Shuhet zjarri në Pyllin e Semanit, digjen 20 hektarë shkurre, bar dhe pisha

Shuhet zjarri në Pyllin e Semanit, digjen 20 hektarë shkurre, bar dhe pisha

Foto ilustruese

Fier-Pas 2 ditësh aksion për të shuar flakët, është fikur tashmë zjarri në Pyllin e Semanit. Komandanti i zjarrfikësve, Zija Hyka në një prononcim për Report Tv ka thënë se zjarri është shuar, ndërsa janë djegur 20 hektarë me shkurre, bar dhe dhjetëra pisha.

"Zjarri është fikur. 20 hektarë janë djegur, por kanë qenë shkurre, bar dhe disa pisha. Zjarri nuk arriti në zonën e kurorës me pisha falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë."- u shpreh Zija Hyka. 

Në këtë aksion për fikjen e flakëve morën pjesë 4 zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter i  Forcave të Armatosura. Zjarri ra në zonën e pyllit të Semanit, por fatmirësisht nuk arriti në zonën e kurorës me pisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti