Tare: Turizëm në Sarandë, pa
vendparkime dhe pa ujë të pijshëm

Tare: Turizëm në Sarandë, pa<br />vendparkime dhe pa ujë të pijshëm
SARANDE- Bregdeti jugor i Shqipërisë ofron plazhe të bukura dhe mundësi për të pushuar e argëtuar, por edhe problematikat që hasen nga pushuesit nuk janë pak. Në një reagim të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Auron Tare, ngre dy shqetësime kryesore që hasin turistët në Sarandë, siç janë mungesa e vendparkimeve dhe e ujit të pijshëm.
 
Sipas Tares, parkimi mbetet një nga problemet e para që has çdo vizitor e pushues në këtë zonë. Ndërsa ngre shqetësimin e zënies edhe të trotuareve.
 
“Sezon Turistik në Sarandë. Të parkosh në Sarandë është aventurë më vetë. Nuk ka qytet në rajon që të ketë kaq problem parkimin e makinave të pushuesve. Le që nuk gjen dot vend edhe nëpër trotuare, por mund të zihesh me dynjanë kur të duash për një vend parkimi”, shkruan Tare.
 
Por një tjetër problem që prek direkt pushuesit dhe shëndetin e tyre, sipas Tares mbetet mungesa e ujit të pijshëm. Tare thotë se uji merret nga lumi me autobotë dhe përdoret për nevojat e përditshme.
 
“Në Sarandë derdhet në det një lumë i tërë dhe uji mungon nëpër godina. Tani kanë dalë autobotet në skenë që mbushin depozitat me ujë lumi. Me këtë ujë duhet gatuar dhe larë dhëmbët në mëngjez. Turizëm shqiptar domethënë”, vijon Tare.
auron tare per turizmin

auron tare

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm