Trukimi i ndeshjeve/ Si e kishin zgjeruar aktivitetin Bajrajt, trajneri dhe portieri pjesë e grupit

Trukimi i ndeshjeve/ Si e kishin zgjeruar aktivitetin Bajrajt, trajneri dhe portieri pjesë e grupit

Të arrestuarit, trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portieri i Tërbunit, Fabiol Rexhepi

Detaje të reja nga operacioni Oaz iku u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima. Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë.

Rexhepi dhe Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër. Pjesë e akuzave që rëndojnë mbi ta është dhe ajo e organizimit të llotarive të palejuara, ndryshe trukim ndeshjesh.

Armir Grimaj në listë

Kujtojmë që pjesë e grupit Bajri, nuk janë vetëm këta dy sportistë. I arrestuar është edhe Astmer Bilali, ish-kampion boksi, i dyshuar si shënjestra e atentatit ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt, nëse bëhet fjalë për ndeshjet të kategorisë së parë, Superligës apo trukimi ka arritur edhe në nivel kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Arrestimi i trajnerit Grima, reagon FSHF: Besojmë tek pafajësia, presim verdiktin e drejtësisë

Pas arrestimit të trajnerit të kombëtares së futbollit për femra, Armir Grima, ka ardhur dhe reagimi nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në një njoftim për mediat, FSHF thekson se ky institucion është i prirur të besojë tek pafajësia e Grimës, dhe se është duke ndjekur me qetësi ecurinë e kësaj ngjarje. FSHF thekson se do të presë vendimin e drejtësisë për Grimën.

Reagimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 22/09/2018 18:09

    ja dhe plerate hyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit