'The Times of Israel' publikon sekretin e Lulzim Bashës: Mbështetet nga Rusia

'The Times of Israel' publikon sekretin e Lulzim Bashës: Mbështetet nga Rusia

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Disa kohë më parë revista amerikane ‘Mother Jones’, me anë të një shkrimi investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, ka hedhur dritë mbi lidhjet e fshehta të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kompanive të lobimit. Në artikullin e gjatë, u pasqyruan fakte konkrete ku PD, sipas tyre, ka ofruar pagesa të majme për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA.

Në vijimësi kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur qesharake akuzat e lobimit dhe lidhjen me rusët. Prestigjiozja “The Times of Israel”, e ka rikthyer këtë çështje sërish në vëmendje.

Në një shkrim, kushtuar ish-këshilltarit të presidentit të SHBA, Donald Trump, Michael Flynn, i cili u deklarua fajtor si pjesë e një hetimi mbi marrëveshjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trump 2016, është përmendur dhe rasti i lobimit të PD –së, nën drejtimin e Bashës.Siç është publikuar më herët, kryedemokrati kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Muzin.

Kontrata mes Muzin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj 2017. Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente. Edhe gazeta “The Times of Israel” e përmend këtë fakt në shkrimin e saj, por pa përdorur shifra.

“Muzin, i cili ishte një mbledhës fondesh në fushatën presidenciale të Trump 2016, gjithashtu këshilloi një parti politike të mbështetur nga Rusia në krahun e djathtë në Shqipëri. Stonington përshkruan strategjinë e saj si ndihmë “klientët vendas dhe ndërkombëtarë lundrojnë në tregjet e kapitaleve globale dhe lehtësojnë bashkëveprimet me qeveritë”, shkruan “The Times of Israel”./CNA


(Artikulli i publikuar në The Times of Israel ku flet për lobimin rus të PD)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi ZGJEBSI: 13/07/2018 19:35

    Këtyre të PDsë ju doli Boja fare Ndërkombëtarisht ! Tani i njef i madh dhe i Vogel këta Plehra të Ndyrë! Këta HAJDUTË dhe KRIMINELË që kanë VRARË e kanë PRERË , dhe pastaj i kanë PLAÇKITUR Shqiptarët ! Këta të PaBESË dhe të PaFE , qê pasi i ROPËN dhe i Vunë ZJARRIN Shqipërisë , e përzunë 30% të Shqiptarëve nëpër RRUGËT e BOTËS ! MALLKUAR qoftë PDja ! Nga LAJMET brenda AMBASADËS AMERIKANE në TIRANË thuhet se FBIja do kryejë ARRESTIME të Kokave të mëdha në SHQUP dhe Ekstradimin e tyre për në BURGJET FEDERALE AMERIKNE së shpejti .

    Përgjigju
  • Ops: 13/07/2018 17:42

    Ju komunistet e Soros dhe Trump e nxorret te rusis ju jeni rrace shker....

    Përgjigju
    • tangops: 13/07/2018 19:41

      O puntor i shqupit, sa e keni oren e punes ju halabaket per te mbrojt lulashin neper portale, po ju me lek Rusie paguheni?Do keni rroga te mira

    • Toni: 13/07/2018 18:41

      O Shkerdh-ops,lajmin e nxori gazeta izraelite jo raca komuniste... Shpell-opsat e paguar nga Shqup-i si puna jote beni mire te mbyllni gojen kur botohen gjera te vertetuara nga gazetare te pavarur dhe me integritet!

  • Ceço me Biçak: 13/07/2018 17:28

    Pusht i madh paske qene o Lulash . Ti duhesh krre me biçak te ndryshkur te shalet e ngjitura qe te lirohen damaret e rradakes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh