Gola, spektakël, emocione dhe në fund fiton Partizani 2-1 derbin e 151 të kryeqytetit përballë Tiranës. Bardheblutë prej 15 ndeshjesh nuk arrijnë që të fitojnë përballë të kuqve edhe pse e nisën mjaft mirë sfidën e sotme, pasi kaluan në avantazh me Grent Halilin në minutën e 51, i cili është djali i presidentit të ekipit bardheblu Refik Halili. Por të kuqtë nuk u dorëzuan duke besuar deri në fund dhe fituar.
Heroi i Partizanit ishte Rubin Hebaj, i cili hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, ndërsa fillimisht barazoi në minutën e 67 më pas shënoi golin e dytë 5 minuta nga fundi duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Padyshim një meritë të veçantë për fitoren ka edhe Alban Hoxha, të cilit trajneri Skënder Gega i hoqi shiritin, por e futi në fushë pavarësisht se vetëm ditën e martë doli nga qelia, pasi u arrestua të dielën për drejtim të makinës në gjendje të dehur.
Hoxha tregoi një formë të shkëlqyer duke shpërblyer besimin, pasi shpëtoi të kuqtë përballë rivalëve të qytetit në disa raste të pastra për gol. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, ndërsa Tirana zhytet në krizë me vetëm 11 pikë në 15 ndeshje, 3 më shumë se Kamza e vendit të parafundit, por me një ndeshje më shumë.
Drejtori i Partizanit Olsi Rama ka festuar me ekipin e kuq në fushë dhe dhomat e zhveshjes për triumfit ndaj Tiranës me dy golat e shënuar nga shkodrani Hebaj. Pas fitores vëllai i kryeministrit përmes një statusi në rrjetet sociale shpreh emocionet duke shkruar “Krenar dhe i lumtur”.
Heroi i derbit të kryeqytetit për Partizanin Rubin Hebaj pas ndeshjes u shpreh i lumtur për dopietën që i dha fitoren të kuqve në një ndeshje kaq të luftuar përballë Tiranës. “Të them të drejtën nuk e prisja, por ishte si një surprizë" (lexo këtu).
Presidenti i Partizanit Gaz Demi u shpreh i lumtur pas ndeshjes së sotme, por shtoi se titulli vlen më shumë se derbi, që është fitore morali. “Derbi është fitore morali, por më e rëndësishme është të fitohet titulli. Hebajn na e shpërbleu duke shënuar dy gola dhe duke na dhënë fitoren” deklaroi ai.
Presidenti i Tiranës, Refik Halili i zhgënjyer pas ndeshjes së sotme u shpreh se kishte besim se mund t’ia dilnin për të thyer tabunë, por në fund nuk ndodhi një gjë e tillë. “Nuk më vjen mirë, por ky është futbolli. Ja që humbën edhe këtë herë. Shpresojmë që në janar të bëjmë ndonjë përmirësim dhe të ndryshojmë në fazën e dytë. Shpresuam që sot të kishim ndryshime, por nuk ia dolëm”, tha Halili.
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema duke folur në emisionin “Gol pas Goli” u shpreh i irrituar me Dokën për rastin e golit të parë, ndërsa e cilësoi situatën si të papërgjegjshme. “Nuk e di se si mund të pësojmë gola të atillë, konkretisht e kam me Dokën në rastin e golit të parë, pasi topi doli në rivënie anësore dhe ai i ktheu shpinën aksionit, duke neglizhuar në mënyrë të pafalshme. Duhet të flas me presidentin dhe të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk mund të vijohet me këtë papërgjegjshmëri” tha ai.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega është shprehur mjaft i lumtur pas fitores së sotme në derbi përballë Tiranës me rezultatin 2-1. Gega vlerësoi Hebajn dhe pjesën tjetër të ekipit për paraqitjen, ndërsa shprehu keqardhjen për trajnerin e Tiranës (lexo këtu).
Tiranën nuk e ndihmoi as macja e zezë që i preu rrugën autobusit të kuq para ndeshjes. Tifozët bardheblu shpresuan se prerja e rrugës nga macja do t’u sillte fat atyre për të thyer hegjemoninë e të kuqve, por në fund as kjo nuk i ndihmoi.
Në minutën e 85 Hebaj shënon golin e dytë duke përmbysur rezultatin përballë Tiranës
Nuk zgjat shumë avantazhi i Tiranës, pasi Partizani në minutën e 67 shënoi me Hebajn duke vendosur baraspeshën.
Pas golit të pësuar, tifozët e Partizanit i japin zemër ekipit me thirrje dhe brohoritje, ndërsa i kanë vendosur ‘flakën’ stadiumit
Në minutë e 51 të ndeshjes derbi, Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Grent Halili, i cili është djali i presidentit të ekipit bardheblu Refik Halili.
Ka nisur pjesa e dytë e derbit Partizani-Tirana në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0.
Në tribunë për të ndjekur derbin janë personalitete nga politika, sporti, por edhe arti. Mes tyre është edhe artisti kontrovers Robert Aliaj, tifoz me Partizanin.
Robert Aliaj në stadium
Të shumtë janë tifozët e Partizanit në mbështetje të ekipit të tyre përballë Tiranës. Mes tifozerive njihet rivaliteti i ashpër, ndërsa njëri prej të kuqve ka marrë një mi duke e ngjyrosur me ngjyrat bardheblu, që simbolizojnë Tiranën.
Tifozi i Partizanit ngjyros me ngjyrat bardheblu një mi
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Tirana. Ndeshja ishte e barabartë, por Partizani ka pasur rastin më të mirë shënuar, pasi goditi traversën në fundin e 45 minutave.
Teksa ka kaluar minuta e 30 e ndeshjes Partizani-Tirana, ndeshja në stadiumin "Selman Stërmasi" vijon që të jetë 0-0.
Ka nisur derbi Partizani-Tirana, trajneri Gega zbriti Hoxhën në fushë, por i hoqi shiritin e kapitenit duke ia kaluar Belicës.
Për ndeshjen e sotme janë shitur mbi 5 mijë bileta, ndërkohë që grupimi “Tirona Fanatics” nuk do të jenë në mbështetje të bardhebluve.
Kapiteni i të kuqve Hoxha së bashku me ekipin kanë zbritur në fushë për të bërë nxehjen e fundit para se të nisë derbi.
Pak minuta para orës 18:00 kur do të nisë derbi Partizani-Tirana kanë dalë formacionet zyrtare. Surprizë është vendimi i trajnerit të Partizanit për të futur në formacion kapitenin Hoxha.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi.
Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu.
Bravo Ner Gega
PërgjigjuO Tirana ..nuk fitohet me Sentamu...e mmuuuu....Pastaj Nendori eshte i PARTIZANEVE!! Gezuar fitoren e derbit Skender O.Gega!!!
Përgjigju