Gazetarja e Report Tv sqaron telefonatën me ambasadën shqiptare në Greqi

 “Excuse me, excuse me , I don’t speak italian”, ishte kjo përgjigja e cila erdhi nga telefonata e bërë nga Report Tv për Ambasadën shqiptare në Greqi , lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret e mëdha që prëkën Athinën.

Spikerja Aida Toncica ka sqaruar sot në emisionin Rreze DielliReport Tv, këtë situatë të  krijuar vetëm 2 ditë më parë, e cila u bë menjëherë virale nëpër portale.

Ambasada kishte vendosur një numër për të gjithë shqiptarët e ndodhur atje. Gjykuam të gjithë së bashku ti biem këtij numri dhe të marrim një informacion nëse kishte shqiptarë apo kishte dyndje sepse deri në ato moment nuk dinim asgjë. Pasi i ramë 3 ose 4 herë numrit nuk morëm përgjigje dhe e trajtuam se është e vështirë të komunikojmë. Erdhi momenti që na u përgjigjën dhe ne nuk e prisnim në fakt, sepse mendonim se nuk do të na përgjigjeshin.

Aida Toncica, spikere në Report Tv

Moderatorja Toncica shprehet se pas këtij ka edhe një moment tjetër , por që portalet janë marrë vetëm me një pjesë të kontaktit me ambasadën.

“Pas kësaj ishte një rast i një zotërie i cili flet shqip dhe na përgjigjet e thotë që nuk mund të na japë informacion. Ai na thotë që numrin ta marrim sërish sicc ishte por me 0 14. I binim edhe atij numri. Të gjitha këto kanë ndodhur live për të kuptuar se ccfarë po ndodhte. As ai numër nuk na përgjigjet dhe më pas pas 45 minutash, me një staf të gjithë nga mbrapa që merrej me këtë punë, arrijmë  të marrim një përgjigje nga një vajzë e cila edhe pse nuk e thotë emrin na jep një informacion.

Aida Toncica, spikere në Report Tv

E pyetur nga moderatori Alban Musa se sa mund të kenë qenë shanset që numri i telefonuar të ketë qenë i gabuar , spikerja e Report Tv, Aida Toncica e cila ka qënë në raportim direkt ka theksuar se mundësia për këtë gjë është zero, pasi komunikimi është tentuar disa herë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm