Të hënën promovohet 'Turbina', aktorët e Teatrit Kombëtar zhvendosen në skenën e re teatrale
-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka njoftuar promovimin e Qendrës së re të Artit ditën e hënë, më 2 korrik në orën 20.30
Skena e re teatrale 'Turbina'
Teatri Kombëtar pas shfaqjes së kësaj fundjave “A vdiq ai”, me regji të Andis Gjonit, nuk do të shërbejë më për premiera teatrore. Ai do të shembet nga themelet, për t’i lënë vendin ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kënaqësinë t’ju ftojë në përurimin e Qendrës së re të Artit “Turbina’ ditën e hënë në orën 20.30.
Ministrja Mirela Kumbaro
Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, që pritet të jetë i pranishëm në këtë promovim, e ka njoftuar vetë një ditë më parë fillimin e aktivitetit në këtë qendër, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE Turbina Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore.
Kryeministri Edi Rama
“Turbina”, është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Kohë më parë kryeministri Rama e ka përcaktuar këtë qendër të re arti si “Një hapësirë të re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike”.
Deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, “Turbina” do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projekte e tij. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ka njoftuar një muaj më parë se projektet e reja të vitit 2018-2019 do të realizohen tek “Turbina”.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
30.8%
-
Keq
49%
-
Nuk e di
20.2%
Vota total: 104
Lajme të tjera
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00