Partizani fiton derbin me përmbysje, komandon Tiranën dhe Superioren

Gola, spektakël, emocione dhe në fund fiton Partizani 2-1 derbin e 151 të kryeqytetit përballë Tiranës. Bardheblutë prej 15 ndeshjesh nuk arrijnë që të fitojnë përballë të kuqve edhe pse e nisën mjaft mirë sfidën e sotme, pasi kaluan në avantazh me Grent Halilin në minutën e 51, i cili është djali i presidentit të ekipit bardheblu Refik Halili. Por të kuqtë nuk u dorëzuan duke besuar deri në fund dhe fituar.

Heroi i Partizanit ishte Rubin Hebaj, i cili hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, ndërsa fillimisht barazoi në minutën e 67 më pas shënoi golin e dytë 5 minuta nga fundi duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Padyshim një meritë të veçantë për fitoren ka edhe Alban Hoxha, të cilit trajneri Skënder Gega i hoqi shiritin, por e futi në fushë pavarësisht se vetëm ditën e martë doli nga qelia, pasi u arrestua të dielën për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Hoxha tregoi një formë të shkëlqyer duke shpërblyer besimin, pasi shpëtoi të kuqtë përballë rivalëve të qytetit në disa raste të pastra për gol.  Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, ndërsa Tirana zhytet në krizë me vetëm 11 pikë në 15 ndeshje, 3 më shumë se Kamza e vendit të parafundit, por me një ndeshje më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Fitoi derbin me Tiranën, Olsi Rama: Krenar dhe i lumtur

Drejtori i Partizanit Olsi Rama ka festuar me ekipin e kuq në fushë dhe dhomat e zhveshjes për triumfit ndaj Tiranës me dy golat e shënuar nga shkodrani Hebaj. Pas fitores vëllai i kryeministrit përmes një statusi në rrjetet sociale shpreh emocionet duke shkruar “Krenar dhe i lumtur”.

Ora 22:12
Flet heroi i Partizanit: Ja si i shënova dy gola Tiranës, dua të jem bomber

Heroi i derbit të kryeqytetit për Partizanin Rubin Hebaj pas ndeshjes u shpreh i lumtur për dopietën që i dha fitoren të kuqve në një ndeshje kaq të luftuar përballë Tiranës. “Të them të drejtën nuk e prisja, por ishte si një surprizë" (lexo këtu). 

Ora 21:10
Gaz Demi: Derbi, fitore morali, dua titullin kampion

Presidenti i Partizanit Gaz Demi u shpreh i lumtur pas ndeshjes së sotme, por shtoi se titulli vlen më shumë se derbi, që është fitore morali. “Derbi është fitore morali, por më e rëndësishme është të fitohet titulli. Hebajn na e shpërbleu duke shënuar dy gola dhe duke na dhënë fitoren” deklaroi ai.

Ora 21:05
Presidenti i Tiranës: Humbëm edhe këtë herë, në janar do të përmirësohemi

Presidenti i Tiranës, Refik Halili i zhgënjyer pas ndeshjes së sotme u shpreh se kishte besim se mund t’ia dilnin për të thyer tabunë, por në fund nuk ndodhi një gjë e tillë.  “Nuk më vjen mirë, por ky është futbolli. Ja që humbën edhe këtë herë. Shpresojmë që në janar të bëjmë ndonjë përmirësim dhe të ndryshojmë në fazën e dytë. Shpresuam që sot të kishim ndryshime, por nuk ia dolëm”, tha Halili.

Ora 21:00
Humbja në derbi, trajneri i Tiranës: Papërgjegjshmëri totale, do rishikoj pozicionin

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema duke folur në emisionin “Gol pas Goli” u shpreh i irrituar me Dokën për rastin e golit të parë, ndërsa e cilësoi situatën si të papërgjegjshme. “Nuk e di se si mund të pësojmë gola të atillë, konkretisht e kam me Dokën në rastin e golit të parë, pasi topi doli në rivënie anësore dhe ai i ktheu shpinën aksionit, duke neglizhuar në mënyrë të pafalshme. Duhet të flas me presidentin dhe të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk mund të vijohet me këtë papërgjegjshmëri” tha ai.

Ora 20:59
Flet trajneri i Partizanit: Ja përse e futa Hoxhën në fushë

Trajneri i Partizanit Skënder Gega është shprehur mjaft i lumtur pas fitores së sotme në derbi përballë Tiranës me rezultatin 2-1. Gega vlerësoi Hebajn dhe pjesën tjetër të ekipit për paraqitjen, ndërsa shprehu keqardhjen për trajnerin e Tiranës (lexo këtu).

Ora 20:38
Tiranën nuk e shpëton as macja e zezë, që i preu rrugën Partizanit

Tiranën nuk e ndihmoi as macja e zezë që i preu rrugën autobusit të kuq para ndeshjes. Tifozët bardheblu shpresuan se prerja e rrugës nga macja do t’u sillte fat atyre për të thyer hegjemoninë e të kuqve, por në fund as kjo nuk i ndihmoi.

Ora 20:22
Vëllai i kryeministrit Rama festë me lojtarët pas fitores në derbi
Ora 20:08
Fiton Partizani, derbi kryeqytetas përmes fotove
Ora 19:49
Partizani kalon në avantazh me Hebajn përballë Tiranës

Në minutën e 85 Hebaj shënon golin e dytë duke përmbysur rezultatin përballë Tiranës

Ora 19:25
Spektakël në derbi, shënon Partizani, barazon rezultatin me Hebajn

Nuk zgjat shumë avantazhi i Tiranës, pasi Partizani në minutën e 67 shënoi me Hebajn duke vendosur baraspeshën.

Ora 19:19
Tirana në avantazh, tifozët e Partizanit i japin zemër ekipit, ‘djegin’ stadiumin

Pas golit të pësuar, tifozët e Partizanit i japin zemër ekipit me thirrje dhe brohoritje, ndërsa i kanë vendosur ‘flakën’ stadiumit

Ora 19:14
Tirana kalon në avantazh, shënon Halili

Në minutë e 51 të ndeshjes derbi, Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Grent Halili, i cili është djali i presidentit të ekipit bardheblu Refik Halili.

 

Ora 19:05
Nis pjesa e dytë e derbit Partizani-Tirana në stadiumin ‘Selman Stërmasi’

Ka nisur pjesa e dytë e derbit Partizani-Tirana në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0.

Ora 19:04
Robert Aliaj në stadium për derbin, i shqetësuar për Partizanin

Në tribunë për të ndjekur derbin janë personalitete nga politika, sporti, por edhe arti. Mes tyre është edhe artisti kontrovers Robert Aliaj, tifoz me Partizanin.

Robert Aliaj në stadium
Ora 18:59
Pikante nga pjesa e parë, tifozi i Partizanit ngjyros me ngjyrat bardheblu një mi

Të shumtë janë tifozët e Partizanit në mbështetje të ekipit të tyre përballë Tiranës. Mes tifozerive njihet rivaliteti i ashpër, ndërsa njëri prej të kuqve ka marrë një mi duke e ngjyrosur me ngjyrat bardheblu, që simbolizojnë Tiranën.

Tifozi i Partizanit ngjyros me ngjyrat bardheblu një mi
Ora 18:47
Mbyllet pjesa e parë Partizani-Tirana 0-0, bardheblutë i shpëton traversa

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Tirana. Ndeshja ishte e barabartë, por Partizani ka pasur rastin më të mirë shënuar, pasi goditi traversën në fundin e 45 minutave.

Ora 18:32
Derbi Partizani-Tirana vijon 0-0, lojë me shumë raste, por pa konkretizime

Teksa ka kaluar minuta e 30 e ndeshjes Partizani-Tirana, ndeshja në stadiumin "Selman Stërmasi" vijon që të jetë 0-0.

Ora 18:04
Nis derbi, Gega e fut në fushë, por i heq shiritin e kapitenit Alban Hoxhës

Ka nisur derbi Partizani-Tirana, trajneri Gega zbriti Hoxhën në fushë, por i hoqi shiritin e kapitenit duke ia kaluar Belicës.

Ora 17:51
Të kuqtë me në krye Hoxhën bëjnë nxehjen e fundit, gati për derbin
Ora 17:39
Shiten mbi 5 mijë bileta, ‘Tirona Fanatics’ braktis stadiumin

Për ndeshjen e sotme janë shitur mbi 5 mijë bileta, ndërkohë që grupimi “Tirona Fanatics” nuk do të jenë në mbështetje të bardhebluve.

Ora 17:34
Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha zbret në fushë

Kapiteni i të kuqve Hoxha së bashku me ekipin kanë zbritur në fushë për të bërë nxehjen e fundit para se të nisë derbi.

Ora 17:15
Dalin formacionet zyrtare, kapiteni Alban Hoxha në fushë

Pak minuta para orës 18:00 kur do të nisë derbi Partizani-Tirana kanë dalë formacionet zyrtare. Surprizë është vendimi i trajnerit të Partizanit për të futur në formacion kapitenin Hoxha.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi.

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lupo: 30/11/2018 22:05

    Bravo Ner Gega

    Përgjigju
  • Tifozi: 30/11/2018 20:07

    O Tirana ..nuk fitohet me Sentamu...e mmuuuu....Pastaj Nendori eshte i PARTIZANEVE!! Gezuar fitoren e derbit Skender O.Gega!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen