POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sonte nata e tretë e Festivalit të Këngës, zbulohen 14 këngët që janë në finale

Sonte është mbrëmja finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. 22 artistë u ngjitën në skenë në dy netë interpretimi edhe performance, ndërsa 9 anëtarët e jurisë së përzgjedhur për këtë vit vendosën që në finale të edicionit të 57-të të Këngës të jenë vetëm 14 këngë.

Këngëtarët që do të garojnë sot për çmimin e madh janë:

1. Jonida Maliqi

2. Artemisa Mithi & Febi Shkurti

3. Lidia Lufi

 4. Marko & Imbro

 5. Orgesa Zaimi

 6. Bojken Lako

7. Elton Seda

 8. Eliza Hoxha

9. Gjergj Leka

10. Soni Malaj

11. Klinti Collaku

12. Alar Band

13. Dilan Reka

14. Eranda Libohova

Mbrëmjen e sotme do të ketë edhe dy të ftuar specialë, që janë këngëtarja Erza Muçolli dhe balerini Igli Mezini. Balerini rikthehet me një pjesë të krijuar prej tij, “Fol”.

Është kënaqësi e vecantë që të jem këtu pas tetë vitesh. Jam në shtëpinë time, do kërcej në shtëpinë time, për njerëzit e mi më në fund. Pjesa “Fol” është dicka që vjen si aktualitet, më pëlqen gjithmonë të prek temat më aktuale të shoqërisë dhe sidomos të shoqërisë shqiptare; është mungesa e komunikimit. Shpresoj që me mënyrën e gjesteve dhe të këtij miksi ndjenjash të përcojmë tek publiku një ngërc që besoj që e ka në mënyrë të theksuar shoqëria jonë.

Igli Mezini, Balerin

Mezini rikthehet në Shqipëri pas 8 vitesh mungesë, së bashku me artisten franko-belge Louise Bille.

Ky bashkëpunim është shumë i fortë për mua, për faktin se kur kam punuar me Iglin ishim shumë të rinj. Tani kemi prekur botën profesionale të baletit, është shumë e fortë edhe për faktin se është një duet për një dashuri të pastër, të cmendur, që nis derisa shkatërrohet gjithcka. Me këtë duo duam që t'i flasim gjithkujt nw publik.

Louise Bille, Balerinw

Sonte shpallet fituesi i Festivalit të Këngës, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019.

a.s./r.k.
Komento