Si shpërthyen socialistët në të qeshura kur Basha tha se opozita po lobonte për negociatat/Video-detaj

Krahas momenteve të tensionit, kur Lulzim Basha bllokoi foltoren e Kuvendi, seanca e sotme u shoqërua edhe nga çaste humori. Basha tha se opozita ka insistuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, por kjo deklaratë e tij përfshiu nga të qeshurat  radhët e maxhorancës në sallën e Kuvendit. 

Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s’do ishte insistimi jonë si opozitë. (Salla e Kuvendit përfshihet nga të qeshurat).

Lulzim Basha

As kryeministri Edi Rama nuk e mbajti dot të qeshurën, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla replikoi me kryedemokratin.

Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alniku: 21/06/2018 16:05

    Nuk kam fjalë mjer Shqipëria për opozitën që ka BABALE Parti✌

    Përgjigju
  • Ben Tironc: 21/06/2018 14:35

    Rastesi eshte qe te gjithe ju fillon emri me B.Konkretisht Berishe , Bashe ,Babale,BY*the...kesaj i thone mender..

    Përgjigju
  • Donela: 21/06/2018 14:32

    Me i pacipe e i pafytyre qenke ti Luli kete tashme te gjithe e dine mire,je me keq se Babalja.

    Përgjigju
  • Roza: 21/06/2018 14:13

    Te lumte o Taulant Balla, keshtu e duan Babalet. Dite e nate Basha e Saliu po bejne te pamunduren te nxijne Shqiperine por Ja qe Erion Veliaj u vleresuar me I miri. Probleme ka sigurisht por Rama ka arritur shume suksese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital