për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në Shkodër. Para 10 ditësh po në Shkodër u zhdukën dy persona të tjerë dajë dhe nip, Gëzim Hysa dhe Agron Mollaj dhe deri tani për ta nuk ka asnjë gjurmë.

Ndërsa një ditë më parë po në Shkodër, u ekzekutua me armë zjarri kallashnikov, biznesmeni 30-vjeçar, Arjan Ferracaku

l.q.
Komento

Komente

  • capone: 03/09/2018 14:07

    cfare thoni o popull, ke te arrestojne, po te gjithe jane te zhytur me krimin, fillojme nga kryeministri edhe mbarojme te kryeplaku i fshatit.

    Përgjigju
  • Ilo: 02/09/2018 18:49

    Keto duket se behen me bekimin e shtetit nuk ka mundesi edhe ne 97 kur nuk kishte shtet nuk ndodhte keshtu.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/09/2018 17:01

    Cfare ben ministri i brendshem? Po kryeministri? Situata eshte tipike mafioze, njeri klan do te marre drejtimin e qytetit. Shteti eshte inegzistent,futni ushtrine per cfare e mbani? Per te bere xhiro Xhacka me helikopter apo per te pastruar plehrat. Arestoni kokat e krimit sepse dihet kush jane, sekuestrojini dhe bllokojini pasurine. Ne situata te jashtezakonshme edhe pergjigjia e shtetit duhet te jete e jashtezakonshme.

    Përgjigju