POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Atentat pronarit të lokal ‘Chicago’-s në Tiranë, policia: S’ka të lënduar, e shoqëruam (VIDEO)

TIRANE-Një 35-vjeçar i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Shefqet Musaraj” te zona e '21 Dhjetorit'' në lokal ‘Chicago’ në pronësi të 35-vjeçarit me inicialet L. L.

Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë për të shtënat me armë zjarri dhe një person të plagosur, por në momentin që kanë mbërritur blutë nuk kanë gjetur asnjë person, pasi 35-vjeçari fillimisht është larguar, por më pas është shoqëruar në komisariat.

Në njoftimin për mediat, policia e Tiranës deklaron se pronari i lokalit është konfilktuar me një  tjetër person, i cili ka qëlluar me armë, por nuk ka asnjë të plagosur. Megjithatë burime për Report Tv pohojnë se 35-vjeçari ka plagë të lehta.

E ndërsa po punohet për shkaqet dhe identifikimin e arrestimin e autorit, policia ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve pranë tij për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Ngjarja e sotme ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

Informacion paraprak nga policia e Tiranës
Më datë 17.09.2018, rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi L. L., rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit, shtetasi L. L., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt.

d.ba.
Komento