Turizmi, Rama: Prioritar do të jetë hoteleria, s'do të ketë më asnjë leje për fshatra turistikë

Sektori i turizmit do orientohet drejt projekteve për të qenë konkurrues me fqinjët, duke i dhënë prioritet hotelerisë si modele të zhvillimit. Nga konferenca për turizmin Rama u paralajmëroi se nuk do jepet më asnjë leje për fshatra turistikë.

Asnjë leje për fshatra turistikë që kthehen në zona banimi, për ata që kanë lekë të blejnë një vilë dhe pastaj ta mbajnë mbyllur. Investimet janë të kombinuara dhe hoteleria është domosdoshmëria. Kemi vendosur që në rastin e dhënies së një leje zhvillimi për një resort, jo me fshat turistik do e fshijmë nga fjalori se është të hash sot atë që ke në frigorifer për gjithë muajin. Resortet do të jenë mikse, do të ketë hoteleri dhe akomodim në pjesën për vila individuale, por lejet do të zbardhen në dy faza, do bësh hotelin dhe pastaj lejen për vila. Historia që hapim themele i shesim në themel i marrim me këste dhe pastaj hoteli mbetet në letër, ngremë kantierin dhe ikim e pas lëmë mëhallë njerëzish që kanë lekë më shumë dhe e përdorin atë 15 ditë në vit, dhe ajo pasuri mbetet e vdekur është histori që duhet të marrë fund. Kështu që as mos e merrni mundimin të vini me albume fshatrash turistike bazuar të shitja e metrave katrorë dhe të pashë dhe ika. Duam projekte që i përgjigjen ambicjes sonë për një turizëm të qendrueshëm.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari: 27/11/2018 14:50

    Vec Berisha din me ba turizem. Tan jeni kota malokeri evgjiteri

    Përgjigju
  • redi: 27/11/2018 14:19

    Zoti Rama jetojme jashte ,dhe dim si arrihet suksesi ne turizem , ku kryesoret jane infrastruktura , akomodimi cilesor , guzhina vendase e mbeshtetur ne gatimin tradicional ,dhe mbi te gjitha pregatitja e stafeve te sherbimit , ku nuk mjaftohet thjesht me smile , por komunikim perfekt dhe ta besh tyrustin qe te kthehet oerseri ne vendin tone . Shqiperia ka te gjitha llojet w turizmit ( detar malir dhe historik kulturor) , natyre erfekte , dhe mbi te gjitha deshmi te historise, sic jane keshtjelkat e shumta dhe qytetet historike , sa per fshatrat turistik, ata ishin forma me kriminale e shkaterrimit te bregdetit , qe ishin thjesht ndertues shites banesash. Uroj qe bllokimi i tyre ,dhe lehtesimi i lejeve per hotele cilesor do ndryshoj situaten per te mire ne sektorin e turizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën