POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Qeveria "hap dyert" për rusët. Nga Kina te Arabia Saudite, ja kush hyn pa vizë gjatë verës

Turistët miklojnë Shqipërinë me Rusinë.

Edhe pse në Shqipëri ka rreth një muaj që është ndezur një debat i ashpër politik mes shumicës dhe pakicës parlamentare, lidhur me mbështetjen e mundshme të Rusisë ndaj opozitës shqiptare, me financime për lobim që mund të kenë mbërritur deri në SHBA, kur vjen puna te interesat ekonomikë, duket se problemet politike harrohen.

Në fakt, sot qeveria shqiptare i ka vendosur edhe shtetasit rusë, mes shtetasve të tjerë që do të mund të hyjnë pa viza në vendin tonë.

Një vendim i tillë merret me synim për të thithur një numër sa më të lartë turistësh gjatë sezonit veror dhe jo vetëm.

Në vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave përcaktohet se “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “... Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Gjeorgji, Katar, Oman, Tajlandë, Kinë dhe Bahrejn, me dokumentin pasaportë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018.”.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

Komente

  • ardi: 28/03/2018 00:06

    po parimi i reciprocitetit?

    Përgjigju
  • Toni: 22/03/2018 05:15

    Po ngelin vajzat shqiptare ne der tashi , Po u prishin pun edhe prostitutave po plas konkorenc e madhe

    Përgjigju
  • Tofik: 22/03/2018 00:30

    Gje pozitive Me pelqen

    Përgjigju