Tjetër përforcim i Kamzës, vjen Olsi Teqja nga Shkëndija

Tjetër përforcim i Kamzës, vjen Olsi Teqja nga Shkëndija

Futbollisti Olsi Teqja me fanellën e Kamzës

Kamza vijon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë për sezonin e ri futbollistik. Lojtarët, nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli dhe të stafit teknik po djersijnë shumë këto ditë, me qëllim që t’i “karikojnë bateritë” më së miri. Nga ana tjetër, presidenti Naim Qarri dhe drejtori Andri Matraxhiu vazhdojnë me përforcimet, duke prezantuar ditën e sotme një tjetër prurje të re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kryeqytetas, Olsi Teqja, që më parë ka provuar të luajë Kastriotin, Apoloninë, Laçin, Tiranën dhe Shkëndijën e Tetovës. Ja njoftimi i Kamzës me këtë rast:

“Olsi Teqja është lojtari ynë më i ri. Klubi i uron mirëseardhjen Olsit dhe vazhdon punën për goditje të tjera. Mbrojtësi me eksperiencë është aktivizuar në sezonet e fundit me skuadrat e Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?

Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?