Opozita bllokon 60' Kuvendin dhe largohet, Basha: Do ngrihemi në protestë, të ikë Xhafaj

TIRANE-Seanca e sotme e Kuvendit është përfshirë nga debate të forta nga opozita. Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi nga foltorja e Kuvendit largimin e ministrit të Brendshëm, pasi sipas tij ai ka mbrojtur vëllanë nga vuajtja e dënimit. Lideri i PD nuk i kurseu akuzat edhe për Arta Markun, pasi sipas tij, Agron Xhafaj duhet të ishte ndaluar dhe jo të përcillej me nderime në Itali.

Ai akuzoi se policia është vendosur në ndjekje duke terrorizuar dëshmitarin 'X', i cili në përgjimin misterioz të publikuar nga PD, sipas opozitës komunikon me vëllanë e Xhafës. Në fund të fjalës së tij, Basha i kërkoi popullit që të ngrihet në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqje. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zënë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar të zhvilluar nga Italia dhe DEA u mohua për vite me radhë, por u pranua këtë javë nga Xhafaj. Ai është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë 7.2 vite për trafik droge. Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë burg. Deri dje ishte në Shqipëri, ishte në Vlorë, është fakt se ndryshoi emrin nga Agron në Geron, është fakt se vijon aktivitetin e tij kriminal në Vlorë. Ai u nis në Itali, jo si shoqëron të ekstraduarit, por me avionin e linjës, as nuk i vendosën prangat, por u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion. U përcoll me nderime në Itali. Cfarë fshihet pas kësaj ngjarje, policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Policia duhet të ndalonte Fatmir Xhafajn pas përgjimit, prokuroria e ka për detyrë të hapë hetim. Policia i është vënë mbrapa dëshmitarit X kur pretendojnë se përgjimi nuk është i vërtetë. Xhafaj është garancia si për trafikun e drogës nga vëllai, por edhe ligji anti-mafia. Duke qëndruar në detyrë, Xhafaj dhe Rama, por e gjithë policia është vendosur në ndjekje të dëshmitarit X, nga e morën vesh këta që thonin se përgjimi nuk është autentik? Agroni është i përfshirë në trafik droge, ndërsa Fatmiri e mbrojti. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Ne vizat i hoqëm në 2010 dhe ai nuk mundet që të gënjejë se nuk mund të shkonte, por është Fatmir Xhafaj që mbron vëllanë e tij mafioz. U bëj thirrje qytetarëve, është momenti kritik gjendemi në një gjendje skandaloze, mos u merrni me propagandën Rama-Xhafaj. Qeverisja ka humbur cdo mundësi t'u shërbejë shqiptarëve, krimi është shumë i fortë se shteti dhe se kontrollon gjithcka nuk kursen askënd. Sot është dita të marrim vendimet e mëdha që do e ndalojnë politikën nga krimi. Jemi këtu për të bërë detyrën tonë, do të jemi në ballin tuaj në një aksion popull, do të shkulim nga pushteti këtë mafia që ka kapur Shqipërinë.

Lulzim Basha


Kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën, por Basha vijoi fjalimin duke e transmetuar në Facebook. Pas dy ndërprerjeve dhe paralajmërimit të Ruçit për përjashtim, pasi bllokoi foltoren për rreth 60 minuta, Basha u largua nga seanca bashkë me deputetët e tjerë të opozitës, ndërsa seanca vijoi normalisht punimet për rendin e ditës pa praninë e opozitës. Në fund të diskutimeve u miratua edhe rendi i ditës me 74 votat e shumicës.

Sot u miratuan Raporti vjetor i veprimtarise se Bankes se Shqiperise per vitin 2017; Raporti vjetor i veprimtarise se Agjencise se Sigurimit te Depozitave per vitin 2017; Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10385, date 24.2.2011 "Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve" dhe Projektligji "Per trashegimine kulturore dhe muzete".Zhvillimet në seancën e sotme në parlament

Ora 11:45 Seanca vijon normalisht punimet për rendin e ditës pa praninë e opozitës

Ora 11:30 Basha largohet nga foltorja dhe opozita ikën nga Kuvendi
Basha: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma. (Kryetari i PD largohet nga foltorja dhe Kuvendi)

Ora 11:25 Ndërpritet sërish seanca

Ora 11:20 Ruçi paralajmëron Bashën për përjashtim
Ruci: Ju paralajmëroj se do të aplikoj nenet e rregullores, Basha ju lutem lirojeni foltoren. Iu tërheq vëmendjen, nëse nuk doni të vijoj me masa të tjera. Ndërpritet sërish seanca

Ora 11:15 Rifillon seanca pas ndërprerjes 10 minuta

Ora 11:00 Debati Basha-Ruçi, ndërpritet seanca
Ruci: Hape një minutë IT, një minutë zotit Basha
Basha: Pjesën tjetër të deklaratës në Facebook
Ruci: Mund të vijoni zoti Basha
Basha: Ftoj mediat të ndjekin debatin në Facebook, keni marrë peng parlamentin
Ruci: Balla mos ndërhy, zoti Basha vijoi se po mbaron edhe minuta shtesë që iu dhashë
Basha: Nuk ka zë
Ruci: Koha mbaroi, ulu. Fjala jote ishte interpelancë që nuk ke kërkuar ose 10 minuta jashtë cështjes duhet të respektoni Kuvendin. Parlamenti nuk është ta uzurponi ju
Basha: Ditën që ky parlament nuk u kompozua nga vota e lirë, por paratë e drogës, Xhafaj, Habilajt, Balilajt ka humbur cdo legjitimitet. Po të them Gramoz Ruci, që gojën opozitës nuk do ia mbyllni as me metodat e vjetra që jeni rritur as me metodat e reja. Unë do të vijoj deri në fund fjalën, zgjidh edhe merr.
Ruci: Nuk është në dorën time të zgjedh apo të marr. Opozita nuk jeni vetëm një zë si ju, por të gjithë emrat që keni regjistruar, 39 veta. 7 orë diskutime për një projektligj. Nëse doni të vijoi ritualin për t'i dhënë mesazhin Sofjes se këtu nuk ka normalitet, nuk do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë, por do të keni përgjegjësinë tuaj.

d.ba.
Komento

Komente

  • Eri: 17/05/2018 14:01

    Karagjoz, te dhje**a politiken qe ben. As llogjika e nje nxenesi ne fillore s'e rrok qe te denoncosh nje rast te nje pergjimi dhe te thuash nuk e tregojme deshmitarin kur pala qe po e akuzon presupozohet se eshte prezent ne bisede dhe ne dijeni se me ke po e ben kete muhabet kaq "vellazeror". O lul domatja ke prekur fundin, tani po ben rolin e te cmendurit si plaku Sali per t'i shpetuar gjykimit te drejtesise. Je i pashprese.

    Përgjigju
  • Drejtësia: 17/05/2018 13:24

    Hapni hetim kundra pd dhe lsi dhe do shikoni cfar mbartin keta maskarenj ne kuriz te shqiperise. Zhdukja e pd , lsi Berisha , Monika,Lulezimi duhet te vene ne burge si 1+1qe bejne dy!

    Përgjigju
  • 007: 17/05/2018 12:11

    Kapeni more h** e futeni atje ku i takon.Cjan metà maskarenj se e kan shitur shqiperin me kohe,metà hijena.

    Përgjigju
  • bledi: 17/05/2018 09:49

    oposita pd lsi bertasin vetem kur marin vesh per ndonje arrestim qe ne se dim akoma... lodhen kot ne burg do hyni

    Përgjigju