Zjarret në Fier/ U dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

Zjarret në Fier/ U dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

Djegie e dhjetëra rrënjëve ullinj.

Në fshatin Luar, është vënë në pranga qytetari me inicialet P.H, i cili ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat dhe si pasojë të mos-kontrollit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj të një shtetasi tjetër.

Po ashtu ka nisur hetimi për qytetarët me inicialet F.M banues në fshatin Kreshpan dhe V.N banues në Grabian të Divjakës, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat e tyre, janë djegur sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja