POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Takimi për negociatat, Rama: Jam optimist pas takimit me Presidentin francez, ja çfarë më tha

Edi Rama ne mbledhjen e grupit

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist pas takimit me Presidentin francez, Emmanuel Macron në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga mbledhja e grupit, ku foli për akuzat e PD për Xhafajn, Rama u shpreh se pas takimit me Presidentin francez është optimist për hapjen e negociatave.

Rama u shpreh se Macron i kishte thënë se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë, por tema e gjerë e reformimit të Europës që diktojnë një reflektim të thelluar të Francës para marrjes së vendimit përfundimtar në qershor.

Isha në Paris për përpjekjen, që vendet e BE ti japin vendit tonë, ka merituar çeljen e negociatave. Takova presidentin Macron, i cili pas kërkesës time parmes një letre personale, gjeti kohë të më rezervonte një pritje zyrtare në Elyze. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese unë mund t'iu them se dëgjova nga presidenti fjalë inkurajuese për Shqipërinë. Roli në rajon, linjëzimin konseguent me BE, reforma në drejtësi, procesi i vettingut, reformimi i policisë dhe bashkëpunimi me policinë franceze, arritje kundër krimit dhe korrupsionit dhe me konsiderata të larta nga Presidenti francez.

Ai tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat meritojnë vlerësimin më të lartë për këtë fazë të procesit, por tema e gjerë e reformimit të Europës që diktojnë një reflektim të thelluar të Francës para marrjes së vendimit përfundimtar në qershor.  Jam më optimist pas takimit se para takimit me Macron. Ka akoma javë dhe punë për të bërë në drejtim të këtij objektivi, por gjë mangut nuk do i lëmë kësaj përpjekje kaq të madhe. 

Edi Rama

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu akuzat për opozitën, që sipas tij po tenton që të bllokojë hapjen e negociatave me BE. Ai tha se opozita ka frikë nga hapja e negociatave, se po i shkatërrohen lidhjet e saj të errëta brenda pallatit të drejtësisë.

Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me një sfidë të fortë diplomatike, por edhe të ndeshemi për ditë që opozita me murin qorr dhe shurth i ngre Shqipërisë. Duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje. Ata thonë se po pengojnë dhe rrëzojnë qeverinë e drogës, por po pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë.

Me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të krimit dhe korrupsionit shtetëror në vite dhe lidhjeve reale të politikës me aktivitete kriminale, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri në kuintalët e kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë.

Edi Rama

Në 17 Prill, KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa në fund të qershorit do të vendoset nga vendet anëtare. Deri tani tre janë vendet skeptike, Franca, Gjermania dhe Holanda. Rama pak javë më parë ishte në Gjermani, ndërsa dje në Francë për t'i bindur që t'i japin një shans Shqipërisë, ndërsa tani pritet vendimi në fund të qershorit.

d.ba.
Komento

Komente

  • Populli: 16/05/2018 15:13

    Suksese z.Rama,te gjithe perbindshat PD-LSI jane bere bashke kunder hapjes se negociatave

    Përgjigju