Shpërndante marijuanë dhe heroinë në shkolla, arrestohet i ish-dënuari për vrasje në Durrës

Shpërndante marijuanë dhe heroinë në shkolla, arrestohet i ish-dënuari për vrasje në Durrës

Foto Ilustruese

DURRËS- Është finalizuar operacioni policor "Fusha e Rërës" për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.

Në pranga ka rënë 46 vjeçari, Ardian Llana,  i dënuar edhe më parë për "Vrasje me dashje".

Gjatë kontrollit, Llanës  iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine).

Njoftimi i policisë:

Durrës, Finalizohet operacioni policor "Fusha e Rërës"

Operacion nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës. Operacioni në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla. Sekuestrohet heroinë dhe cannabis sattiva. Në pranga një 46 vjeçar i dënuar më parë për "Vrasje me dashje"

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan - Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave. Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar "Fusha e Rërës" ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine). Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë