S’lejohet më përdorimi i qeseve plastike, ja gjoba nëse shkelni vendimin

Që nga data 1 është i ndaluar rreptësisht përdorimi i qeseve plastike. Përdorësuesit e tyre do të penalizohen, si dhe do të merren masa për prodhuesit.

Çdo biznes që përdor këto qese pasi ka përfunduar afati, rrezikon të gjobitet me gjoba që variojnë 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i qeverisë parashikon që në treg të hidhen qeset e riciklueshme, që janë nën kontrollin e ministrisë dhe do të prodhohen kundrejt një pagese.

Kontrollet për shkeljen e vendimit i janë lenë në dorë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha dy muaj më parë kur doli vendimi se si qytetarët ashtu edhe bizneset duhet t’i bashkohen nismës.

 “Vendimi kërkon masa drastike, kërkon që 2 muaj pas hyrjes në fuqi, të mos ketë më përdorim të qeseve plastike, masa e gjobës është e një niveli të konsiderueshëm nga 10 milionë deri në 15 milionë lekë të vjetra kushdo përdorues apo prodhues i këtyre qeseve plastike”, deklaroi ministri.

Shqiptarja.com risjell vendimin e qeverisë për qeset plastike që do të lejohen të përdoren nga bizneset dhe qytetarët.

VENDIMI, QESET QE DO LEJOHEN

29. “Qese e lehtë plastike mbajtëse”, është qesja plastike me trashësi për çdo anë më të vogël se 35 mikron, me përjashtim të qeses së përdorur vetëm për qëllime higjieno-sanitare.

29/b) “Qese plastike mbajtëse oxodegradueshme”, është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë, të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në mikrofragmente”.

4. Në kreun IV, paragrafi ekzistues numërtohet 1 dhe pas tij shtohen pikat 2, 3 dhe 4, me këtë përmbajtje:

“2. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike mbajtëse, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, bëhet duke përdorur aditivë biodegradues me një cikël veprimi jo më pak se 36 muaj, i cili mundëson realizimin e ciklit të plotë të përdorimit nga prodhimi, magazinimi, tregtimi, përdorimi dhe kthimi për riciklim përpara se ky produkt të ketë humbur vlerat për riciklim. Qeset plastike mbajtëse të oxodegradueshme nuk konsiderohen si të biodegradueshme, sipas përcaktimit të këtij vendimi.

3. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike mbajtëse, me trashësinë e mureve me të madhe se 35 mikron, bëhet duke përdorur jo më pak se 55% lëndë të parë të përftuar nga riciklimi, ose lëndë të parë ndihmëse alternative jo plastike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 03/07/2018 03:21

    Opo hajde Rilindja bjeri me top edhe qeskat i bete monopol...

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/07/2018 12:04

    Po shishet plastike jane me te rrezikshme se qeset apo ja keni lene riciklushemeris ti marre ne kazane plehrash pa para

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 02/07/2018 10:56

    Përdorimi pa kriter i plastikës është problem ndërkombëtar. Mbi të gjitha duhet ndërgjegjësim individual. Të punohet dhe në shkolla për këtë çështje. Nuk zgjidhet me gjoba. Të ndalohet prodhimi i qeseve jashtë kritereve dhe të stimulohet përdorimi i qeseve të riciklueshme. (psh të shpërndahen nëpër subjekte tregtare me çmim të ulët nga agjentët bashkiakë) gjobitja e subjekteve nuk është zgjidhje.

    Përgjigju
  • Dori: 02/07/2018 09:37

    Me ne fund se dhe nje panine 100 lekshe e fusnin ne qese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim