Sulmi me thikë, Gjoka: Te Vllaznia
nuk i duan trajnerët nga jashtë

Sulmi me thikë, Gjoka: Te Vllaznia<br />nuk i duan trajnerët nga jashtë<br>
Pas barazimit në Gjirokastër me Luftëtarin, trajneri i Vllaznisë Gjoka është rikthyer që të flasë sërish për sulmin me thikë pak ditë më parë ndaj tij. Tekniku u shpreh se në Shkodër, jo të gjithë i pëlqejnë trajnerët që vijnë nga jashtë. Ai theksoi se ngjarja ka qenë një traumë, por falënderon ekipin dhe bashkinë që i qëndruan pranë.

“Ishte një traumë e madhe, dhe këto ditë kanë qenë të vështira, sidomos për skuadrën të shohë një ngjarë të tillë të shëmtuar. Ekipi,  dashamirësit e skuadrës, që vlerësojnë punën, më kanë ndenjur në krah.  Prej 3 muajsh këtu tek Vllaznia, kemi qenë të shqetësuar dhe nën trysni.

Të gjithë kanë dëshirë të luajnë, dhe jo të gjithë i pëlqejnë trajnerët që vijnë nga jashtë Shkodrës. Ka ardhur një moment që policia të marrë masa t’i ndalojë këtë raste” përfundoi tekniku. Gjoka u sulmua me thikë pak ditë më parë teksa ekipi po përgatitej për stërvitje, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online