Zjarri në pallatin 10-katësh, Zjarrfikësi për Report Tv tregon betejën me flakët: Për të hyrë kemi prerë pemë! Veshja e pallatit me nënprodukt nafte

Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv tregon betejën mbi 4 orë për të shuar flakët, në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë,  që ranë pasditen e 14 shtatorit.

Mungesa e rrugëve dhe infrastruktura ishte problemi i parë  me të cilin u përballën. Edhe pse zjarrfikësja ka një autoshkallë 64 metra ajo nuk mund të instalohej pasi nuk kishte vend.  

Premë pemë e larguam betona

 Rrugica ku ndodhej pallati ka qenë e papërshtatshme për hapësirën që kërkonte makina e zjarrfikësve se bashku me shkallët  pasi shkallët që kapin lartësinë deri 54 m kërkojne goxha hapesire te gjerë.

Kishim vështirësi rrugën, kemi prerë pemë, kemi larguar betona dhe makina për të hyrë zjarrfikësit, kjo ka qenë në fillimin e situatës. Ne kemi një autoshkallë 64 metra, për gati 20 kate. Autoshkalla që kemi është më e larta në Ballkan por do një hapësirë ajo që të hapi këmbët e të mbahet, ishte e pamundur të futej aty. Shkalla kur rrotullohej për 1 milimeter kapte pallatin tjetër.  

 Nëse do të kishim pasur rrugë, hapësira, do të vinte autoshkalla e madhe e do të mbyllej brenda një ore. Ishte ngjitur nuk kishim si të hynin zjarrfikëset. Nuk kishim si hynin, nuk kishin si lëviznin makinat tona, aty ishte hyrja e parkimit”  tregon Bajrami për Report Tv. 

Problem dhe trafiku i rënduar

Kishim dhe ne vështirësitë tona, makinat duan kohë. Trafiku në Tiranë u rëndua në atë kohë. Na ndihmoi policia për hapjen e rrugë por jam i bindur që nga ana e shërbimit kanë ardhur të gjithë oficerët. Erdhën me bluza të bardha dhe dolën me të zeza.

Fasada me nënprodukt nafte
Kryetari i Shoqatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami ngre shqetësimin e veshjes së fasadës me nënprodukt nafte.

"Objektivi ynë ishte të fiknim fasadën sepse rrezikoheshin edhe pallatet ngjitur. Lag fasadë, fik zjarrin, lag fasadën fik zjarrin se po të kapte fasada na ikte gjithë pallati dhe rrezikonin pallatet e tjera.  Nëse do ishte natën do ishte më e rëndë.  Bota e ka ndaluar këtë veshje, është nënprodukt i naftës, këtu mbaron biseda.  Ky material ul koston e ndërtimit, dhe ndaj përdoret, por duhet të ndalohet me ligj.  Duhet të ndërrohet fasada. Më përpara ka qenë që inxhineri duhet të specifikonte përbërjen e lëndëve të ndërtimit tani e kanë hequr. Ti vendos çtë duash. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarrfikës për menaxhimin shumë të mirë të situatës."

Mbi 50 forca zjarrfikëse kanë marrë pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve pa llogaritur këtu oficerët dhe inxhinierët.

"Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyrë në apartamte përveç atij kati që ishte dritarja hapur. 
  Ne kemi pasur një fat dje. Nuk kishim aq shumë erë. Nëse do të kishim erë do kishim shumë më tepër probleme. Ai zjarri të thyen xhamat dhe zgjatet e të përfshihet edhe nëpër pallatet e tjera. Dje na erdhi në ndihmë dhe zjarrfikës nga Vora, Kamza që arritëm të përballonim situatën, por nëse do na kishte dalë jashtë kontrollit do të ishte tepër e vështirë.  Trupat e para që kanë shkuar janë marrë me evakuimin prandaj mori zhvillim. Sepse si fillim nxorën njerëzit.”- tha Bajrami në studion e "Sot live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu 

Pse materiali u dogj si kashtë
Bledar Bajrami kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve, në studion e Report Tv ka shpjeguar dhe përbërjen e produktin termoizolues, me të cilin ishte veshur pallati 10 katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë. Bajrami tha se materiali ishte rrethuar nga jashtë me llamarinë e se uji nuk depërtonte dot që të fikte materialin termoizolues që digjej. Sipas ekspertit materiali kishte nënprodukt nafte.

‘Kjo është pjesa e jashtme, kjo është pjesa e brendshme. Nga jashtë është llamarina. Kur hedhim ujë e kemi të vështirë pasi e ndalon Llamarina. Kjo është veshje alumini. Është për bukuri mund ta veshësh. S’kam asnjë vërejtje për pjesën e jashtme, problemi është termoziolimi. Duhet të jetë përzierje. Duket që ka një aromë si nënprodukt nafte. Duhet të behën analizat. Ishte fat që nuk kishim erë. Nuk përqendronim dot të fiknim zjarrin.’- tha eksperti.

Sistemi i antizjarrit nuk kishte energji te pavarur

Bajrami tregon se pallati kishte sistem antizjarri por ishte i lidhur me rrjetin elektrik dhe në momentin e ndërhyrjes doli jashtë kontrollit.

“Sistemi i ujit duhet të jetë me energji të pavarur me rrjetin. Në moment që futemi dhe hedhim ujë ne stakojmë çelësat.  Ky i kishte, por jo me energji të pavarur për ne doli jashtë funksionit sapo fikëm automatin'

Nuk ishte administratori 

Pallati kishte administrator por për momentin nuk ishte që të tregonte se ku ndodhej sistemi  

“Pallati mund ta ketë energjinë e pavarur, por duke mos pasur administrator ne e kishim shumë të vështirë, duhej dikush të na orientojë, ndaj ne nuk e dimë çfarë të përdorim. Është përdorur fillimisht shkuma. Shkuma nuk është e mirë të përdorej në banesë. Ka qenë i vështirë fillimi. Dje kemi qeënë me fat se nuk kishte erë. Është bërë një punë e palodhur e të gjithëve që arritëm ta fiknim. Nëse do të kishte ndodhur në Angli nuk e kishin fikur. Nuk futen”

Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e fundit por ende nuk dihet se për çfarë ka shërbyer.

Çfarë kishte në katin e fundit?
Bajrami:
Ishte tym tërësisht. Aty kanë ngelur vetëm tulla. Ishte një dupleks.

Pyetje:Ishte apartament banimi apo zyra?

Bajrami: Unë nuk e di çfarë. Mund të ishte klinikë por nuk e di kam dyshimet e mija. Nuk arritëm ta shikonim. Ata që kanë qenë nuk dinë të shpjgojnë sepse u dogj shumë shpejt. E gjitha u bë shkrumb. Aty ka ngelur vetëm material dhe tulla.

Alarmi
Ai ngre alarmin ndaj institucioneve që të kontrollohen nëse godina të tjera përfshi dhe kopshte e çerdhe mund të jenë ndërtuar me këtë fasadë.

"Është e rrezikshme duhet të ketë një grup pune ti shikojë, kontrollohet me një kampion për tu analizuar"

Të verifikohen të gjitha fasadat 
Bajrami bën apel që të ndalohet me ligj përdorimi i materialit dhe të bëhet një verifikim për të gjitha institucionet.

“Ky material  duhet të ndalohet me ligj.  Duhet të ketë një grup pune të shikojë, kontrollohet me një kampion për tu analizuar objektet, pallate, çerdhe kopshte nëse janë ndërtuar me këtë material . Të merren kampione, sepse ajo natën është e rrezikshme.  Të ndërrohen fasadat nëse janë ndërtuar me këtë material,  ndryshe dëmi do të jetë shumë i madh.

Lini rrugët hapur
Ai i bën thirrje institucioneve të menaxhohen më mirë hapësirat publike mes pallateve.

“Do i bëj thirrje institucioneve të menaxhoni më mirë hapësirat më mirë mes pallateve. Tani bllokojnë me parkim privat. Rruga është rrugë e përdoret për ambulancën, policinë, zjarrfikësen. Lini rrugën e zjarrfikëses hapur se nuk vimë për vete por për ju. Më lër të punoj dhe unë"

Do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkakun e zjarrit ndërsa zjarri ka nxjerrë në pah një sërë problematikash.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 15/09/2023 17:25

    mua me vjen keq vetem per pemen. keta qe jetonin aty e gjithe ajo gje e shemtuar qe u dogj ... fare s'ma ndjen se keta duke ja hapur varrin vetes kane qene dhe jane gjithe kohes. me kohe do i shohm si do te bien brenda nje dite sot e nje dite neser.

    Përgjigju
  • Tini: 15/09/2023 15:02

    Kjo qe ndodhi dje, ku zjarrfikesit s’hynin dot, duhet të jete nje kembane alarmi per rastet e tjera. Vetem ne katrahuren arkitektonike te Kodra e diellit, sheh sesa jane respektuar rregullat e urbanistikes. Rruge te ngushta, makina te parkuara pa leje. Urbanistet, keta mafioze te pacipe, qe per nje zarf me para, shkaterrojne rruge e kryqezime, duhet të jene të paret ne biruce.

    Përgjigju
  • Tani do thonë: 15/09/2023 14:38

    Fajin e kanë zjarrfikësit që nuk janë si Supermani.

    Përgjigju
  • Tirona: 15/09/2023 13:59

    O bos se mos të proçedojn penalisht se ktu po the të vërtetën o të heqin nga puna o të proçedojn penalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë