Tifozët skocezë duket se janë të mobilizuar për të shijuar çdo moment gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Sot ata janë shpërngulur në Shkodër, aty ku do të luhet ndeshja e Nation League mes Kombëtares sonë dhe Skocisë.
Gjithsesi ashtu siç e treguan edhe vetë ata të premten, rezultati do të jetë në plan të dytë. Ashtu si në Tiranë, edhe në Shkodër skocezët fillimisht kanë eksploruar qytetin, ku shpesh herë janë hasur të shumtë në rrugë.
Pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka lënë pa provuar birrën tonë. Në tingujt e muzikës skoceze e shqiptare si dhe gjysëm të zhveshur, ata kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë kërcyer për disa orë në stendat e ngritura enkas për ta. Këtë gjë e tregon më së miri edhe një video e realizuar në pedonalen e Shkodrës, ku tizofët skocezë së bashku me ato shqiptarë kërcejnë të entuziazmuar këngën "Xhamadani Vija Vija".
Në Shkodër mendohet të jenë mbi 2 mijë tifozë skocezë. Disa prej tyre mbërritën në vendin tonë që në fillimin e javës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve sa herë i hasnin në rrugë. Ata erdhën në Shqipëri edhe me një mision shumë human, duke bërë bamirësi për fëmijet me sindromën “down”. Sido që të shkojë ndeshja, misioni i futbollit për bashkim në këtë rast është përmbushur.
Skocezët dhe shqiptarët kërcejnë së bashku “Xhamadanin”
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1597
Lajme të tjera
-
Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion
26 Prill, 14:38
-
Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)
26 Prill, 13:45
-
Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara
26 Prill, 10:46
-
FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri
26 Prill, 10:11
-
Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin
26 Prill, 09:24
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
25 Prill, 15:29
-
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari
25 Prill, 10:15
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53