Flet heroi i Partizanit: Ja si i shënova dy gola Tiranës, dua të jem bomber

Flet heroi i Partizanit: Ja si i shënova dy gola Tiranës, dua të jem bomber

Rubin Hebaj

Heroi i derbit të kryeqytetit për Partizanin Rubin Hebaj pas ndeshjes u shpreh i lumtur për dopietën që i dha fitoren të kuqve në një ndeshje kaq të luftuar përballë Tiranës. “Të them të drejtën nuk e prisja, por ishte si një surprizë.

Nuk e prisja që të hyja në fushë, por goli bëri që trajneri të ndryshonte taktikë, u futa, shfrytëzova dy raste dhe jam shumë i lumtur. Është normale që të jesh edhe në stol, më shumë do të preferoja të hyja stoli dhe të bëja dy gola se të hyja nga fillimi dhe të mos bëja asnjë.

Shpresoj që të jem bomberi i Partizanit, nuk kam asnjë problem me trajnerin, nuk e gjykoj për zgjedhjet, do të bëj maksimumin sa herë të më jepet rasti. Kush luan mendoj që do të japë maksimumin, shpresoj që të jemi gjithmonë në vendin e parë dhe të fitojë ekipi, plani individual është në plan të dytë” deklaroi ai pas ndeshjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë