Shkolla e Gorricës pa standarde, mësuesja: Po largohen fëmijët nga kushtet e vështira

Shkolla e fshatit Gorricë në Këlcyrë është kthyer në makth për fëmijët e kësaj zone.Brenda gjenden dy klasa të sistemit 9-të vjecar dhe një parashkollor. Në një prej klasave nuk zhvillohet fare mësim për shkak të kushteve aspak normale, ndërsa në dy të tjerat mësimi kryhet si në mesjetë.

Në ditë me shi, nxitojnë të rrëmbejnë enë të ndryshme për ti vendosur nëpër klasë dhe shmangin bankat për t’i shpëtuar pikave të shiut. Në kohë të thatë, ata i tremben gjarpërinjve që dalin nga vrimat e dyshemesë, e cila është e hapur në çdo pjesë të saj.

Shkolla ka pasur 15 fëmijë, por sot numëron vetëm 5 në sistemin fillor dhe atë parashkollor dhe po kaq në sistemin 9 vjecar. Prindërit të frikësuar nga kjo situatë, e kanë parë të udhës që më mirë të mos t’i çojnë fëmijët në shkollë pasi ndihen të rrezikuar.Të gjendur përballë kësaj situate, mësueset e parashkollorit kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate:

Punojmë në kushte  shumë të vështira, kur bie shiu futet i gjithë brenda dhe pikon çatia, soba ndodhet në shi. Na ndihmon dhe fshati me dru, zjarr. Ka 10 vjet që kam ardhur këtu dhe deri tani përveç premtimeve nuk është bërë gjë tjetër. Po largohen fëmijët nga kushtet e vështira. 

Mësuesja e shkollës në Gorricë

Fshati Gorricë gjendet në lindje të Këlcyrës dhe në të jetojnë 300 banorë. Por përballë kushteve të tilla ku fëmijët nuk kanë mundësi shkollimi, edhe ata pak banorë të mbetur po detyrohen të migrojnë në zona të tjera, duke braktisur fshatrat e tyre mijëravjeçar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë