'Toptani' jo vetëm Qendër Tregtare, por edhe argëtimi/ Çdo të premte bota magjike e 'Teatrit të Kukullave'

Të bësh blerje tanimë mund të shndërrohet në një nga aktivitetet më argëtues për ju, familjen apo miqtë tuaj. Përgjigjen e gjeni në zemër të Tiranës. Toptani, nuk është vetëm një qendër tregtare ku gjenden markat më të mira për një gamë të gjerë produktesh por një vend ku mund t’i jepni kuptim kohës suaj të lirë. Artikuj të modës në veshje, kozmetik dhe në dyqanet optimale, me çmimet më të mira për buxhete të ndryshme të konsumatorëve.

Mundësi të panumërta për të pajisur shtëpinë tuaj në mënyrë bashkëkohore, si dhe mos harroni ndalesat në markete. Momente të paharrueshme dhe mundësi për të gjitha grupmoshat. Qendra Toptani ofron një infrastrukturë mbresëlënëse, me një stil unik dhe komoditete që ju bëjnë të relaksoheni dhe të bëni blerje të lumtura. 


(Toptani Center edhe si qendër argëtimi për fëmijët)

Për të gjithë prindërit që duan të shkëpusin fëmijët e tyre nga pajisjet teknologjike, Qendra Toptani ka zgjidhjet dhe mundësitë e duhura. Çdo të premte në orën 18 e 30 bota magjike e “Teatrit të Kukullave” i bën fëmijët pjesë të një spektakli plot alegri dhe ngjyra. Heronj dhe legjenda që stimulojnë fantazinë e fëmijëve. Toptani Center bën të mundur përcjelljen e vlerave edukative përmes rrëfenjave. Kësaj here ata mësuan për Gjergj Elez Alinë. 

Zbavitja e vogëlushëve me Face painting dhe tullumbace do të dhurojë një pauzë të lumtur edhe për mamin dhe babin. Qendra Toptani bëhet buzëqeshja e fëmijëve tuaj. Mos harroni të kaloni në këndin e lojërave “Happy City”, sepse aty ka vetëm fëmijë të lumtur. Mundësi të shkëlqyera që fëmijët tuaj jo vetëm të socializohen por edhe të shfaqin talentet e tyre. Të kërceni apo këndoni, të gjithë ju vogëlushë jeni të lirë të shfaqni vetveten, sepse Toptani ka në fokus harenë tuaj. Për ata që duan të bëhen pjesë e një beteje në kohë reale, ju ofrohet më e mira e lojërave sportive të luftës. 


(Teatri i Kukullave në Toptani Center)

Por, nuk mjafton me kaq. Të festosh me muzikë live dhe të shpërblehesh nuk është më fantazi. Qendra Toptani do të mirëpresë në ambinette e saj, çdo të apasionuar pas muziëks në një koncert me muzikantët më të mirë, çdo të shtunë në orën 20.00. Me ritëm, ngjyra dhe argëtim pa fund, qendra Toptani u kthye këtë fundjavë në vendin ku u ndanë emocione me njerëzit e zemrës. Argëtimi nën ritmet e bendit të Altin Gocit me miqtë, nuk njohu moshë, pasi artistët e përzgjedhur e kthyen këtë ambient në një qendër hareje.
Toptani afroi më shumë njerëzit me artin elitar. Për prindërit kjo është një mundësi fantastike për të marrë me vete fëmijët dhe në sfondin e këngëve të preferuara të kërcejnë dhe të këndojnë bashkë me ta. 

Jo vetëm kaq, por kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të shkëputur të rritur e të vegjël nga pajisjet teknologjike pasi të shtunat ofrojnë çaste reale lumturie tek qendra Toptani. Toptani bëhet një urë lidhëse mes vogëlushëve, artit dhe zbavitjes, pa lënë pas humanizmin për miqtë tanë special. Një baner dhe një kënd dedikuar mbledhjes së fondeve për fëmijët me sindromën doën. Të ushqejë brezat e së ardhmes me respekt për komunitetet në nevojë dhe ta bëjë më të ndjeshëm ndaj problemeve sociale është një tjetër mision për qendrën Toptani! 


(Vogëlushët duke u argëtuar te Toptani Center)

Vizitorët e qendrës Toptani kanë mundësinë të bëhen pjesë e uljeve marramendëse për këtë sezon, si dhe të freskohen me pijet më të mira duke shpenzuar fare pak. Mundësitë më të mira për t’i dhënë kohës suaj të lirë çaste të paharrueshme vijnë nga zemra e Tiranës, në Toptani Center. Me një gamë mundësish për blerje fantastike dhe kënde argëtimi.


(Toptani Center)

Mposhtini kundërshtarët tuaj me “Light Strike”! Pasi Keni përshkruar qoshet e artit, të lojërave dhe këndet sociale Yougurteria më e mirë në Tiranë ju ofron larmishmëri shijesh. Dhe po në katin e gjashtë nuk mund të largoheni pa shijuar panoramën mahnitëse të kryeqytetit! Është e sigurt pas një eksperience të tillë, që na hap një dritare për artin, edukimin dhe argëtimin, në takim e radhës do jemi njerëz më të bukur!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm