Dhuna në “Rrugën e Kombit”/ Gjykata lë 11 protestues në burg, lirohen 10 prej tyre

Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit Alma Ahmeti i vlerësoi si të ligjshme sot arrestimet e 23 protetsuesve të arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në pikën e kalimit në Kalimash disa ditë më parë, por i liroi 10 prej tyre, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje, dy i la në arrest shtëpie, ndërsa 11 prej protestuesve do të qëndrojnë në burg.

Në vendimin e dhënë në mjediset e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, në pamundësinë e kapaciteteve fizike për ta zhvilluar procesin në Kukës, Ahmeti vendosi:

Emrat e personave me detyrim paraqitje

Ahmet Tobli, detyrim paraqitje

Lulëzim Popa, detyrim paraqitje

Sajmir Trota, detyrim paraqitja

Lefter Rexhmati, detyrim paraqitje

Adem Duraku, detyrim paraqitje

Armand Ademi, detyrim paraqitje

Ardit Alidini, detyrim paraqitje

Zenel Matmuja, detyrim paraqitje

Fatos Harulla, detyrim paraqitje

Rasim Koloshi, detyrim paraqitje

Në arrest shtëpie

Shaban Selmanaj, arrest shtëpie

Shemsi Trota, arrest shtëpie

 

Arrest me burg

Shpëtim Todaj, arrest me burg

Elton Cengu, arrest me burg

Florin Onuzi, arrest me burg

Shkëlqim Vata, arrest me burg

Xhevahir Gashi, arrest me burg

Ervis Oruçi, arrest me burg

Rasim Onuzi, arrest me burg

Vasil Laçi, arrest me burg

Hamdi Avziri, arrest me burg

Edmond Matmuja, arrest me burg

Xhevahir Hereni, arrest me burg

 

Lista e plotë e emrave me vendimet përkatëse

“Turp, turp, turp”. Kanë qenë këto thirrjet e deputetëve të opozitës në sallën e gjyqit fill pas dhënies së vendimit nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Kukësit, Ahmetaj. 

Ndërkohë avokatët e të ndalaurve u shprehën se do të apelojnë vendimin pasi për ta arresitmet janë të paligjshme dhe oraret e procesverbaleve të falsifikuara.

Disa nga të arrestuarit në seancën e sotme gjyqësore

Zhvillimet më herët gjatë ditës

Sot në mëngjes në Gjykatën e Tiranës, mbërritën 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në pikën e kalimit të Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës.

Personat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës dhe Gjykata pritet të shqyrtojë dhe të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ta.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për 11 prej të ndaluarve, përkatësisht për Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi, Shkëlqim Vata, Ervis Oruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziraj, Edmond Madmuja, Shpëtim Toda.

Ndërsa për pjesën tjetër Prokuroria ka kërkuar që të hetohen në gjendje të lirë ose arrest shtëpie.

Të arrestuarit thanë në sallën e gjyqit se policia i kishte arrestuar në orën 2 dhe tre të natës në shtëpitë e tyre.

Para gjykatës, nga 23 të ndaluarit, 22 deklaruan se janë të papunë, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre deklaroi se punonte si shofer furgoni.

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë është blinduar nga forca të shumta policore dhe qarkullimi në zonën përreth është i kufizuar.

Mbi 1 mijë uniforma blu raportohet se kanë rrethuar Gjykatën. 

Vendimi që gjyqi të zhvillohet në Tiranë, u mor dje nga pamundësia e gjykatës së Kukësit për të zhvilluar në mjediset e saj një gjyq masiv. 

Protestues të shumtë janë shfaqur rreth orës 10: 00 në rrugën jashtë Gjykatës, duke e bllokuar plotësisht kalimin në këtë të fundit.

Senca gjyqësore po zhvillohet pa praninë e kamerave.

Në prag të vendimit të Gjykatës, në drejtim të institucionit të drejtësisë janë parë duke shkuar edhe deputetet opozitare Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi nga PD, si dhe Floida Kërpaçi nga LSI.

Report TV pyeti në edhe një nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” të ndodhur pranë Gjykatës, e cila u shpreh e frikësuar nga prania policore, e e cila ka qenë më e lartë se në raste të tjera të ngjashme.

Disa deputetë të Partisë Demokratike dhe persona të tjerë, tentuan të shpërthejnë derenë e gjyaktës, pasi u ndaluan nga policia që të hynin në brendësi të saj.

Deputeti demokrat Edmond Spaho u shfaq me disa pika gjaku dhe lëshoi akuza ndaj Edi Ramës për këtë.

Më vonë Spaho u dëgjua të debatonte në telefon me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilit i kërkonte shpjegime se kush e kishte urdhëruar atë që të ndalonte hyrjen e deputetëve, për sa kohë Gjykata nuk kishte marrë ende një vendim për zhvillimin e sencës me dyer të mbyllura.

Gjykatësja Alma Ahmeti më pas mori vendim që në sallë të lejohen vetëm deputetët, por jo mediat.

Avokatët kërkuan largimin e forcave të shumta policore.

Me kërkesë të avokatëve, seanca gjyqësore u ndërpre për disa minuta, por më pas rifilloi.

Deputetët e LSI që ndodheh në sallën e gjyqit janë Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa nga Partia Demokratike ndodhen Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Astrit Veliu, Florjan Mima, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Flamur Noka.

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Protesta përpara Gjykatës, Policia procedon pesë persona

Policia e Tiranës ka proceduar pesë persona për protestën përpara Gjykatës kur u dha masa e arrestit për protestuesit e Rrugës së Kombit.  Y.Sh., 34 vjeç, S.P., 21 vjeç, A.Z., 28 vjeç, G.Gj., 30 vjeç dhe M.N., 30 vjeç janë shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", shtetasit:

- Y.Sh., 34 vjeç;
- S.P., 21 vjeç;
- A.Z., 28 vjeç;
- G.Gj., 30 vjeç;
- M.N., 30 vjeç.

Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironc I lindur ne tirone: 05/04/2018 01:44

    O tironco ca thu ore ai tjetri ska buke per te ngrene ti Po ben moralin

    Përgjigju
  • Haruni: 05/04/2018 01:02

    TURP per prokurorine e kapur nga Rama KETO GJIQE NA KUJTOJNE VITET 1950 gjyq e politike

    Përgjigju
  • Tironsi: 04/04/2018 21:43

    E DREJTA PER TE PROTESTU NOK I MOHOHET ASNJERIT..... POR ESHTE MENYRA E PROTESTIMIT QE ESHTE E DENUESHME .... DHE AJO DENOHET KUR SHKON ME VARE ME VETE .. ME GURRE.... E SHKOPINJE .... DUKE I GJUAJTUR NE PLANE TE PARE VELLEZERVE POLIC... DHE DUKE SHKATERUAR PRONEN E PERBASHKET... AS NJE QYTETAR NUK ESHTE KUNDRA PROTESTES . DHE TE GJITHE TE QYTETRUARIT JANE KUNDRA DHUNES ME VARE E BENZIN ME VETE. NE TE TILLA PROTESTA NE ITALI GREQI E TE TJERA QYTETRIME DHUNUESI NDESHKOHET... PERSONALISHT TAKSA ISHTE SHUME E LARTE... PER TE GJITHE SHQIPTARET E KOSOVARET DUHET TE JETE E NJEJTE... DHE JO TI FALEJ AI BIZNES CET KASTORIT POR TE ADMINISTROHEJ NGA BASHKIA E KUKESIT DHE KONTROLLOHEJ NGA QEVERIA SHQIPTARE SE AJO AUTOSTRAD AKOMA PO PAGUHET ME BORXH NGA TAKSAT E SHQIPTARVE DHE SE KA NDERTU CET KASTRATI&CO KASTORI QE DO ME HONGER NGA DY KRAHET.

    Përgjigju
  • Besa: 04/04/2018 16:41

    Rrace e poshter. Fytyra tipike te transformuara nga ligesite qe kane ne bark. Tipikë te njerezve parazite shqiptare, qe rrine gjithe diten kafeneve e qe i bluan truri ke te vjedhin apo grabisin naten. Te papune me vila, te pashkolluar me diploma fallco ne xhepa. Shyqyr zotit qe kam ikur nga ai vend i mallkuar qe i tille ka per te qene sa te ekzistoje njerezimi. Fatkeqesisht edhe une si ata jam. Je suis KUKSIAN.

    Përgjigju
  • Redi: 04/04/2018 16:36

    Protestat mund te mos kidhin ndodhur , ne rast se qeveria do te ishte ulur me perfaqesuesit e popullut te qarkut te Kukesit qe me pare . Rruget ne mbare BE kane tarifa qaekyllimi , ku shteti duke qene investyesu duht te jete dhe vjeles i saj , por jo privati . PPP po fundosin buxhetin dhe po likujdojne pronen publike . Rama , Ahmetaj dhe Gjiknuri jane antisocialust dhe me megalomanine e tyre po e cojne PS drejt humbjes

    Përgjigju
    • Erik: 04/04/2018 18:28

      Haha mos e rr... per PS, shiko hallet e tua mo mik. Me ke do i vjeli tarifat me militantet e partive qe nderrohen çdo 4 apo 8 vjet? Apo me ata qe kane emrin ne bordero te shtetit dhe nuk paraqiten ne pune, se puna e shtetit eshte veç per te marre pagen pa punuar? Apo duhet thirrur ndonje kompani e huaj t'i vjele keto pare, sepse ata s'jane oligarke, keta me mbiemra shqiptare Salillari, Kastrati, Geci, Gjoka qe e qarkullojne parane ne vend dhe s'e fshehin ne Belize, punesojne mijera shqiptare prej vitesh jane mafioze dhe hajdute?! Mos i paragjyko PPP-te, vertete s'punojne falas pa fitim, por po qarkullojne kapitalin e tyre ne vend per te te dhene nje sherbim me te mire sot, qe shteti nuk ka mundesi te ta jap me fuqite e veta ekonomike. Dikur merrej borxh ne banka dhe u jepej kompanive te huaja, sot merret borxh nga kompanite shqiptare per t'ua dhene perseri atyre me kushte me te mira kthimi per shtetin, njekohesisht edhe per qytetarin qe paguan taksa.

  • fisheku: 04/04/2018 15:29

    Stop dhunes ndaj policise dhe Stop shkaterrimit te pasurise kombetare.Per kete duhet protestuar,sa per taksen e drejte por eshte e larte

    Përgjigju
  • Tani: 04/04/2018 14:55

    Protesta ishte shume e drejte por paqesore dhe jo vetem kuksjanet por gjith shqiperia duhet te kishte mare pjese. Saper shkatrimtaret e zjare venesit duhen denuar dhe reptesisht bile se jane llumbi I kombit.

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/04/2018 14:54

    Eshte bere Shqipria me keq se Korea e Veriut. Oj shqipni e mjera shqipni Kush te ka qit me krye ne hi Edi Rame me floke te rame Burrat e shqipnis duan ta shkelin me kame

    Përgjigju
  • ana: 04/04/2018 12:44

    ooo dele popull,bashk me protestuesit e kukesit per taksen e rruges duhet te ishte gjith populli,mos harroni qe po paguani ne faturn e ditave nje tarif me te larte dh ceshtje dites do ket nje ritje tek te gjith artikujt bazik buk etj sepse rritja e tvsh tek biznesi i vogel ndikon ne xhepin e konsumatorit,por bravo u qofte atyre qytetareve,te pakten shqiperia ka akoma ca burra e grra qe rreagojne pavarsisht kercenimeve dhe terrorit qe po u behet nga ana e shtetit

    Përgjigju
    • Erik: 04/04/2018 17:06

      Ja kush jep mend, nje laraske qe s'ka mend vete dhe e quan popullin dele. Banka e Shqiperise dhe qeveria prej vitesh e kane objektiv te rrisin inflacionin ne 3% si nxites per ekonomine dhe s'po e kalojne dot pragun e 2.1%, ti na thua jane rritur çmimet dhe do rriten me tej se u vu trau ne Kukes. Akoma behet politike me buken dhe sheqerin pas 25 vjetesh, nderkohe qe shqiptaret ne pjesen e saj derrmuese duhet te diskutonin a ta merrnin me zero km makinen e dyte apo te blinin nje te perdorur prodhim i vitit 2014, t'i kalonin ne Apenine pushimet dimerore apo ne Spanje ato verore. Nje gjenerate e tere qe u keqarsimua apo ngeli analfabete eshte problemi me i madh i vendit sot dhe nje kosto sociale neser, ndersa ti flet akoma per buken e gojes. Hajde t'i veme kazmen te gjithave se keshtu kemi bere gjithmone. Kemi harxhuar mund dhe energji me teper per te shkaterrur, sepse e kemi te pamundur ta shohim veten nje vend normal ku punohet dhe jetohet me djerse, fitohet per ate qe je dhe jep, por duhen paguar dhe detyrimet per t'u forcuar ekonomia me tej. Shani Enverin nga mengjesi ne darke, por vdisni per kohen e tij ku s'paguheshin taksa e detyrime.

  • kasem gahinji: 04/04/2018 12:13

    si mor,ka arrestuar policia duke u prishur gjumin.ajo ne fillim ti nanuriste,tu kendonte ninull,dhe pasi te zgjoheshin tu thoshte:-ju lutemi,a do kini miresine te vini nen arrest,nese e shihni te arsyeshme?.ose tjetra,12 jane te papune.po kur shkaterruan dhe dogjen,kur gjuaninme gure e godisnin me varre,kush i vuri ne pune?sa shte dita e punes?jo se ,si i papune qe jam ,po me interesoi ,do punesohem per te djegur shqupin.varet nga pagesa per dite pune.

    Përgjigju
    • Njetri: 04/04/2018 23:36

      HAHAHAHA

  • Wayne: 04/04/2018 11:57

    Pa emocione: gjatësia e Rrugës së kombit është afër 110km, për kët paguhën pra 5€. Tarifat e Maqedonisë dhe Serbisë jan të ngjashme. Duke patur parasyh fuqin blerëse, i bjerë të paguash në Shqipëri 6 Cent/km rrugë, kurse në Serbi 3 Cent/km dhe ne Maqedoni 5 Cent/km(Serbia është marrë si referenc). Ky është realiteti. Ndoshta një pjesë e shpjegimit është tereni i vështirë i rrugës se kombit, pra mirëmbajtja në dimër që e shpjegon tarifën pak më të lart.

    Përgjigju
  • Donela: 04/04/2018 10:02

    Ne burg te gjithe vandalet kriminele qe nuk gjohin gjuhe tjeter vecse shkaterrim e dhune.

    Përgjigju
    • HSan: 04/04/2018 14:52

      Donela e ke motra ti moj bushter silli te ti pa***

  • Hasani: 04/04/2018 08:49

    Tamam si ne kohen e Enverit kur gjykoheshin "armiqte" imagjinare qe regjimi diktatorial i denonte me burg ose pushkatim.

    Përgjigju
    • Tirona: 04/04/2018 19:17

      O Hason, po shkove me varre ne dore e thyen e shkatron dicka qe ste takon ty duhesh denuar apo jo

    • Roni: 04/04/2018 12:02

      Po cpune ka Enveri ketu kete skuptoj se ju mbeti goja dhe pas 30 vjetesh te Enveri shihni ore kete palo politik qe erdhi me pas e qe po e varros te gjalle kete vend.Po i ka futur politika ne burg te qendrojne po kane dal me ndershmeri ne proteste thjesht ti gjobojne dhe kaq.Nuk jemi zhungel qe hajd ta thyejme e shkaterrojme se nam po lene kuksianet neper Angli e Europe vetem vjedhin vila e spunojne asnje dite.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese