‘Shokët më shajnë zhuls’, Samir Mane u realizon ëndrrën fëmijëve të zhytur në varfëri (Video)

‘Shokët më shajnë zhuls’, Samir Mane u realizon ëndrrën fëmijëve të zhytur në varfëri (Video)

Djali i familjes Shima

Familja Shima është një nga familjet më të varfra në vend. E përbërë nga dy prindërit dhe tre djem, kjo familje rrëfeu para kamerës të gjitha peripecitë që u ishte dashur të kalonin në jetë.

Gjithçka u transmetua në emisionin “Stop”, dhe familja Shima më në fund gjeti zgjidhje. Samir Mane presidenti dhe themeluesi i grupit “Balfin” është ofruar të ndërtojë shtëpinë e kësaj familjeje dhe se do t’i ndihmojë me çfarëdo që iu nevojitet, si punësim për kryefamiljarin dhe mjete shkollore për fëmijët.

Përveç varfërisë, tre djemtë e vegjël rrëfyen edhe bullizmin që përjetonin në shkolla. “Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq,”- rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

Shikojeni momentin në videon e mëposhtme pas minutës së 05:00

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 24/03/2019 02:47

    Kjo nuk eshte zgjidhje SHTETI I MASKARENJEVE TE ED RAMES DUHET TEPERCAKTOJE ME LIGJ MINIMUMIN E TE ARDHURAVE PER TE JETUAR TE SHQIPETAREVE EPARA DHE E DYTA NJERZIT E PASUR PERDORIN MENYRA NGA ME TE CUDITESHME TE PASTRIMIT TE PARAVE NEN PRETEKSIN E NDIHMAVE

    Përgjigju
  • Golja: 28/09/2018 22:02

    Për këtë mirësi qe beri Zamir Mania, uroj qe zoti tha shpërblejë tek familja dje njerzit qe do. Nuk kam pasur ndonje respekt për ate si biznesmen por këtë gjest te tijin e vlerësoj shumë. Uroj te gjeje kohe dhe të bëhet një tregues i mirë për kategorinë e njerëzve të pasur qe ndihmojne njerezit e varfër qe kerkojne te ushqehen.

    Përgjigju
  • Maks: 28/09/2018 20:31

    Hallall te qoft saimir mane dhe turpi i mbuloft kesaj mesuese dhe prinderit e femijve qe keqtrajtonin keta femij dhe familjen e tyre qe jo per faji e tyre jan te varfer

    Përgjigju
  • redi: 28/09/2018 17:42

    Saimir Mane te dhante zoti shendet, me filanripine tende , qe ke ndihmuar ne dhjetra familje te varfera . Te kesh para dhe te ndihmosh eshte gjeja me humanitare dhe me fisnike . Sa per mesuesen raciste dhe pa kulture pedagogjike , e treguar me sjelljen kunder femijes fukara te merret mase, per perjashtim nga sistemi arsimor . Sjellja e saj ,eshte e papajtueshme me ate qe kerkon figura e dashur e mesueses

    Përgjigju
  • CaBone: 28/09/2018 17:32

    Hallall ta beft zoti Z. Mane.

    Përgjigju
  • Meri: 28/09/2018 16:30

    Bravo Samir Mane! Kushdo qe ka mundesi le t'i ndihmoje shqiptaret ne nevoje! E kemi per detyre te gjithe te ndihmojme kush ka me shume nevoje. Te gjithe jemi shqiptare dhe Shqiperia duhet tu dale zot shqiptareve kudo qe jane, ne cdo cep te botes! Suksese te metejshme z. Mane!

    Përgjigju
  • Genti: 28/09/2018 16:25

    Zoti e bekofte Samir Manen, paste veq te mira e lumturi ne jet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore