Këtë mbrëmje ka ngritur siparin edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të vijojë edhe me tre netë të tjera magjike. 

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” në natën e parë performohen 16 këngë, në garën për të lënë gjurmën e tyre në muzikën shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë. 

Festivali i moderuar nga Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, është shoqëruar me surpriza dhe momente emocionuese.